Megjithëse mund t’i duhej disa ditë propagandës qeverisëse që të ndjehej “e lodhur” nga efektet e suksesit individual (vetëm të kryeministrit), gjatë mbajtjes së “Samitit të Berlinit” në Tiranë, rrjeti social ose shkrepja fotografike mbi një realitet që nuk do koment, tregon për farsën e drejtimit të vendit nga korrupsioni. Interesimi i publikut tërhiqet lehtësisht përmes faktit të së vërtetës dhe krahasimi i tij me shtytjen që propaganda u imponohet interesave të shtetasve të japin për të kuptuar se kush është vërtetë fasada e pushtetit dhe kush po edrejton duke e shpërdorur Shqipërinë.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), duke vlerësuar faktin e dokumentit fotografik shpjegon se brenda një jave zhvillimet shqiptare gjenden brenda një tabloje.
Pushtet i pakufizuar i mazhorancës së majtë i humbur mbi një korrupsion rekord që nuk fshihet dot kundrejt një Opozite politike që nuk po e gjen veten duke humbur në grackën e mohimit të saj si forcë në parlamentin e vendit. Por populli i thjeshtë jeton vetëm në një realitet dhe ndan qartë premtimet nga varfëria.
Pa marrë forcën e ndonjë jurie artistike, UGSHPD çmon diçiturën e dy realiteteve që jetojnë brenda një jave në Shqipëri, përmes dokumentit fotografik të ngjarjes. Si u përdor “Samiti i Berlinit” para dhe pas zhvillimit të tij një ditor në Tiranë për mburrjen dhe kultin e individit. Ju mund ta merrni me mend se që prej ATSH, RTSH dhe mediave pranë pushtetit propaganda fund e krye ngriti vetëm një personazh, Kryeministrin Rama. Mbase për gjithë këto arritje dhe udhëheqje dhjetëvjeçare duhet me menduar seriozisht edhe për një shtatore të tij diku pranë qendrës së kryeqytetit, pasi AI mbetet i vetmi deri më sot që po e shpie Shqipërinë përpara. Por çfarë thotë foto tjetër përkrah, mendojmë se është thelbi i asaj që Shipëria duhet të vajtojë. Pak rëndësi ka se kush pronar jeton prapa murit mbi trasenë e hekurudhës, pa parti apo edhe i majtë apo i djathtë qoftë.
Kjo foto mbetet një dokument, ku edhe gazetari më i thjeshtë mund të zbulojë vendndodhjen e kordinatave gjeografike dhe prej aty mund të tregojmë se kur ka kaluar treni për herë të fundit. Një korrupsion që ka kllaposur çdo arterie të infrastrukturës dhe të shoqërisë shqiptare. Opozita për të masivizuar protestën qytetare pak ditë më parë u shpreh mes udhëheqsit Berisha se ajo do të jetë Lokomotiva e demokracisë për vendin. Por me këtë tabllo, me një mur i majtë mbi shinat e trasesë as tren nuk mund të vijë prej Evropës dhe as shqiptarët me këtë koncept shteti nuk mund të shkojnë drejt saj. Realisht dhe figurativisht ky është një fakt. Rrjetet sociale do të interesohen dhe do ta zbulojnë këtë “monument kulture të tranzicionit” ndoshta edhe para “medias ivestigative”. I tillë interesim mendojmë zbulon realitetin e dhimbshëm dhe të varfër shqiptar për t’i dhënë fund njëherë e mirë konceptit propagandë selfie të çdo qeveritari që mbulojnë korrupsionin përmes shfaqjeve dhe fasadave. Ngjarjet e javës së fundit përmes këtij krahasimi mund të thjeshtojnë analizat e thella dhe aktorët për problemet gjeopolitike në studiot e medias.
Një foto, sa tre fjalë “Jetojmë në Shqipëri”.
21 Tetor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)