Për disa herë rresht VOAL.ch, portali më i madh informues i shqiptarëve në diasporë e website kryesor ku Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës publikojnë reagimet e qëndrimet e tyre mbi aktualitetin në Shqipëri, është goditur nga sulmet kibernetike.
Fundjavës së kaluar e përgjatë ditëve në vazhdim, sipas analizës së bërë nga eskpertët e IT, që ende po punojnë për mbrojtjen e tij e rikthimin në normalitet, është konfirmuar se VOAL.ch u godit nga sulme vektorësh hacker duke dëmtuar arkitekturën e platformës mbështetëse të këtij web site.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesonistë të Diasporës shpreh shqetësimin se çfarë ka ndodhur me portalin e tyre e me sektorin e informimit publik në Shqipëri, është pjesë e një strategjie politike për të asgjesuar fjalën e lirë, punën profesioniste e misionin kryesor të gazetarit, të vërtetën.
Me një kontribut shumëvjecarë në përcjelljen e ngjarjeve dhe analizave politike, historike e kulturore, VOAL është një pikë referimi kontribuese për shqiptarët në diasporë e urë lidhëse për një komunikim sa më profesional e të vërtetë mbi aktualitetin shqiptar.
Prej tre vitesh VOAL, është dhe platforma kryesore ku UGSHPD publikon qëndrimet kritike mbi ngjarjet politike në Shqipëri me apelin e vazhdueshëm pêr një media të pavaruar e të pakontrolluar nga pushteti.
Skandalet e qeverisë shqiptare, përpjekjet e metodat e saj për të asgjesuar opozitarizmin, median e pavaruar dhe disaporën kanë qënë në fokusin e reagimeve të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionsitë të Diasporës e të portalit VOAL.ch i cili ka qenë i pari që ka përcjellë sitatuën e rëndë e të paprecedent me simbolin e diasporës shqiptarë, Shoqatën Vatra.
Mbrojtja e mendimit të lirë, fjalës së lirë, të vërtetës pa kompromis, ka qënë dhe mbetet guri themeltar i këtij portali.
Nuk ka një shoqëri të lirë pa një mendim e media të lirë.