Kur i sheh të qëndrojnë kaq pranë Akademinë e Shkencave, Qendrën Kërkimore Albanologjike dhe Kryeministrinë si institucione menjëherë lajmi i bukur duket se të ndjek shpjegon artisti LD-Ny24 kur dëgjon një lajm propagande posaçërisht frymëzues për ndjenjën atdhetare dhe fushatën e zgjedhjeve. Duke pritur informacionin dhe se kur pritet një e re për lashtësinë kulturore dhe se sa rëndësi ka fakti në vetvete, zhgënjimi gjithnjë vjen nga klasi i ulët i servirjes së lajmit. Në pak rreshta në vend që të mësojmë se në Babunjë të Lushnjës është zbuluar statuja apo gdhendja e “një kalorësi me kalë” që daton 520 vite para Krishtit, je i detyruar të përcjellësh mesazhet politike të qeverisë dhe aleatëve të përjetshëm, të lashtë në kolltuk edhe pse sistemet ndërrohen.
Kështu Rama dhe Gjinushi e mirë njohin njëri-tjetrin me atë që qeveria investon, por nga ana tjetër zbulimi paraprak në fillimin e fushatës i shërben kryeministrit për të marrë vëmendjen përpos telasheve që i janë hapur me drejtësinë që ndjek zyrtarë të lartë të administratës për korrupsion. E si për të mos munguar elozhet e ndërsjella në rrafshet akademike dhe artistike mes Gjinushit dhe Ramës, kulmi arrin sipas lajmit në ATSH kur një restaurator (pa emër) arrin të tregojë se :-“Një gjetje e fundit është në Babunjë të Lushnjës dhe kjo gjetje pritet të ekspozohet së shpejti. Një kalorës me kalë, që daton në vitin 520, pra 400 vjet para Krishtit, shumë i rëndësishëm në llojin e vet. Kemi edhe një kalorës tjetër që është në muzeun e Olimpias, që tregon një sportist nga Epidamni që ka fituar Lojërat e 66-ta Olimpike, në vitin 566 para Krishtit. Dhe sot, ka një memorial në Olimpia, kushtuar sportistit nga Durrësi”.
Theksimi “spontan” i sportistit nga Durrësi dhe emri i Ramës në listën e Durrësit për deputet, tregojnë shumë. Ndaj skica e thjeshtë kishte nevojë të sillej në një shkallë më lart materializimi ngjyrash pasi një sportist i stolit dhe mediokër i artit dhe shijes urbane, ka në dorë edhe menaxhimin e thesareve të kulturës dhe arkeologjisë Shqiptare, të cilat kulmojnë dhe zbulohen sa herë që zgjedhjet afrojnë.
27 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)