Natyra dhe “Adriatic Fay Way” vs Investitorit Strategjik dhe”Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”
Shtetas shqiptarë mbroni natyrën!
Përpiquni edhe pak më shumë që ta kuptoni thellë propagandën e qeverisë për zhvillim infrastrukturor dhe turistik si një agresion real që po e shkatërron peizazhin dhe burimet natyrore të vendit. Mos njohja e së vërtetës dhe çiltërsia (lexojeni transparenca), në komunikim janë kthyer në rrezik për rrugën e demokracisë në Shqipëri.
Si asnjëherë për fat të keq dhe jo nga varfëria dhe injoranca, por pikërisht nga dijet e thella për të përfituar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore kjo qeveri po zbaton një plan ekonomik i cili në fasadë ka shpallur reklamën e bujshme për thithje investimesh dhe “atraksioni” turistik ndërsa në brendësi shpërngulje të çdo popullate të gjallesës. As shqiptari që kërkon të investojë punën në pronën e tij dhe as bashkatdhetari që i largohet vendlindjes për të siguruar një jetë më të mirë dhe të ardhura bazë për familjen nuk ka më shumë vlerë se sa INVESTITORI STRATEGJIK.
Sot Shqipëria ju duket vërtetë si kantier ndërtimi, por deri sa thellë mund të abuzohet pa i “sosur” durimi popullit të varfër. Nuk po rreshtojmë lisën e pakënaqësisë pasi secili nga ne e di se ku i dhemb, por të ushqehesh me gënjeshtra dhe mashtrim, ky fat do ta përkeqësojë Shqipërinë në rrugën që po merr.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) në mbështetje të ruajtjes dhe mbrojtjes së burimeve të natyrës së vendit po gjen bashkëpunim me organizatat mjedisore brenda dhe jashtë vendit për të ndjekur problematikën e shumtë. Përmes nisjes së rrugës së bashkëbisedimit me specialistë dhe profesionistë të fushës synohet njohja dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik. Dhe kjo ndodh sepse pushtetarët dhe politikanët heshtin, ligjvënësit ngecin, ndërsa segmente të preferuara mediatike pro qeveritare janë kthyer në pilotë kamikazë për ta shfarosur nga gjallesa natyrën në Lagunën e Nartës.
Me vëmendje kemi shpesh herë plastikën e lëvizjes së qeveritarëve kur ndodhen në një kantier punë. Kapele të forta mbi krye, këpucë e çizme, jelekë të ndritshëm dhe syza mbrojtëse për të pështjellë kushtet e sigurisë teknike, por më të ndritshme po bëhen grupet-tv që shtynë propagandën. Pak ditë më parë një lajm i shkurtër në Klan-tv mbuloi temën;
“Aeroporti i Vlorës mbyllet pjesa më e vështirë e punimeve”.
Ndiqeni ashtu sikurse edhe diaspora i sheh përmes Youtube-s për të faktuar vërtetësinë. Grupi realizues tregon me plot vërtetësi mjedisin ku ndodhet, ritmin e punimeve dhe qëllimin final ngritjen e Kullës së Vrojtimit dhe asfalto-betonin e pistës 3.2 km. Në 120 sek. Ky lajm e kryen funksionin e deformuar propagandistik që në titull.
Nuk është “Aeroporti i Vlorës”, por është një pistë me borxhe (koncesionesh), 130 milion euro që po shkatërron gjallesën në Lagunën e Nartës, një zonë të mbrojtur të natyrës me rëndësi për biodiversitetin e planetit.
