Duket si një përsëritje e përpiktë historike në jetën e shoqërisë shqiptare koha ose vitet që i duhen figurave autokrate të mos heqin më dorë përjetësisht nga pushteti për vete ose vendosja e një jete në diktaturë.
Të rinjve shqiptarë ju duhet mësuar histori në shkolla. Nga 1941-1953, kjo periudhë historike që shënoi themelimin e PKSH dhe më pas ndryshim emri në PPSH që një diktator si J V. Stalin ja sugjeroi Enver Hoxhës e bëri këtë të fundit të bëhej i pranueshëm në mashtrim nga popullsia dërmuese e vendosur në fshat. Pas kësaj me dorë të fortë sikurse Hoxha la edhe pasues më pas, regjimi i tij i partisë shtet u rrëzua më 1991 me vendosjen e një sistemi pluralist.
Pra një 12 vjeçar ju desh Hoxhës me betimin para “Stalinit të Madh”, i njohur si gjunjëzim kolektiv t’i kushtonte popullit shqiptar 50 vite nën diktaturë.
E njëjta përsëritje në histori.
Po Rama pas tri mandatesh, pra pas 12 vitesh në pushtet, PS-n të shndërruar në Rilindje e ka gllabëruar butë me përvetësimin e votës, por përpara kujt ai përkulet dhe detyron administratën vendore të ulet e të dëgjojë fyerjet nga më vulgaret?
Vetëm përpara gropës së thellë të krimit dhe korrupsionit.
A është kjo një përçarje e re mes shqiptarëve të shpopulluar tashmë që të përballojnë armiqësinë politike, të punësuarit e shtetit ndaj sipërmarrësve privatë qytet dhe fshat si dikur lufta e klasave?
Me 12 vite në pushtet mbi çdo arsyetim çdo shqiptar i pa ulur dhe i pa gjunjëzuar ka vend për të treguar ndryshimin.
Ulja para Ramës dje në Sheshin Skënderbej dhe fjalori i ndotur, të kujton gjuhën e urrejtjes së operativëve të byrosë politike të PPSH në 1990 kur shqiptarët rebelë ndaj regjimit u quajtën jashtëqitja e kombit.
Po sot që janë larguar 1/3 e shqiptarëve?
Pra një përsëritje e përpiktë e historisë kur Rama dje mbushi gojën dhe shau “mu…ër”.
Shan dhe bën presion përpara një administrate të ulur në 6000 ndenjëse aq sa për të krijuar imazhin se shqiptarët ai i ka sunduar.
Por pas kësaj shfaqjeje të ulurit “allafrënga” dhe të pa menderosurit ende, kanë kohë të reflektojnë deri më 11 Maj se çfarë ata duan të zgjedhin pas tre mandatesh veç korrupsionit të elitës së Rilindjes Socialiste, propagandës dhe censurës.
Shqiptar kthe pas kokën për historinë dhe shiko kthjellët trashëgiminë e një partie politike që duket se kurrë nuk mundi të pastrohej vetë nga fryma e një diktatori.
E një sundimtari të izoluar që po kërkon partinë shtet, pushtetin absolut edhe sot kur vota e diasporës është vendimtare.
21 Shkurt, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)