Voal.ch – Pas arrestimeve dje në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë të Hysni Gucatit, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe zëvendësit Nasim Haradinaj, ka reaguar në rrjetin social me një status nga SHBA Uk Lushi duke pretenduar se “EULEX është sjellë si forcat serbo-jugosllave”.
Uk Lushi bashkë me EULEX apostrofon edhe “forcat e jashtme”, kur dihet se në Kosovë si “forcë e jashtme” është vetëm KFOR-i, dmth NATO, që mbron sovranitetin territorial të Kosovës!
Sipas Uk Lushit populli i Kosovës të ngrihet kundër atyre që i çliruan! Diçka që nuk ka gjasa të ndodhë !
Ja si shkruan tekstualisht në rrjetin social:
“Nëse Eulex dhe forcat e jashtme sillen si okupatore, populli i Kosovës mund të detyrohet të veprojë.
Presidenti Hashim Thaçi ka gabuar që ka vazhduar mandatin e Eulexit.
Udhëheqësit e Kosovës, Thaçi, Hoti dhe Osmani, bashkë me Kuvendin, e kanë detyrë shtetërore të mbrojnë shtetasit e Kosovës kur arrestohen arbitrarisht dhe pa praninë e forcave vendase.
Nëse liderët e Kosovës nuk reagojnë për mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit qytetar të shtetasve duhet konsideruar rrëzimi i tyre.
Eulex sot është sjellë si forcat serbo-jugosllave në kohën e pushtimit, me spektakël të turpshëm dhe me përdorim të dhunës ekcesive.”

Komentet