(“Tirana Training Center”- Katalizator për industrinë kreative)
Në standardet bashkëkohore, me 60 dollarë paguhet mesatarisht 1 orë pune prej një prodhues të specializuar në produktet për median apo në gjinitë e filmit.
Rama, Balluku, Veliaj e ndoshta dhe të tjerë “yje në ngjitje” në rolet e elitës së Rilindjes Socialiste i kanë të gjitha kushtet e plotësuara me shërbimet nga grupet e tyre prodhuese 24/7 (brenda dhe jashtë territorit) deri në zgjedhjet e 11 Majit, 2025.
E ndërsa hapur propaganda është bërë gjatë fushatave elektorale në këta 12 vite, punishtja rilindëse e ka edhe mjeshtërinë për ta maskuar realitetin përmes imazhit jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë aty ku kanë dalë për “të lypur” votat.
Por që të thuash se sa kushtojnë këto buxhete prodhimi, nga Ramowood-i, është e vështirë të gjesh jo vetëm çmimin e një ore pune, por edhe të faktosh faturat dhe shpenzimet nga sponsorët dhe arka e shtetit.
Gjatë fjalës për çeljen e një qendre për formimin e të rinjve dhe prodhimin audio-vizual Rama vlerësoi projektin kulturor nga mbështetja e Ambasadës SHBA-së duke nënvizuar se:- “Shpreh kënaqësinë që më në fund ambasada amerikane u interesua edhe për një projekt kulturor. Përgjithësisht projektet amerikane janë të drejtuar në aspektet represive të shtetit, një projekt i tillë drejtuar në aspektin rekreativ të shtetit është shumë i mirëseardhur”. Në fakt cilësimi i dy natyrave të investimit të SHBA-ve, pra njëri i represionit të shtetit dhe tjetri kulturor këto janë dy reagime të kryeministrit që përmes thumbit të shakasë lëshon sinjalet për të provuar pozitat e veta.
Në thelb ky mund të jetë dhe njëri nga programet e fundit që ka marrë grante, pasi administrata e re mori masa për të ngrirë fondet dhe vlefshmëria e shpenzimeve do të shihet imtësisht pas një periudhe 90 ditore.
E ndërsa ky humor për dikë mund të duket si hamendje, fokusi i Ramës janë vetëm zgjedhjet e 11 Majit, 2025 ku roli i mediave do të jetë vendimtar për propagandën dhe imazhin. Kështu kryeministri pas “Tirana Training Center” në territorin e ish Kinostudios Shqipëria e Re ku ndodhet Ministria e Kulturës si një degë e asaj të Ekonomisë dhe Inovacionit skema e investimit për propagandën vazhdoi gjatë ditës së e Martë 28 Janar në departamentin e Gazetarisë të UT dhe u duk se ai ja kishte kushtuar tërësisht ditën mediave edhe me pjesëmarrjen në inaugurimin e një laboratori ku “do të prodhohen gazetarët e së ardhmes”.
Pra ngjarjet e sajuara për fushatë dhe sloganet tipike Euro 2030, janë pjesa më e vështirë për t’u kuptuar në këtë departament të gazetarisë ku prej pranisë së Ramës ky “inkubator” do të çelë fjalën e partisë-shtet dhe censurën njëkohësisht për kundërshtarët dhe shtypin pluralist pasi vëmendja e shtuar e qeverisë tani në prag fushate dhe vazhdimësi pushteti nuk mund të kenë ndonjë shpjegim tjetër.
Fakti i një mbrëmje më parë në ekranin shqiptar ishte ndryshe të dashur studentë dhe pedagogë të gazetarisë UT.
Pyesni një herë veten se çfarë ndodhi një ditë më pas në median shqiptare kur, ish zv. kryeministri Ahmetaj në një intervistë *, e cilësoi kryeministrin Rama “kreu i organizatës”, ose kokën që drejton aferat më korruptive dhe klienteliste në ekonominë shqiptare?
Gjerësisht mediat heshtën…
Kaq do t’i mjaftonte rolit të gazetarëve për ndjekjen e faktit në një fushatë zgjedhore. Në të kundërt “kreun e organizatës ” e kishin të ftuar dhe askush nuk u përpoq t’ia pastronte njollën.
Vizita e Ramës në ish Kinostudio dhe në UT dega e gazetarisë janë mirëfilli i sjelljes së censorit në punishtet e prodhimit krijues. Aty ku fjala e lirë po nuk rezistoi dhe nuk u rebelua si eksperiment dhe si mendim i lirë atëherë këta laboratorë falco dhe pajetë do të klonohen për të rritur në inkubatorë militantë dhe propagandistë për elitën e Rilindjes Socialiste.
Gjerësisht mediat heshtën, thuajse asnjë nuk u ndie.
