Muaji Korrik 2024 hyri me tunel-propagandën e turisteve dhe doli nën prushin dhe hirin e 15 mijë hektarëve me rreth 40 vatra zjarresh, ose mbi një vatër zjarri çdo ditë.
Prej këtu vlen të ndalemi në papërgjegjësitë që rrjedhin prej vetëkënaqësisë së qeverisë e cila ndjek përditë dhe numëron plus pesë milion turistët që do t’i shtohen Shqipërisë këtë vit.
Duke ndjekur foto-propagandën e kryeministrit dhe të kabinetit të tij të dhjetëfishuar në faqet e ATSH-së si edhe në të gjitha mediat që rendin në çdo qytet për të kapur përshtypjet nga vargjet e turisteve të bien në vesh pyetjet e lodhura : -A’ju pëlqen Shqipëria?… dhe A do të vini vitin tjetër?
Por veç këtij interesi për atë që natyra, ushqimi, historia, tradita dhe kultura ngjallin në çdo vend të botës dhe që është i hapur dhe e shfrytëzon turizmin për të mirat e vendasve, asnjë nga gazetaret/ët e terrenit nuk i pyet turistët për çmimet, cilësinë e ujit dhe ajrit që pine dhe thithin në këtë mjedis të tejndotur ndotur nga transporti, ndërtimet, djegiet e fushave të hedhjes së mbeturinave urbane si edhe të zjarreve që shpërthejnë papritur ku nuk ka forca dhe mjete për t’i ndaluar. Ku nuk ka një përkushtim të atyre që e drejtojnë shtetin që të ndërtojnë për së pari një plan menaxhimi për shëndetin e natyrës dhe të pyjeve apo planeve rregulluese të territorit (pa vjedhur), ku parashikohen rrugë, porte dhe aeroporte.
Ndryshim në rritje nga viti i kaluar 2023 me numrin e vizitoreve ditorë dhe të turisteve ne do të jemi në gjendje të dallojmë vërtetë kur të shohim të ardhurat e popullsisë dhe jo tek rritja propagandistike e numrave që shtyn qeveria. Njerëzit mund të ndalen tek përsëritjet vjetore të stinës së verës, me mungesat për ujin, energjinë elektrike, zjarret në fushat e mbetjeve urbane dhe në pyjet ku gjendja behet e padurueshme pre popullsinë shqiptare që do të jetojë dhe të punojë në vendin e vet.
Atëherë çfarë duhet të kuptojmë nga propaganda e qeverise e cila e filloi Korrikun me përurimet e një tuneli, raportoi në Kongresin Zgjedhor Socialist numrin dhe bumin turistik dhe e mbylli këtë muaj me djegiet e drurëve të vjetër në pyllin politik socialist duke i zëvendësuar ata me fidanët e rinj të orbitës së elitës së Rilindjes Socialiste.
Ky shënim merr shkas nga një postim i ditëve të fundit të kryeministrit Rama me zbulimin e plazhit të ri të Pishë Poros mes Vlorës dhe Fierit.
Fotografia dhe perëndimi i saj janë një kartoline e çadrave kashtore që të kujtojnë pishtarët e zjarrtë, por të rikujtojnë shumë mirë se pylli i pishës në vijën bregdetare të derdhjes së Vjosës u dogj jo më larg se një vit më parë.
Kureshtja tani mbetet se ku janë shtetarët tani pas porosive dhe ndryshimeve qe dha kongresi?
Pa merak, Edvini, Mirela dhe Blinda gjinden mes pushuesve.
Të dy punësuarit e kabinetit, jo vetëm që numërojnë çdo turist dhe vizitor, por ata janë roja e vijës bregdetare dhe sigurojnë jetën e tyre po qe se e lyp nevoja.
10 Korrik, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)