Me aq sa shpejtësi mediat përgjuan “krye-lajmin” duke e personalizuar korrierin e postës si maratonomakun që do të vraponte me lajmin në zarf për arrestimin e kreut të PD Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë në zyrat e Gjykatës së Posaçme-SPAK, kryeministri Rama nxitoi pa rënë dita që të ndante urimin e Vitit të Ri me Trupin Diplomatik.
Protestat, mosqetësia e kuvendit prej dymuajsh dhe dyshimet e mëdha më të fundit pse heshti Gjykata Kushtetuese, shprehën sot më 21 Dhjetor, 2023 hyrjen e Shqipërisë në errësirën diktatoriale, në atë paralajmërim që publiku duhej të ruhet nga propaganda e pushtetit mbi shoqërinë shqiptare.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) thekson me shqetësim se Shqipëria sot u fut në muajt e errët të mungesës së drejtësisë dhe netët e gjata të monizmit politik.
A ishte ky lajmi në sofrën me diplomacinë ndërkombëtare që hesht dhe përdoret nga kurthet e një qeverisje thellësisht të korruptuar?
Këto lëvizje duhen parë dhe studiuar pasi edhe diplomacia është një mjet i mirë për të lexuar dhe kuptuar se deri ku shkon të mos ngopurit me pushtet nga një forcë politike që po sundon prej dhjetë vitesh, arrin goditjen e rëndë të pluralizmit dhe veç varfërimit të skajshëm ka mbi 1/3 e popullsisë të shpërngulur në emigracion për të siguruar jetesën e tyre dhe familjeve dhe vetëkënaqet me luksin që gëzon një shtresë e vogël në krye të politikës.
Urimi i Vitit të Ri me kaq ngut e kishte një shkak për kryeministrin.
Një fjalim që Rama e ndërpret me stil pa e zgjatur sepse urimet, trokitja e gotave, e veçmas vatrat e luftës në Lindjen e Mesme, Ukrainë janë pjata kryesore, ndërsa garnitura mbetet fushata elektorale e ardhshme e rritjes së rrogave në 900 euro, 0% kredi dhënia, bumi turistik që do të vazhdojë ashtu sikurse edhe projektet pafund të përvetësimeve klienteliste dhe nepotike.
Por le ta lëmë këtu kujdesin për menynë politike ashtu sikurse edhe ai vetë gjykon, “gosti me kokën e opozitës”, dhe e ka stistur mbrëmjen si kreu i shtetit; “Besoj se mjafton kaq për atë që do të vijë, është shumë më mirë të presim me padurim të ndodhë dhe jam i bindur që ky vend i bukur, me verëra shqiptare të shkëlqyera, me muzikën që shpresoj se do të jetë në një nivel me shijen me të cilën është krijuar kjo hapësirë këtu, me miq kaq të mirë përreth, janë më se të mjaftueshme për të vazhduar këtë mbrëmje të bukur”.
Kujt mund t’i shijojë kjo tryezë le t’i bëjë mirë. Por para verërave dhe muzikës që kulti mondan shijon, të mos harrojnë se një vit të ri qoftë edhe formalisht për shtetasit që u lypet nesër vota këtu nuk u urua. Pa vit të ri në shijen e kësaj qeverisje janë qoftë edhe formalisht janë diaspora dhe shqiptarët kudo që ndodhen në trojet e tyre e mos më keq edhe politika opozitare.
Një urrejtje përçarëse që me propagandë vazhdon e ushqen ashtu si me simbolikën e datave diktatoriale edhe festimin e netëve më të gjata pa pluralizëm.
21 Dhjetor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)