Gati pas dhjetë ditësh ATSH-ja (Agjencia Telegrafike Shqiptare), të çudit me rikthimin e faqes së saj në internet. UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) vazhdoi ditë pas dite me monitorimin e kësaj agjencie të vetme zyrtare lajmesh, zëdhënëse e qeverisë për të parë përditësimin në kohë reale të saj. Nga dje, pra 31 Tetori, 2023 nuk ka fare më rëndësi të themi me saktësi se përse dhe kur i iku dhe i erdhi sinjali, pasi më elementarja prej këtij institucioni është bërja e një lajmi. Ky lajm mungoi, mungoi qoftë edhe si një ndjesë apo shpjegim i anës teknike, rindërtimit etj. etj… për ta informuar lexuesin.
Por nuk mund të kalojnë as edhe 24 orë nga jetëgjatësia e “rifreskimit”, ATSH veç arrogancës për t’u mos shpjeguar apo të kërkojë ndjesë reflekton gjendjen e kreut të ekzekutivit jo për faktin se festohet Halloween në kryeqytet, por axhenda diskriminuese, amatore dhe shtirja e skajshme e qeverisë nuk ka të ndalur. Ju drejtuam disa formulimeve mbi lajmet e ditës dhe pa dashur t’ju influencojmë bëjeni juve si publik vetë një gjë të tillë.
Hyni në faqen online të ATSH dhe bëni kërkimin tuaj.
Me syrin e kurreshtarit nuk do të keni menjëherë ndonjë reagim të madh pasi populli jeton në një ambjent të ndotur nga sensacioni mediatik dhe shfaqjet. Ky është realiteti, zhurmë me propagandë, korrupsion, bëma dhe gjëma në drejtësi, parlamentarizëm pa opozitë, çmime dhe taksa mbytëse, emigracion etj. dhe së fundi atmosferë “Halloween-i”. Në një paraqitje grafike jemi përpjekur t’ju tregojmë së çfarë ndodh me burimet e lajmeve zyrtare dhe këndvështrimin e qeverisë, prej ATSH fill pas rilidhjes së sinjalit. Fund e krye selfie-t e arritjeve dhe suksese qeverisëse, e tëra një ironi.
Por çfarë përcjell ATH-ja me lajmet ditore tani pas dhjetë ditësh heshtje?
Gjithshka duket në ndërtim, por çfarë la pa pasqyruar gjatë kësaj periudhe?
Po shkëpusim më pikantet përveç pejsazheve, rritmeve të infrastukturës, buxhetit pozitiv në ekonomi të cilat nuk mungojnë çdo ditë. Për një vëzhgim më të imët, ky ishte një 10-të ditësh fill pas Samitit të Berlninit ku nuk u kursyen fishekzjarret e suksesit dhe pas tyre menjëherë goditja e drejtësisë së re prej SPAK-ut dhe parlamenti i goditur nga masat ndëshkimore heqjen e dritave, përplasjen fizike, moslejim të fjalës së opozitës nuk arrin të marrë veten dhe të unifikohet ndaj absolutizmit të kreut të qeverisë, i cili duket se ka marrë plotësisht edhe drejtimin e parlamentit. Këto materiale ose lajme tani nuk i sheh nga ATSH, por arkiva mund të jetë në ndërtim.
Më tej le të rendisim disa tema që publikut i interesojnë dhe ja se si ato trajtohen dhe interpretohen mesazhet propagandistikë.
1- Diaspora voton, një tjetër çshtje që pështjellon opinionin publik dhe kjo temë ashtu sikurse edhe tani kur ATSH-ja rifilloi sinjalin problemet rrihen. Pas disa takimeve zoom me pjesmarrje të ngushtë dhe pa diasporë, organizata burokratike flasin për “Votën e Diasporës”. Veç tyre, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve së fundi deklaron nga Rogneri se “nëse Kuvendi ka vullnet politik për të plotësuar këtë boshllëk ligjor, duhet ta bëjë sa më shpejt”. (Z. Ilirjan Celibashi “Vota nga Jashtë: Parimet Kushtetuese, Praktikat Europiane dhe Sfidat në Kuadër të Procesit të Integrimit Europian”, organizuar nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ambasadës së Holandës të financuar nga Bashkimi Evropian).
Pra pas dy vitesh heshtje dhe me këtë ngërç kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 60 ditë, politika shqiptare vihet në provë të madhe(?!).
