Publiku shqiptar këto raste po i njeh mirë pasi media hyrjen e muajit shtator dhe zhvillimet politike të vendit i sheh dhe e komenton jo vetëm me një frymë sportive si të ishte kalendari futbollistik, por fokusohet enkas tek sukseset në një kohë kur kriza e gjithanshme e ka mbuluar vendin.
Sa për hipokritin ose dyfytyrësinë ato i ka veshur më mirë se kushdo, kryeministri Edvin Rama. Shembulli i tij më i fundit është marrëdhënia Nano-Rama mungesa thelbësore e ndjeshmërisë njerëzore për jetën në rastin e shtrimit në spital të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Ngjarja ka ndodhur tetë ditë më parë, kur më 24 Gush, Z. Fatos Nano është shtruar me urgjencë në një spital privat të kryeqytetit duke luftuar për jetën nga shenjat e bllokimit n ë rrugët e frymëmarrjes.
Heshtja dhe qetësia disa ditore janë zbatuar kuptueshëm për respektimin e individit, por një shtjellim i vrullshëm i opinioneve në rrjetet sociale pësoi një trajtim interesant. Kokëçarje për kreun njëherësh të PS dhe qeverisë në këtë stinë të trazuar.
Si reagoi Rama për Nanon?
Thjeshtë me një dekorim?!
Baza socialiste sigurisht po pret edhe më shumë kur i referohet vlerësimeve jo të largëta në kohë, kur për hedhjen nga e majta dhe pranimin si drejtues të ri të Ramës mes socialistëve shprehja e vetëvlerësimit;
“TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një intervistë televizive rrëfeu afrimin e tij në Partinë Socialiste… ‘Ishte Nano që i ra me shqelm derës së partisë dhe e hapi që të futesha unë’… (Top Story 9 Maj,2023”).
Por a ka vlerë medalja tani për Zotin Nano, gati 18 vite i shmangur nga veprimtaria politike dhe vetëm i përmendur për thithje të vëmendjes elektorale si lider i suksesshëm i PS nga ana e Ramës?
Një “publicitet” i tillë është ai tregues që në politikë përkthehet si një ka kapje e plotë e pushtetit, humbje e konkurrencës. Ndërsa në anën e raportit me njerëzoren shpreh shterimin emocional, humbjen ndjeshmërisë qytetare dhe njerëzore.
Pikërisht këtë sjellje që vihet re (të monitoruar), tetë ditë pas shtrimit me urgjencë në spital të Zotit Nano UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD), e sheh si një evidencë të re që shënon pikën më të ulët të zhvillimit në karrierën politike të kryeministrit të tanishëm të Republikës së Shqipërisë (lexojeni dhjet vjet në pushtet), Z. Rama.
Kush e mbështet këtë fakt?… mund të ishte e menjëhershme pyetja.
Përgjigja është, PUSHTETI dhe MEDIA.
Është media e kapur në përgjithësi dhe media e “pa angazhuar” në veçanti për të mos thënë se një pjesë e mirë e opinionistëve dhe analistëve “luftërat” në drejtimet majta apo të djathta të politikës i kanë parë (kryesisht si interesa dhe shërbime fitimprurëse deri në ngritjen e profileve të tyre dhe jo si të vërteta mbi zhvillimin objektiv të realitetit shqiptar) ngritjet e kulteve që për shkak të qeverisjeve të dobëta sot kanë përfunduar në “gangrenizimin” prej korrupsionit.
Vlen të theksohet gjithashtu se shoqëria shqiptare është sot edhe pak më gjakftohtë në politikë krahasuar me fillimet e tranzicionit drejt demokracisë. Qendrimi i qytetarëve në aspektin njerëzor ka provuar edhe raste kur mjaft nga politikanët shumëvjeçarë (me përjashtim figurave diktatoriale, krimineleve dhe zbatuesve ekzekutorë të luftës klasore), në parim u a ka ruajtur protagonizmin atyre vetëm atëherë kur këta persona kanë kërkuar ndjesë publike për krimet dhe gabimet e bëra, kanë ndërruar kurs apo janë larguar nga skena. Në këtë aspekt të tolerancës, gjesti njerëzor i shoqërisë shqiptare ka shprehur simpati për ata politikanë të karrierës që për shkaqe të moshës janë shmangur nga veprimtaria dhe janë mjaftuar duke sjellë ndoshta këshillën e përvojës dhe njëkohësisht në formacionet politike duke i uruar shëndet dhe të mira.
