Pikësynimi i Ramës është pushteti dhe jo thjesht Partia Socialiste dhe Shqipëria. Mbyllja e Asamblesë ishte një “tenxhere presioni” ku receta e gatimit i ka të gjithë përbërësit e duhur që “Shefit të Kuzhinës Ideologjike” i plotësojnë shijen dhe jo qytetarëve. Pra me pesë orë në nxehtësi dhe presion ena e PS siç shprehet Rama para gazetarëve “nuk e ndjeu shiun brenda”. Kjo tregon se kjo elitë është aq e shkëputur nga problemet dhe realiteti shqiptar nën papastërtinë e korrupsionit aq sa edhe rreshjet e shiut nuk e pastrojnë dot. Por megjithëatë thelbi i përgjigjeve para gazetarëve mund të lexohet edhe mes i avujve që dalin nga pesë orë presion ku shefi socialist flet për; “Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë të asamblesë. Ishte një mbledhje pune, ku ka ballafaqime me fakte, me opinione të mbledhura nga një punë kapilare e realizuar më të gjithë strukturën deri tek votuesi”. Përbërësit bio të kuzhinës socialiste janë; “Në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 000 anëtarë organikë”.
Pyetja e rëndësishme që mund të bëhet lidhet me makinerinë zgjedhore me synim 2025 e më tej. Çfarë është ky numër 55.000 mijë anëtarë organikë?
Përgjigja del qartë se këtë vit deri në fushatën zgjedhore pastrohen termat e prapambetur dhe të njollosur nga shqiptarët do të dëgjojnë “anëtarin organik”, jo militantin, patronazhistin, spiunin, xhaketën e kthyer, por anëtarin-bio të cilin kur e spërkat me para në sera dhe zyra institucionesh ku ata rriten dhe kanë një vit kohë të shtrijnë degë dhe rrënjë tek kutia e votimit. Pra janë 55.000 mijë firma në borderonë e intitucioneve qendrore dhe lokale.
As Census-i dhe as INSTAT sot nuk janë në gjendje të shpjegojnë këtë spërkatje me pagesë të 55.000 anëtarëve organikë. Anëtarët e blerë bio që Ramëa mendon se do t’ia sigurojnë pushtetin, ndërsa elektorati socialist do të ndjehet prapë i zhënjyer, ashtu si edhe të gjithë shqiptarët, si frutat dhe perimet që u qerohet lëkura dhe hidhen në koshin e mbetjeve ushqimore.
11 Shkurt, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)