2- Tek kqyr rubrikat, me mungesa në faqen e rindërtuar të ATSH do të vëresh disa ndërhyrje. Që mbetet krye këput mjet i propagandës së qeverisjes dhe axhendë e mirfilltë, kjo faqe online të tregon edhe gjërat më të parëndësishme ose jashtë përparësive të kësaj qeverie dhjetëvjeçare. Shëtit mbi aktualitete, politikë, ekonomi, turizëm,bota dhe sport dhe do të vish në rubrikën tematike “Të tjera”, aty si në një shportë ke shkencë-teknologji, shëndetësi, ndryshe, mjedis, sociale, lifestyle dhe në krye Kosova. Pra një “prioritet” i fshehur dhe kjo mungesë serioziteti dhe amatorizmi vazhdon pasi në asnjë rubrikë nuk gjen DIASPORA (?!). Publiku e di që ka patur një ministri dhe më pas një agjenci që kujdesej dhe i bënte lajmet, por tani kur duhet edhe çshtja e pjesmarrjes në votime, gjysma e popullsisë që është larguar jashtë vendit as që ngjall interes për pushtetin. Një heshtje e imponuar.
Në këtë rifillim pas një mungese të gjatë ATSH-ja kthehet si në një ditë normale pune, pa u kërkuar ndjesë qytetarëve apo abonentëve të saj. Ndjehet e pushtetshme si mjet propagande dhe pa kaq arrogante. Pa shkuar në të tjera thellësi të errta ideologjike ekstreme se çfarë synon ky institucion mediatik veç pëcjelljes së lajmit do t’ju përcjellim dhe një vëzhgim të fundit.
3- Përse me formalitete dhe me përçarje opinioni zyrtarë të Kuvendit të Shqipërisë përpiqen të vënë në skenë dhe deformojnë përmes nxënësve të shkollave Loja “Këndvështrimi im”, një ditë në parlament. A mund të “ndërgjegjësojë” opinionin publik mbi të ardhmen ky parlamentit kur tani po kthehet drejt partisë shtet. Të inskenosh dhe të fotografosh me paramendim kartona “jeshil” për pozitën dhe kartona “të kuq” për opozitën, me duart e pafajsisë së moshës së nxënësve këto mësime nuk shprehin aspak tolerancë, por deformim pedagogjik. Mjedisi toksik ku sot ato zhvillohen kanë një ideologjizim të skajshëm dhe për sëpari kjo mënyrë e përcjelljes në publik të lajmit nuk është rijësi, por militantizëm për të cilin organizatorët kanë përgjegjësi shumë të madhe përpara prindërve.
A është vërtetë ky realiteti apo gënjeshtra dhe mashtrimi që i bëjmë vetes?
Nuk duam në këtë rast të trajtojmë gjimnazin ose cilësinë e nxënësve ndyrshe nga ëndrrat dhe përpjekjet për jetën e tyre, por thelbi është se sa pak shkolla dhe nxënës kanë sot Tirana dhe rrethet. A nuk jmi ne në 2023 pas dhjetë vitesh qeverisjeje me një sistem arsimor “model” ku nxënësit shkojnë me turne? Sepse nuk ka ndërtesa të përshtatshme, ka mësues me nga një nxënës për çdo klasë nga parashkollorja deri në gjimnaz, ka nxënës të uritur dhe pa libra dhe kështu nesër një shoqëri që bie drejt analfabetizmit dhe mungesës së shprehive për profesionet.
Prandaj sa më pak ideologjizim dhe më me këmbë në tokë.
Dhe në mbyllje në qoftë se opozita pajtohet dhe nuk e ngre zërin e protestës që të dëgjohet, atëherë polikanët tregojnë se përfundimisht pajtohen me korrupsionin dhe krimin dhe luftojnë për poste veç sa për të marrë pushtetin. Në qoftë se media hesht dhe nuk i shkon thellë së vërtetës, atëherë ky pushtet i katërt është bërë palë dhe është kthyer në një mjet ideologjizimi dhe propagande. Në qoftë se edhe publiku hesht pa mundur të organizohet dhe të protestojë fort atëherë shoqëria shqiptare tregon se është mpirë dhe se nuk ka më interesa për zhvillimin e vendit. Shqiptarët po i dorëzen korrupsionit, krimit, monizmit dhe diktaturës.
31 Tetor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalistender Diaspora (VABD)
Union of Professional AlbanianJournalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)