Kur përditshmëria e problemeve të kryeqytetit është më se e ngarkuar dhe në një kohë kur Kryetari i Bashkisë Tiranë u pa për herë të fundit në linjën e autobusit urban duke propaganduar abonetë falas për pensionistët, territori i Erion Velisë për të bërë dendur lajme është kufizuar. Ai më 2025, që pas furtunës me SPAK-un* më 26 Dhjetor, 2024 në një kohë kur pritet të bëhet krye lajm për dorëheqjen apo për një tjetër thirrje për të treguar përgjegjësitë dhe përmasën e korrupsionit, tregon se virtualisht ka forcë të publikojë “lajme frigoriferike”, jehona nga e shkuara e mediave evropiane që shkruanin për turizmin shqiptar. Duke u ndalur vetëm tek një titull i huazuar i gazetës “Ouest France” dhe i vendosur në Facebook e Instagram (aty ku Veliaj monitoron me klikime mbështetësit dhe kundërshtarët), “Perla e Fshehur e Ballkanit” dhe e shoqëruar me “Kryeqyteti ynë ka diçka për çdo zemër kurioze”, ky i fundit i botuar me hatër në ATSH vetëm për ekuilibrat politikë dhe influencën e pushtetit që Veliaj mendon se ende e ka në Tiranë ose i duhet Ramës, imazhi propagandistik shpërthen.
Në ilustrimet e publikuara së pari gjen të freskëta me pak orë diferencë Facebook-un dhe Instagramin e Veliajt me rreth 2000 klikime e komente, por ato nuk janë të mjaftueshme për 11 Majin në sytë e Ramës i cili e pranon shërbimin dhe mashtrimin. Por së dyti, kur Tirana ka me mijëra probleme të ngritura prej keq qeverisjes dhe korrupsionit, si ka mundësi që Veliaj të ketë kohë sot me 7 Janar të na japë lajmin e “Ouest France” të fundit të Dhjetorit të kaluar.
Parë me me imtësi propaganda e Rilindjes Socialiste dhe Imazhi janë pjesë e manisë për pushtet, megalomania*, çrregullim psikik të cilin sipas botimeve të “Ouest France” tituj të ngjashëm dhe komente promovuese për turizmin janë bërë në verën e 2023, 2024 dhe së fundi në Dhjetor.
Ajo që publiku duhet të kuptojë pavarësisht ndjekësve dhe komentuesve në rrjetet sociale të Velisë, është se imazhi dhe propaganda progresive punon me lajme frigoriferike sa herë që ju lipset sepse mediat i kanë të blera. Ato i bën të freskëta inteligjenca artificiale ku duke mbledhur grimca nga vitet e ndryshme të artikujve, Veliaj del me një status të ri, i cili shitet edhe në ATSH, për fat të keq.
Në qoftë se nuk ju bind ky fakt, ju mund ta monitoroni Veliajn në çdo dalje dhe status, “parafabrikatet e frazave” që nuk janë mendim kritik që del prej punës, janë thjesht plagjarizëm i mendimit të shumë “intelektualëve progresistë globalë” që prej vitesh drejtojnë politikën dhe administratën.
Sot 7 Janar, shërbimi vazhdon!
Për këtë Veliaj i duhet Ramës, por jo Tiranës.
_____________
*SPAK për Veliajn:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
* megalomania – dikush me një çrregullim psikologjik të quajtur megalomania, i cili karakterizohet nga një obsesion pas pushtetit dhe iluzionet e madhështisë
7 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)