Në mënyrën më tallëse Kryeministri Rama poston në ATSH “fluturimin elegant të flamingove” në Lagunën e Nartës.
A mund t’i besohet më propagandës së tij fyese për publikun dhe ambjentalistët vendas dhe ndërkombëtarë në një kohë kur brenda perimetrit 1 kilometërsh prej ku ai ka bërë “shkrepjen”, ndodhet toka e grabitur e zonës së mbrojtur e Lagunës së Nartës, betoni dhe asfalti i një aeroporti të pa aprovuar shkencërisht dhe shkatërrimtar për natyrën dhe biodiversitetin e Mesdheut dhe më gjerë, si dhe e treta largqoftë sikur nesër ky aeroport të presë fluturimet pasi protestat mjedisore dhe apeli ndërkombëtar të kenë dështuar; -“Kush do të jetë përgjegjës i katastrofës për humbjet njerëzore dhe materiale?”.
Deri tani, që prej tre viteve kur ky aeroport filloi të ndërtohej tinëzisht disa gjëra janë të qarta. Propaganda qeveritare të mbyt me selfi-et e natyrës dhe të bumit asfalt dhe beton sa herë që qeveritarët i hipin mjeteve fluturuese dhe shkojnë për vizita pune drejt vendeve të BE.
A mund t’i besohet kësaj qeverisje me qëndrimet, kur ajo zotohet se në pranverën 2025 do fillojnë fluturimet ndërkombëtare prej Aeroportit të Vlorës?
Do të jemi përsëri vetë dëshmitarë në qoftë se nuk nxjerrim sot përgjegjësitë. Ky aeroport do të presë shiritin në kulmin e fushatës zgjedhore të vitit 2025 duke projektuar Shqipërinë e 2030-ës me një qeverisje të korruptuar thellësisht drejt Evropës.
5 Shkurt, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)