UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), ndjek me shqetësim zhvillimet më të fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe prej kohësh ka dhënë qendrimet e tij mbi keq qeverisjen, korrupsionin, mohimin e fjalës së lirë, censurimin e medias dhe median pro qeveritare të cilat ndër të tjera pas zhvleftësimit të forcës së votës së lirë kanë sjellur kapjen e pushtetit nga një regjim autokratik qe së shpejti do ta shpjerë parlamentin monopartiak në diktaturë. Kreu i qeverisë Rama, disa ditë para mbajtjes së Samitit të Berlinit ushtroi dhunën verbale 90 minutëshe. Forcat politike opozitare dhe publiku mbajtën qendrim dhe po ashtu UGSHPD e denoncoi atë.
Zhvillimet e muajit Tetor përforcuan kapjen e shtetit dhe tani në kushtet e një opozite të ndërgjegjshme për misionin e saj beteja politike duhet të jetë më demaskuese jo vetëm me qendrimet në parlament, ngritjen e komisioneve hetimore antikorrupsion, por edhe me deklarimin e këtyre ceshtjeve në cdo kanal televiziv për të ndërgjegjësuar mbarë opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar.
Mjetet e protestës duket se janë konsumuar nga ana e opozitës pasi vetë parlamenti po kthehet në arenë përleshjesh. Për ta ndalur përshkallzimin deri këtu opozita ka nevojë të organizohet dhe të ndërgjegjësojë publikun jo vet me jetën e parlametarizmit shqiptar të plus tridhjetë viteve të fundit, ca më tej me Kuvendin Popullor të diktatorit Hoxha, por duhet të shkojë pak më thellë në histori atëherë kur një vend fqinj si Italia i hapi rrugë fashizmit në Mesdhe.
Përse ky krahasim?
Po ky krahasim bëhet për shkak të shumë ngjashmërive të Musolinit me Ramën.
Çdo qelizë e shtetit është kapur tani nga Rama si kundër Benito Musolini, nga autoritar në pozita brenda në Dhomën e Deputetëve më 9 Dhjetor, 1928 dha kuotën e famshme të instalimit të sistemit totalitar, nxorri jashtë ligjit cdo parti politike dhe i hapi rrugë vetëm Partisë Fashiste; “Të gjithë në shtet, asgjë jashtë shtetit dhe asgjë kundër shtetit”. Një parti që ndoqi më pas dhunën, dënimin dhe vrasjen e kundërshtarëve dhe ngriti revoltën popullore kundër tij edhe në momentet më të vështira të Luftës së Dytë Botërore.
Fundi tij dihet!
Tani mbetet sprova tjetër e demokracisë.
Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe është një hap përpara edhe se vetë Duce kur instaloi fashizmin dhe jetoi për disa vite me atë rregjim sjellës i vuajtjeve dhe i fatkeqësive sociale ë jetojnë gjatë në memorjen e popujve;
“Të gjithë në shtet, asgjë jashtë shtetit dhe asgjë kundër shtetit”.
“Tutto nello Stato, niente al di fuori dello Stato, nulla contro lo Stato”
“All within the state, nothing outside the state, nothing against the state”
“Tout dans l’État, rien hors de l’État, rien contre l’État”
“Alles innerhalb des Staates, nichts außerhalb des Staates, nichts gegen den Staat”
UGSHPD edhe njëherë kërkon të përforcjë fort këtë kuotë ndërgjegjësimi për opozitën, opinionin publik brenda dhe jashtë vendit në diasporë si dhe vendeve të familjes Evropiane se përballë cilit fakt ndodhet sot Shqipëria.
Asnjë vend anëtar në BE nuk ka një parlament monist ose me opozitë të persekutuar dhe dhunuar.
Ja vlen që ta theksojmë këtë zhvillim në mënyrë që historia të mos përsëritet edhe përse e dimë që Rama për ta zgjatur pushtetin e tij preferon të jetë në qendër të vemendjes.
Për popullin shqiptar ai po shëndrrohet si një diktator.
Shteti është tërësisht i kapur.
2 Nëntor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)