Nuk ke se nga ta kapësh Veliajn me “shkathtësinë” që paraqet edhe në ditët më të vështira të karrierës së tij politike dhe administrative në një kohë kur i janë bërë të ditur nga BKH disa karakteristika që e s’kualifikojnë kryebashkiakun si drejtues në ditët e ardhshme me korrupsionin aktiv/pasiv, pastrimin e veprave penale dhe deklarimi i rremë i pasurive*.
Kjo është korniza e korrupsionit për Veliajn që ende nuk e ka kuptuar qytetarinë e dorëheqjes, korrupsion dhe jo performancë për punët e qytetit me gati 1 milion banorë.
Bëma më e fundit e Veliajt e cila shpërtheu pas 18 muajsh kundrështije me rivalin për kryetarin e Bashkisë Tiranë Belind Këlliçi ( kandidat i Bashkë Fitojmë), del si një ide origjinale ose përshtatje me kushtet e mirëqeverisjes vendore.
Në qoftë se nuk quhet vjedhje e ideve, e projektit apo qoftë edhe plagjarizëm nga ana e Velisë, ky i fundit jo vetëm që i fshihet realitetit, por hipën në autobusin më të parë të linjës me një grup figurantësh të moshuar të cilëve me sa duket ua ka dhënë kartat e abonesë me favorin e vetëm të mos pritjes në rradhën ditore të sporteleve të shërbimeve “të shpejta” të bashkisë.
Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, ideja e Këllëçit u quajt si gënjeshtra e 1 Prillit nga stafi elektoral i kryebashkiakut dhe i vetë Veliajt, sepse drejtorët e ndryshëm njihnin se si rridhnin paratë për të financuar projektet dhe zbatuar skemën e vjeljes së votës.
Faktet e kandidatit Bashkë Fitojmë ishin:
– Bashkia Tiranë ka 430 milionë € për inceneratorë fantazmë, dhe nuk ka mundësi që 6.8% të buxhetit ta investojë për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë.
– Rreth 200 mijë qytetarë ( pensionistë, për studentë, për familjet në nevojë) si edhe ata që marrin dy linja urbane për të shkuar në punë, shkolla, spitale e që paguajnë 800 lekë një rrugë dhe 800 lekë rrugën e kthimit, 1600 lekë në ditë për të marrë një rrogë 400 mijë lekë në muaj apo për t’ia hequr pensionit dhe të ardhurave që sigurojnë nga mbështetja e fëmijëve në emigracion.
-Pra një kosto që në fund të muajit shkon 10 deri në 15% e vlerës së biletës së autobusit.
Nga kjo renditje kjo e fundit motivon bukur lidhjen e grabitjes së ideve ( piketat elektorale Bashkë Fitojmë) me korrupsionin dhe grupet e interesit që Veliaj dhe Rilindja i përkthejnë në vota sa herë që janë zgjedhjet.
Pra megjithëse “nuk e shohin” në sy njëri-tjetrin Rama dhe Veliaj kanë qëllim të përbashkët me njëri-tjetrin, pushtet përmes korrupsionit. Veç shqiptarëve që largohen, pensionistët mbeten grupi i interesit më i mos përfillur për sa i përket dinjitetit. Varfëria i bën ata të presin thërrimet e bonusit të pensioneve nga kryeministri, apo të pranojnë edhe abonenë falas të bashkisë edhe përse për plehrat që nuk shkojnë për tek inceneratori për t’u përpunuar, të gjithë bashkë paguajnë 80 mijë € në ditë.
Hareja dhe hipja e Veliajt sot në autobusin e linjës më të parë për të reklamuar “rehabilitimin politiko-administrativ” ishte qesharake. Me çfarë cilësie rrëshqitjesh ai gjen mundësi dhe fshihet kur përballet me akuzat që i ka paraqitur drejtësia së fundmi dhe hop shfaqet në krye të detyrës edhe në fundjavë. Në thelb ky është një sinjal për Ramën se puna me pensionistët për votën po shpërblehet deri në zgjedhje dhe bashkë me shtresat në nevojë apo studentë këto numërohen si 200 mijë vota.
Hipja në autobusin e linjës më të parë e Veliajt dhe ajo buzëqeshje ishte pjesë e asaj ane qesharake se për çfarë i duhet aboneja pensionistëve kur Tirana të vdes me bllokimin me orë të tëra në trafikun qytetas. E ndërsa kjo është pjesë e problemit të madh është që ky kryebashkiak ka krijuar me lejet e ndërtimit, rrugët e ngushta në projektet e pushtetit vendor, frymëzuesi dhe largpamësi Rama u shfaq në fund vit në Unazën e Tiranës me premtimet e zgjedhjeve që vijnë.
E përse do ti duhet aboneja pensionistëve kur deri tani ju mohua.
Të shëtisin unazën dhe të vështrojnë mrekullitë?
Apo të kthehen në guida turistësh tani që Tirana pushtohet nga miliona vizitorë ditorë, tani që janë edhe në moshë të thyer.
E për se ju duhet aboneja kur zemra dhe xhepi i pensionistëve është i zbrazët. I zbrazët nga vetmia, por edhe të fyer sepse nuk janë gjyshërit dhe gjyshet e Velisë.
Janë prindër dhe gjyshe dhe gjyshër të Shqipërisë së shpopulluar, të shqiptarëve emigrantë, janë gjyshërit dhe gjyshet që nuk i zbresin e hipin dot shkallët për të blerë ushqime, për të rimbushur ilaçet apo për të kyçur pompën kur vjen racioni ditor i ujit. Ata/ato janë gjyshërit dhe gjyshet që për një abone po e vuajnë dimër verë motin duke humbur orë të tëra në sportelin që ndan abonenë “falas”. Presin lëmoshën e të Bashkisë dhe Qeverisë duke e këmbyer largqoftë nesër me dinjitetin e votës.
____________________
* SPAK me 26 Dhjetor, 2024
1- “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
3- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4- “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
3 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)