E ka hapur ose jo Olsi Rama zarfin që mori nga SPAK një ditë më parë, kjo deri sa të bëhet me dije për mediat sikurse edhe ai pohoi përpara gazetarëve pasi doli nga SPAK është një lajm që fillon ta humbasë ndjekshmërinë. Disa mund të jenë arësyet veç sensacionit për kohën e rekord (5-6 min), që ju desh vëllait të kryeministrit të thirrej në SPAK dhe u pajis me një zarf, përmbajtja e të cilit mbetet “mister” edhe pas më shumë se 24 orëve.
A ishte një “pitstop” për të freskuar gomat e “automjetit”?!
Këtë përshtypje të lë ndalesa me kohë më të shkurtër e deritanishme e një personi apo zyrtari në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit të thirrur mbi një çështje apo dosje në proces.
Sipas ATSH veç lajmit të paraqitjes së Olsi Ramës u dha më pas vetëm një qendrim i kryeministrit ku kuptohet se është lënë në harresë me qëllim deri tani e kundërpërgjigjes së Gazment Bardhit për këtë çështje, pikërisht për të ulur interesimin e opinionit. Megjithëse disa media që mundohen t’i shpëtojnë ndikimit të censurës së pushtetit të cilat janë përpjekur ta rifreskojnë ngjarjen ndërsa mediat në krah të pushtetit e kanë anashkaluar. Por për sa kohë gazetaria investigative në përgjithësi me forcat e pakta të saj dhe shpesh herë të kërcënuara nga mjetet e presionit të qeverisë përpiqet të mbledhë informacione dhe shpjegime të reja, një operacion i ri i policisë i befasoi zhvillimet e ditës së Shtunë 29 Qershor me lajmin e arrestimmit të shtetasit 50 vjeçar A.A njëri nga vëllezërit e njohur të Bandës së Shijakut, person të cilit i ishte lëshuar urdhër arresti që në muajin Maj 2024. Vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla me një njoftim në rrjetet sociale përcolli mesazhin se: “…arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë… Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”.
Por pa shkuar në hamendësi dhe pasaktësi mbi ngjarjen, kanë rënë në sy shkëmbimet e qendrimeve të ashpra mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Bardhi.
Nga sa në njërën anë Rama ka një gjendje të sikletshme kur shprehet me ironi, fjalor dhe gjuhë të ngjyrosur në qendrimin e tij, Bardhi për t’ju kundërpërgjigjur sqaron se dosja e varrosur në vitin 2018 (355 / 1- 2016), mban numurin 88 dhe e këshillon të ndërrojë strategji. Në qoftë se zarfi mister i një dite më parë dhe ende i panjohur përmban njohjen me rifreskimin e çështjes atëherë këshilla për të ndryshuar strategji është për t’u konsideruar.
Në kuptimin e shpejtësisë për SPAK dhe strategjisë që sugjeron Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Bardhi në shkëmbimin me Kryeministrin Rama megjithëse politika dhe drejtësia janë institucione të pavarura në në shtet demokratik ndjeshmëritë shpesh afrohen në kufij të ngushtë kur palët argumentojnë. Si ironia po ashtu edhe mungesa e transparencës nuk ndihmojnë median madje krijojnë një boshllëk në informimin e publikut.
Për ta kapërcyer këtë situatë ndoshta me shprehjen e gazetarisë sportive të Formula One, një pitstop në SPAK vetëm për 5-6 minuta të bën të kuptosh se i gjithë opinioni publik është shumë i interesuari në drejtësinë dhe në pritshmërinë e rritjes së shpejtësisë për trajtimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit mes të cilave zë vend edhe dosja “Xibraka”.
27 Qershor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)