Lajmet e ATSH (Agjencisë Telegrafike Shqiptare), bëhen edhe më interesante në vendosjen e raporteve Rama- Veliaj me qenë se kjo agjenci zyrtare lajmesh mbetet mjet i propagandës zyrtare për Rilindjen Socialiste. Sa influencë kanë secili prej tyre mes anëtarësisë, kjo nuk mund të vihet në dyshim sepse që të dy ata kanë më së shumti drejtimin në këtë çerek shekulli të mijëvjeçarit të ri, Bashkinë e Kryeqytetit. Ata i kanë duart dhe firmat në çdo dokument dhe janë plotësisht më të mirë informuarit se si menaxhohet një popullsie 1 milionëshe (1/3 e popullsisë së Shqipërisë), e përqendruar në Tiranë. Sa para derdhen dhe sa fonde investohen me punë të pa bëra veç reklamës dhe fasadës.
Fakti i ri mes korrupsionit të pandalshëm është se zgjedhjet e ardhshme do të jenë edhe dita e skadencës së forcës politike të Rilindjes Socialiste.
A mund të vazhdohet pa Veliajn?
Kjo është pyetja që i del sot Ramës. Tirana po i përsërit padashje “kurthin e Gonxhes” si të ngjashëm edhe për Veliajn për gatishmërinë e krye-bashkiakut. Por sot kjo ishte një rastësi pasi Tirana të Shtunën më 25 Maj, po tej ngopet nga reshjet dhe është shpallur emergjenca me sms, ndërsa Veliaj është shkëputur drejt Milanos për të ngrohur karrigen e spektaklit për koncertin e Ramës me diasporën. Etapa e dytë e patronazhimit për votën e zgjedhjeve të ardhshme.
Ka nxituar Veliaj, apo është ai që ka investuar për koncertin në një kohë kur reshjet nuk njohin pushim fundjave në Tiranë? Kjo besojmë se do të zbardhet pas “suksesit” të nesërm. E rëndësishmja është të kuptohet motivi i propagandës që shtrihet drejt diasporës me mesazhet më të varfëra për ta zhvilluar Shqipërinë pikërisht në vitin e 11-të të mandatit të tretë të Rilindjes Socialiste, ku vota blihet me koncerte “një shkallë më lartë cilësore” se tallavaja brenda vendit.
Çfarë duan të dëgjojnë shqiptarët dhe çarë po bën pushteti i mbërthyer prej korrupsionit?
Propaganda dhe mashtrimi është pjesa kryesore para se sa votat të përvetësohen dhe pushteti politik të sigurojë vazhdimësinë për katër vite të tjera duke ri-instaluar sistemin një partiak dhe mbytur pluralizmin politik dhe demokracinë.
Për Milanon gjithçka ka rëndësi. Fasada dhe propaganda zyrtare e çiftit Rama-Veliaj duhet ndjekur me imtësi prej medias dhe publiku sepse po afron çasti i flakjes së këtij të fundit përpara SPAK-ut. Bashkia Tiranë është qeverisja vendore që çdo javë po përballet me protestat e opozitës dhe qytetarëve. Është njësia vendore me punë të pa kryera dhe me fonde financiare të përvetësuara nga vetë drejtuesit e saj. Është njësia vendore ku punimet janë kryer varfër cilësisht dhe vendi ku sinjalet e emergjencës për përmbytjen e infrastrukturës, mungesën e dritave, ujit dhe papastërtisë shfaqen herë pas here si për të na rikujtuar abuzimet.
Ndërsa kreu i bashkisë Veliaj bën postime në rrjetet sociale se kë takon çdo kilometër tek sa i afrohet Milanos, shtrëngatat e shiut dhe të breshrit po bëhen edhe më paralajmëruese gjatë kësaj etape për të, pasi përulësia që të mos ndëshkohet nga drejtësia e bën Veliajn t’i ngjitet malores me çdo kusht pranë shefit të rilindjes.
Ky shënim nisi me vëzhgimin e zhvillimeve politike të djeshme ku Rama u maskua me veprimet dhe mesazhet e hedhura në podcast dhe ATSH se vazhdonte të ishte në Shqipëri përsa kohë Veliaj nuk i ka ndalur udhëtimet në çdo rast binjakëzimi me homologët nëpër botë. Megjithatë shpjeguam se në prag zgjedhor figurat politike e kanë një afat të skadencës kryesisht prej korrupsionit.
A i ka ardhur ky afat të dyve apo Rama po e shtrydh Velinë duke i marrë paratë dhe pastaj ta shpjerë drejt SPAK-ut kjo mbetet për t’u vëzhguar. Në të vërtetë ky sinjal u vu re ditën e Premte në ATSH, 24 Maj 2024. Rama mes të gjitha reklamave të mundshme të hedhura gjatë ditës për turizmin, natyrën dhe propagandën e rritjes së ekonomisë dhe sigurisë, përpara se të niset drejt Milanos hedh një lajm interesant të ilustruar: “Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”.
A e ka marrë këtë mesazh Veliaj? Apo ai është futur në rrethinat e Milanos për të thirrur përmes patronazhistëve diasporën shqiptare në Itali për nder të mirëseardhjes së patronazhistit më të gjatë siç kanë deklaruar rilindasit në 18 Prill, 2021, një javë para zgjedhjeve të përgjithshme nga ku opozita e shpartalluar duhej të ruhej prej breshrit të votave të patronazhistëve.
Rama dhe Veliaj vazhdojnë etapën e dytë në Evropë. Pas Athinës, koncert në Milano. Ndërsa Tirana mes shiut dhe breshrit këtë fundjavë edhe përse liderat kryesor të Rilindjes gjinden jashtë atdheut për diasporën, turistët padyshim do të kapin numër të ri rekord pë sezonin 2024.
25 Maj 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)