Ky nënvizim vjen nga ne i ashpër si qendrim pasi vetë problemi me të drejtën e informimit të publikut nuk shtrohet qartë. Njerëzit mbeten në turbullirën mediatike dhe janë ende të pa ndërgjegjësuar me masakrën që po i ndodh gradualisht vijës bregdetare shqiptare. E ndiqni lajmin në Klan-tv sipas këtij linku (https://youtu.be/yZQdAdaYHnM?si=GPaW32c8FSZyk8gf ), dhe aty veç propagandës në dobi të investitorëve strategjikë nuk do t’i dëgjoni as edhe njëherë të vetme fjalët, Nartë, banorë, lagunë, shpend, fole, bregdet, duna, peshq, ujë, diell, kripore, ujë i pijshëm, energji, ishull i Zvërnecit. Nga gazetaria e drejtpeshuar shqiptare këto fjalë dhe terminologji e nevojshme për ta sqaruar përmbajtjen e problemit thuajse sot mjerisht mungojnë. Pra edhe 1.7 milionë ndjekës përmes medias sociale informohen në këtë mënyrë, shkurt dhe vetëm në dy minuta. Tuneli, Hidrovoret, Autostrada, Pista, Aeroporti Ndërkombëtar që do të përurohet në pranverën e 2025-ës me kapacitet 1 milion turistë përpunim vjetor do të përurohet në zemër të Zonës së Mbrojtur Mjedisore dhe në prag të atmosferës së zgjedhjeve të përgjithshme(?!). Atëherë do të jemi dëshmitarë se si politika do të ngjallet me kritikat dhe premtimet, por do të jetë vonë.
Këto më lartë ishin llogaritë që shihen si dhe të pathënat.
Më poshtë përgjatë një bisede keni argumentat dhe njohjen me dy protagonistë mjedisorë dhe analizën e e kësaj problematike. analizën mjedisore. Pasioni shencor ju tregon për linjën më të vjetër të fluturimeve të gjallesës, pagëzuar 4-5 vite më parë edhe se sa Laguna e Nartës të kërcënohej. Natyra dhe “Adriatic Flyway” vs Investitorit Strategjik dhe “Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”.
Zydjon Vorpsi (koordinator i mjedisit), prej 7 vitesh është punonjës dhe aktivist i organizatës PPNEA, e cila është organizata e pare mjedisore në Shqipëri, e themeluar në vitin 1991. PPNEA merret me ruajtjen e llojeve te jetës së egër si shpendët, gjitarët tokësore dhe ujore, amfibë etj.. si edhe me ruajtjen e habitateve të rëndësishme për njeriun dhe jetën e egër. Zydjoni ka filluar punon me PPNEA si koordinator i një projekti që kishte si qëllim ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së Pelikanit Kaçurrel. Ekspertiza e tij është profilizuar ne studimin e shpendëve të egër dhe ruajtjes së popullatave te tyre. Prej vitit 2018 -2022 qene drejtues i projektit “Adriatic Flyway”, i cili kishte si qellim sigurimin e rrugës së shtegtimit të shpendëve të cilët përdorin Shqipërinë për të vazhduar udhëtimin e tyre nga Afrika drejt veriut të Evropës dhe anasjelltas. Prej 4 vitesh tashme është pjesë e fushatës për ndalimin e ndërtimit të aeroportit brenda zonës se mbrojtur Vjosë-Nartë. Kontributi në këtë fushate ka qene me se shumti ne fushën e avokatisë dhe ndërgjegjësimit, duke ngritur debatin publik mbi ketë çështje dhe ne organizimin e manifestimeve apo protestave për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës shqiptare.
Xhemal Xherri (koordinator i mjedisit), i është bashkuar PPNEA-s në vitin 2016 si specialist i marrëdhënieve me publikun duke promovuar fushatat dhe llojet kryesore në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Me pas u angazhua në studimin zonave të mbrojtura në përgjithësi dhe disa lloje e shpendësh më të i rrezikuar dhe në gjendje kritike drejt zhdukjes si; kali i qyqes. Veç kësaj, ka punuar dhe zbatuar projekte lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm dhe shërbimet e ekosistemit. Advokimi për ruajtjen e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë -Nartë ka qenë një ndër çështjet që ai po i ndjek, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj zone të mbrojtur.
Për një këndvështrim tjetër të Lagunës së Nartës, ZONË e MBROJTUR, dy specialistë mjedisorë të PPNEA-s koordinatorët, Zydjon Vorpsi dhe Xhelal Xherri do ta gjeni përmes bisedës nga distanca që ata i dhanë UGSHPD-s. Njohje me faktet. Publiku gjykon.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)