Një vit i ri nisi jo me të papriturën e asaj që SPAK kishte rezervuar për Berishën. Me të filluar viti i ri 2025, gati 5 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit një titull në ATSH se: Apeli i GJKKO-së: Berisha, “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, nuk shpreh gjë tjetër veç se një kufji tregues për zgjedhjet 2025. Ai nënkupton dhe përcakton dëshirat e pushtetit për të kontrolluar lëvizjet dhe organizimin e opozitës që nisi me arrestimet gjatë vitit të kaluar, por mban të vshehur krisjen e madhe që ka ndodhur dhe luftën brenda Rilindjes Socialiste e cila është në shumë vështirësi si në përfaqësim ashtu edhe në kohën e shkurtër për të gjetur aleanca në partitë e vogla politike për shkak të thellimit të korrupsionit dhe krimit.
Krisja që shprehet me të njëtin term “LINÇIM”, u përdor në dy raste nga Veliaj në mbledhjen e këshillin bashkiak pas daljes nga SPAK me 26 Dhjetor dhe nga Rama në konferencën me gazetarët më 30 Dhjetor.
Ja si e parashtruan ata termin linçim.
Veliaj:-“Nesti Angoni nuk ekziston, të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil”.
Rama:-“linçimi publik i Kryetarit të Bashkë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”.
Megjithëse SPAK e kishte në inicialet NA (N/A)*, që në një formular ngjan me i/e pa aplikueshme, katër çështjet në nga Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin për Velinë:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Menjëherë pas kësaj një biletë dhe udhëtim (shpenzime të pa motivuara deri tani), nga ana e kryetarit të bashkisë për në SHBA kërkuan të mbyllnin surprizat e fundvitit duke lënë mes analistëve të medias dhe interesit publik shumë hamendje.
Kjo sepse Veliaj për 48 orë humbi nga fokusi i mediave dhe u kthye minutën e fundit, në Sheshin Skënderbej mes mijëra Festuesve, pikërisht në numërimin e sekondave të fundit të 2024 dhe u largua pas pak duke lënë mesazhin:-“Progresin e Tiranës sonë nuk e ndalon askush…ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë suksesi ka stërkëmbësha, por progresin e Tiranës nuk e ndalon askush”.
Kjo situatë ndodhi vetëm pak orë live pasi kryeministri Rama hipi dhe zbriti i vetmuar shkallët e sukseseve në selinë ekzekutive për ta dhënë ndryshe, por edhe ashtu siç është në të vërtetë egon e një mandati të katërt dhe spastrimin e rrugës nga kundërshtarët duke i mbuluar gjithnjë veprimet me datën 2030- Shqipëria në BE.
Pra pa hyrë 2025, Rama ju kujton shqiptarëve se do ta kenë mbi qafë edhe të paktën 5 vite të tjera!
E nëse Rama dhe Veliaj në luftën e tyre do të mbeten tërheqja e vemendjes për opozitën deri në zgjedhjet e Majit, protestat e opozitës duhen kordinuar me kalendarin e SPAK-ut, të paktën dy herë në muaj. Ose sa herë që pjekuria e opozitës merr terren, drejtësia do të lëshojë Veliajn dhe të ngjashmit me të për të treguar se vazhdon dhe vepron majtas.
Ndërgjegjësimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për vlerën e votës së tyre mbetet përparësia e gjithshkaje në qoftë se ata duan ta sjellin ndryshimin dhe ndarjen përfundimtare nga korrupsioni dhe krimi.
2024 u mbyll me surprizat e Rilindjes Socialiste, ku Erion Veliaj u tregua “burrë”, “e mbajti fjalën” dhe u kthye të numëronte sekondat e fundit të ndërrimit të viteve gjeti kohë nënshkroi 750 mijë € fonde këste të mbetura për muajin Tetor 2024 për shoqërinë koncesionare të landfillit të Sharrës, “Integrated Energy bv”.
E nëse këtë e konfirmon Thesari i Shtetit, Rama si kryeministër zbulon jetën e tij virtuale se si do të ishte në 1912 ose anasjelltas se si do ta sillte në jetë Ismail Qemalin në BE përmes oborrit të Rilindjes Socialiste.
Në këtë kuptim Rama dhe Veliaj janë bashkë me eksperimentin e progresistëve global në një vend të vogël si Shqipëria duke shtrydhur çdo qindarkë prej korrupsionit.
Popullsisë dhe opozitës i ka mbetur ose t’i binden regjimit, ose në këta pesë muaj të gjejnë edhe duke sakrifikuar rrugëzgjidhjen për ndryshim, bashkimin për fitore ndaj korrupsionit, krimit, censurës dhe propagandës për të mbrojtur demokracinë e nisur në 1990.
3 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)