Në dy bashkëbisedime me përfaqësues të organizatave mjedisore shqiptare AOS dhe PPNEA me temën Laguna e Nartës Zonë e Mbrojtur e Natyrës, UGSHPD ka mundur t’i paraprijë njohjes dhe ndërgjegjësimit të publikut me këtë çështje. Sot në kryeqytetin shqiptar, ora 10:00 në Hotel Tirana Internacional me veprimtarë të mjedisit dhe shoqërisë civile drejtojnë një konferencë shtypi rreth: njohjes së Konventës së Bernës ku organizatat e shoqërisë civile kombëtare dhe bashkësia ndërkombëtare t’i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare për të respektuar vendimin e Konventës së Bernës për pezullimin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.
Konventa e Bernës për Ruajtjen e Jetës së Egër në Evropë kërkoi zyrtarisht ndërprerjen e menjëhershme të aktiviteteve të ndërtimit për aeroportin ndërkombëtar që ndodhet pranë Lagunës së Nartës, pjesë e ekosistemit Vjosë-Nartë vendi i përtëritjes së mijëra shpendëve shtegtarë që udhëtojnë midis Evropës dhe Afrikës çdo vit.
Ky ndërgjegjësim zhvillohet paralelisht me një takim të rëndësishëm për rajonin ku Tirana pret: Ministerialine Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Rëndësia e këtij të dytit, mes ministrave do të shqyrtojë çështje si menaxhimi i integruar i kufijve, bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe partneriteti për krimin kibernetiknë Ballkanin Perëndimor.
Përderisa krimi është kryefjala e sotme mes ndërkombëtarëve, është rasti më i mirë që masakra mjedisore në një zonë të mbrojtur natyrore siç është Laguna e Nartës konsiderohet si një krim mbi natyrën me pasoja të parikthyeshme të jetës së gjallesës.
Shkuar pas në kohë partnerët evropianë të mbështetur mbi marrëveshje, konkluzione të shtrira më herët si 14 vite më parë me kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, paraqitur më 28 prill 2009, ky fakt tregon se Shqipëria për mjedisin ka ngecur në vend dhe ka përkeqësuar mjedisin me ndikimin e politikave të gabuara.
MOCIONI PËR NJË REZOLUTË TË PARLAMENTIT EVROPIAN mbi Raportin e Komisionit për Shqipërinë 2022 (2022/2199(INI)) Parlamenti Evropian, – duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, të njërës pjesë, dhe Republikës së Shqipërisë, të pjesës tjetër[1], – duke pasur parasysh konkluzionet e Këshillit Evropian të 19 dhe 20 qershorit 2003 dhe Axhendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor, – duke pasur parasysh kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, paraqitur më 28 prill 2009, – duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 9 nëntorit 2010 me titull ‘Opinion i Komisionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian’
83. I kërkon Qeverisë Shqiptare të ndalë projektet që rrezikojnë të shkelin normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës dhe të ndalojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura;
Ky theksim i fundit në 12 korrik, 2023 duhet marrë menjëherë në vemendje pasi shkel rëndë parimet e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri, fqinjët në rajon dhe më gjerë me jetën e jetës së gjallesës në planet.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)