Një frazë e dallueshme e bëri Kryeministrin Rama të zbulonte veten si qendra e vëmendjes, krah uljes poshtë e më poshtë me argumentin se shqiptarët kanë mendësinë se janë “kërthiza e botës”. Çdo komb që e vlerëson veten pra të kuptojmë këtu vetëmburrja dhe kulti i individit, ishte ajo që gjatë 90 minutave në Kuvendin e Shqipërisë kryeministri nxorri togëfjalëshin e “Skakierës Gjeopolitike”. Shumë lajme dhe analiza u morën me problematikën e fjalimit duke e ngritur apo e ulur atë rreth mënyrës së tyre se si kjo dalje e munguar në publik, si ishte korrnizuar ky fjalim dhe sa ngjyrime i dha Kuvendit të mbledhur mbi Rezolutën e Kosovës.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), e sheh këtë dalje në Kuvendin e Shqipërisë si një moment me rëndësi ku dialogu dhe transparenca kanë degraduar dhe se fakti është që një 90 minutësh kthehet fund e krye si një sinjal i dhunës verbale për të pranishmit dhe publikun. Një imponim 90 minutësh pasi deputetët ishin mbledhur aty për kombin, për Kosovën dhe jo për të dëgjuar justifikime pa fund. Aty u thanë dhjetëra detaje se si AI (jo akronimi i Inteligjencës Artificiale), por Kryeministri i Shqipërisë përpiqet dhe shqiptarët apo dhe mbarë hapësira shqiptare nuk arrijnë ta kuptojnë “liderin global” që lufton për paqen me përçarjen që po i bën popullit të vet. Por le të mbetemi tek “SKAKIERA GJEOPOLITIKE”, Fraza “pikante” dhe ndoshta lentja për ta parë qartë lojtarin diplomatik Rama, me gurë të bardhë apo të zi i përfaqësuar, kjo pak rëndësi ka. I rëndësishëm në këtë rast ishte mendimi dhe rradha e lëvizjes.
E ndërsa në Lojën e Shahut mund të mendohet për 30 minuta, ku parashikohen lëvizjet dhe me strategji synohet fitorja, Ramës ju deshën 18 ditë.
Përse ky shpërthim pas kësaj vonese?
Është përsëri tërheqja e vëmendjes ashtu sikurse dhe më poshtë një shtjellim i plotë ku nuk i gjen fjalët Kosovë dhe shqiptar dhe kjo në një seancë kur pritet të votohet një rezolutë.
“Ju, ose do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, e cila nuk i drejtohet planetit, e cila nuk niset nga prezumimi që ne jemi kërthiza e botës dhe gjitha bota duhet të lexojë rezolutën e Kuvendit tonë, por i drejtohet njerëzve, i drejtohet institucioneve tona, këtej dhe andej kufirit. Ose, pastaj ato rezolutat tuaja, mund t’i votoni në asambletë e shtatë partive tuaja dhe pastaj kur të gjeni vulën, mund edhe të vulosni atë që do bini dakord dhe duke bërtitur nga shtatë penxheret, “poshtë tradhtarët e kombit, vdekje vëllait të Vuçiçit”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës, gjatë mocionit me debat në Kuvend. (sipas ATSH-së).
Përse flisni “andej dhe këndej bjeshkëve”, kur dihet se kemi dy shtete shqiptare dhe kufij në të cilat jeton një komb.
“Ballkani i Hapur” ka rënë Zoti Kryeministër, “Skakiera Gjeopolitike”, duhet t’ju kërkojë një diplomaci ndryshe për mbarë hapësirën shqiptare. Dhuna verbale 90-të minutëshe e ushtruar, e humbi kuptimin pasi ishit juve vetë që u larguat dhe nuk e votuat rezolutën. E sa për 90-të minutëshin, më 12 Tetor, Shqipëria kishte edhe në fushën e blertë një tjetër përgjigje për ju. Ajo i dha shqiptarëve një emocion sportiv, një dashuri unike për të thirrur për kombin, atë që juve si spektator e keni ndier dhe e keni përjetuar për ta kuptuar më thellë, se kur shqiptarët janë bashkë mund t’i gëzojnë dhe shijojnë fitoret.
13 Tetor, 2023