Por fatkeqësisht media këtë nuk e bën dhe ka preferuar të kundërtën.
Media i ka pëlqyer kundërvëniet duke ngritur pikëpyetjet se a do të shtrëngojnë ndonjëherë duart kundërshtarët?
I gjithë ky acarim është shmangia nga problemet kryesore të jetojnë shtetasit me të përditshmen ndërsa sjellja në kuvend ka ushqyer frymën e kundërvënies në vend të rrugës së dialogut për të zgjidhur dhe i dhënë drejtim çështjeve.
Shembulli më i fundit është rasti për të ritheksuar dhe kuptuar se çfarë roli luan media. Ajo është e kapur dhe është vënë në shërbim të qeverisë deri aty sa me dhjetëra herë përsëritet deri në varfëri, stampa, bajatoset në gazetari fraza dhe komunikimi qëllimisht imponohet kur thuhet se: “Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale” pamje, foto, etj. etj…
Dhe si kryeministri i njëjti format përdoret në ata.gov.al apo rtsh, me anëtarët e tjerë të kabinetit të tij të cilët janë të kudo ndodhur dhe në çdo objekt që shtrëngohen të formojnë dhe të krijojnë “atmosferën” e punës dhe përkushtimit si në turizëm, në infrastrukturë, rend dhe arsim. Gënjeshtra për të shuar korrupsionin. Fatkeqësisht, financë–ekonomia, shëndeti, mbrojtja, drejtësia, punët e jashtme janë zonat më të heshtuara, të infektuara nga skandalet dhe korrupsioni dhe nuk ka se çfarë të flitet ndaj reforma e vjeshtës pritet.
Por a ndodh kjo me bazën socialiste?
Për këtë edhe më pak mund të thuhet pasi në dhjetë vjet shumë është konsumuar dhe është parë që nga një individ, partia shtet, papërgjegjshmëria, shfaqjet propagandistike si edhe shumë më pak, timonieri i shtetit përsërit ritualin dhe shfaqjet me dorëzon medalje dhe e përsërit vetveten.
“TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot me rastin e ditëlindjes liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, duke theksuar se “ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta”… (Urim i 16 Shtatorit 2020)
Jo se ky fragment i 202o është shkëputur nga kuptimi i plotë i urimit. Këtu ka vlerë të theksohet përsëritja. Përsëritje që ndahet në rrjetet sociale.
Po çfarë ngeje kanë qytetarët që të “shurdhohen” vazhdueshëm nga altoparlantët e rtsh dhe atsh apo mediave pro qeveritare për të njëjtën temë.?
Servilizmi, përulja dhe paaftësia nuk e bën median që ta kthejnë kokën vetëm një vit më pas kur Z. Nano kishte 70-vjetorin apo dhe 18 vite të shkuara për të këqyrur arkivat, freskuar mendjen se në çfarë drejtimi po shkon Shqipëria.
Pra i njëjti format i kopjuar dhe i njëjti respekt i munguar.
Sa për sy e faqe apo sa për “show”, tek “ri-lindja” dhe tek “ri-konceptimi” dhe lideri i pa qarkullueshëm i PS, sot mes shqiptarëve gjen më shumë vend shprehja; “Vdis pa të të dua” , se sa lutja e tij pa shpirt.
Largimi me dëshirë dhe nga njëherë pa kthim në politikë i protagonistëve të viteve ’90-të i hapi rrugë mediokritetit dhe amatorizmit i cili për motivet e interesave dhe të përfitimeve përbën të dy anët e monedhës së tranzicionit.
Një pengesë e vështirë për demokracinë shqiptare.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)