Janë njëherësh brenda javës së parë të Nëntorit tre pamje të ndryshme të Shqipërisë të cilat mund të përcillen vetëm me penelatat e qeverisjes së kryeministri Rama në tablonë egoiste Evropiane. Nuk janë më surpriza për personalitetet shtetërore që priten në zyrën e tij, njohja me punimet artistike dhe shumëllojshmëria e bojërave sepse, skicë idetë e Ramës si piktor po dalin hapur në çdo pjesë të territorit të vendit. Nga takimet jashtë shtetit në BE flitet për suksese shqiptare edhe përse ai dhe qeveria dynden për t’i marrë votën diasporës kudo që ndodhet.
Mbetet një pyetje qoftë nga gazetarë apo edhe shtetarë të BE-së kur zhvillojnë këto takime për t’i bërë Ramës?
Çfarë po ndodh me dy portet Durrësit dhe Shëngjinit ndërkohë që juve jeni në Budapest?
Rama do të përgjigjet përmes propagandës se ai po mendon për samitin e ardhshëm se: –“vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.”
Por në të vërtetë janë tri ekspozita në bojëra uji (aquarell) ajo lidhje e përbashkët e ideve të piktorit-kryeministër i cili nuk e fsheh më ambicien novatore për BE-në. Që nga Budapesti, buzë lumit Danub hidhen penelatat e suksesit shqiptar drejt Evropës duke harruar çdo ditë krizash që po prodhon korrupsioni dhe keq qeverisja, por ama edhe nga Shëngjini dhe Durrësi dy portet në Adriatik që i bashkohen furçeve të kryeministrit e shpien në tre numrin e ekspozitave në të cilat autorit Rama do t’i duhet të jetë prezent në të njëjtën kohë.
Durrësi pas 12 ditësh bllokimi për përpunim dhe masa sigurie ka sjellë ekspozitën toksike të “Rikthimi i 102 Kontejnerëve”. Ekspozitë toksike nën sekuestro dhe në pritje për analiza të hollësishme ku përgjegjësit e qeverisë, ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve përkatëse dhe Autoritetit Portual, që nuk marrin asnjë përgjegjësi për problematikën mjedisore ndërkombëtare të krijuar. Të gjithë heshtin ose shtynë mediat me frazën standarde “mbetje të dyshuara të rrezikshme”.
Shëngjini po kështu vazhdoi me hapjen e ekspozitës së dytë mbi emigrantët e paligjshëm jashtë BE-së. Mbërriti grupi i dytë me 8 persona që do të popullojnë mjediset e qendrës pritëse në Gjadër deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit për një afat 28 ditor. Një proces që filloi dhe pritet nga drejtësia të vendosë më tej për ecurinë e tij.
Por më e rëndësishmja në këto tre ekspozita të kryeministrit-piktor është se media, interesi i publikut dhe shpesh herë protestat janë shtuar dhe mbeten të interesuara, por heshtja e institucioneve dhe vonesat e shpjegimeve dhe transparenca mungon. Duhet kujtuar se që nga fillimet Rama i quajti vëzhgimet “telenovela”, ish drejtori i Autoritetit Portual Pirro Vëngu sot ministër i Mbrojtjes është shprehur se nuk flet më për detyrat e së shkuarës tani që është anëtar i kabinetit duke i mbetur shterimit të çështjes që ZV/kryeministrja Balluku i ka bërë çështjes.
Fakti përtej dyshimit është se fjala e hershme e Ramës po del dhe kjo telenovelë toksike sillet rreth këtyre personazheve për të, por që për publikun janë qeveritarë që administrojnë buxhetin e shtetit dhe paratë publike.
6 Nëntor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)