Përfytyroni se sa konfuzion një drejtues shteti si Rama që e përdor podkastin vetëm për të ndriçuar arritjet 12 vjeçare dhe sukseset përballet me studentë të gazetarisë në formatin e ngjashëm dhe me pedagogët e tyre. Aty ku mendohet se formohen penat e lajmit dhe fjalës së lirë dhe kryeministri ju flet atyre për tik-tokun e mbyllur. Pra në qoftë se gjatë tre mandateve të Ramës mendohet se kanë dalë tre breza gazetarësh dhe formati propagandë në media vazhdon të ushtrohet plotësisht atëherë nuk ka përse të mendojmë se muajt e mbetur deri në zgjedhje e vërteta dhe përplasja me faktet e korrupsionit do të kenë ndonjë ndikim të madh për informimin e drejtë të publikut.
Pra si në rastin e “Tirana Training Center” ku media dhe kinematografia kanë qindra specialitete, por fatkeqësisht shumë pak të rinj dhe të reja të disponueshëm për tu aftësuar, gazetarët e Universitetit të Tiranës me të njëjtën krizë ekonomike do të përballen me Ramën në pushtet.
Pra, a mund ta zgjedhësh dot rrogën nga këto profesione në kushtet kur në kolonat kryesore të ekonomisë që projektoi Rama lulëzon korrupsioni?
VKM-t dhe me Partneriteti Publik-Privat kanë drejtuar ekonominë e vendit drejt veprimtarive si Kanabizim, Turizëm, Ndërtime, Investitor Strategjik, si ndër kryesoret ku u hodhën fillimisht një miliardë euro dhe më pas gropa e korrupsionit veç se u thellua nga 2013 e këtej. Pushteti dhe Korrupsioni punuan krah për krah në ndërtimin e atij legjislacioni ku Natyra dhe Zonat e Mbrojtura u copëtuan për t’u betonizuar me ndërtime, shtruar me asfalt dhe ndërtuar aeroporte. Forca e kartonit nuk pyet as për sovranitetin e vendit dhe parcela toke dhe ishuj mendohen si marrëveshje për të fituar influenca ndërkombëtare dhe zgjatur jetën e pushtetit.
Vetëm brenda këtyre aspekteve të mësipërme subjektet për lajme, dokumentarë dhe serialë filmash do të ishin të pashtershëm.
Pra po e deshe një rrogë nga Rama dhe aftësitë krijuese i këmben për propagandën që prodhon pushtet, jo vetëm mos kërko 60 dollarë apo euro në 1 orë pune, por prano të pajtohesh me skllavërinë. Prano edhe humbjen e individualitetit dhe bashkë me atdheun e shkatërruar të humbasësh lirinë.
Në makinerinë e propagandës së Rilindjes Socialiste ishte më se e qartë se kë to dy të fundit se çfarë realiteti shqiptarët jetojnë, sa fshihet e vërteta dhe se çfarë do të kesh të garantuar për të ardhmen.
Ky parashtrim mund t’u jetë dukur për një çast si diçka pa lidhje ose edhe i pa bazuar.
Por pyeteni edhe njëherë tjetër veten se çfarë ndodhi një ditë më pas në median shqiptare kur, ish zv. kryeministri Ahmetaj në një intervistë e cilësoi kryeministrin Rama “kreu i organizatës”.
Ramowood-i është lajmi që sajon kryeministri për të tërhequr vëmendjen e publikut për shumë probleme kryesore që qëndrojnë përballë shqiptarëve deri në zgjedhje.
Të punësosh rininë në prodhimin mediatik në kushtet e censurës dhe të propagandës parti-shtet do të thotë ta vrasësh mendimin kritik dhe lirinë krijuese edhe për nja pesëdhjetë vite të tjera.
Për këto arsye Rama ndodhet më shumë se asnjëherë tjetër i vetëm dhe i rrethuar sa nga humbësit e betejave me drejtësinë që e mbajtën në pushtet, po aq edhe me të tjerë aktorë të elitës që për marrëveshje më të thella me korrupsionin do të mundohen për t’ia marrë pushtetin.
Fantazitë, kaosi dhe ekstravaganca që janë pushteti i parasë janë pikërisht ideologjia e një industrie kreative që po promovojnë yjet e njohur tashmë me grupe mediatike 24/7 Rama, Balluku, Veliaj si edhe të tjerë që mendojnë se do të mbijetojnë pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Elita e Rilindjes Socialiste dhe kreu i saj duhen studiuar dhe monitoruar me lëvizjet dhe sjelljet e tyre sepse shenjat e shtytjes propagandistike në këtë periudhë fushate duhen renditur nën dritën e së vërtetës për të kuptuar dhe vetë fatin e procesit zgjedhor ku për herë të parë përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen edhe diaspora dhe të thotë fjalën e saj fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë.
____________________
* paguhet mesatarisht me 60 dollarë ora ($40-$100),
* Syri Tv-Çim Peka-live
28 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)