Kurrfarë fame s’ka ky Uilli
Vështirë ta njohë njeri
Sa herë hapin hedh si i kalamendur nëpër rrugë
Me vete flet; po këto lëvizje bëj unë
Po këto lëvizje çdo ditë
Vetmia është deserti në kokën e tij
Zbrazëtia është bashkëshortja në shtratin e ftohtë
Në çdo përpjekje dhimbja i bën shoqëri
Unë ndjek, thotë ai
Liderin që prin
Qaj, s’kam ç’bëj tjetër, ndoshta vdes nesër
Shpirtin e kam në çdo shpirt të praverave që vijnë
Kthejini sytë nga unë për të parë më mirë
Jam këngëtar në çdo këngë të fëmijëve
Njerëzit i thërrasin; xhaxho, hej, ose, ç’kemi?
Dhe i thonë; shijoje këtë ditë se ndoshta s’ke tjetër
Dhe presin t’iu kthejë Uilli një përgjigje
Une jetoj, thotë ai
Në lojërat e fëmijëve
Ju shpesh me vini në ëndërra, jeni popull i ëndërrave të mia
Përpiqeni mëngjesin të ma bëni më të lehtë
Por mua më ndjek e qeshura qarja, vetmia
Nëse është verë, ajo më kthehet në thëllim
Më prisni, ktheni sytë nga unë
Shpirti im është mjegulla që hap detin
Mos m’i hiqni sytë, pyesni për mua
Unë jam rreziku i gjethes në vjeshtë
Kur dielli lind
Unë jam koha e tij
Kur fëmijët këndojnë
Unë jam rima
Komentet