Teksa e gjithë vemendja e publikut lidhet me zhvillimet politke brenda vendit pë fatet e mëtejshme të opozitës shqiptare duket se askush nuk e ka mendjen tek shkeljet flagrante që qeveria shqiptare i bën masakrimit të natyrës së mbrojtur. Sot Laguna e Nartës po shtrohet me asfalt. Këtë e ndan me “krenari” si lajm përmes ATSH-së (agjencisë propagandistike) kryeministri Rama në rubrikën e njohur Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje…: –“Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) do të jetë porta e hyrjes në jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai parashikohet të rrisë lidhjet ajrore të Shqipërisë nëpërmjet heqjes së monopolit të TIA-s. Në këtë mënyrë, konkurrenca midis VIA dhe TIA do të ulë çmimet e fluturimeve, çka do të sjellë edhe rritjen e numrit total të pasagjerëve.”
I njëjti slogan propagande i njëjti krim mbi natyrën. Sulm ndërtimesh dhe asfal e beton pikërisht tani kur shpendët shtegëtarë folenizojnë për dimërim. Kjo është sjellja”miqësore” e kësaj qeverisje me natyrën.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), nuk do të ngurrojë së denoncuari dëmit që po vazhdon t’i bëhet “Lagunës Nartës”-Zonë e Mbrojtur. Për më tepër të hedhësh asfalt dhe të vazhdosh ta publikosh atë si një arritje në infrastrukturë, turizëm dhe leverdi ekonomike në një kohë kur shkatërron jetën dhe biodiversitetin e natyrës së vendit dhe të Rajonit Mesdhetar, kjo flagrancë e krimit mbi natyrën tregon se ky pushtet i korruptuar nuk pyet për ligj dhe për politikat mjedisore që janë hartuar prej gati tre dekadash në marrëdhëniet ndërkombëtare. duke ndjekur me vemendje ngjarjet degraduese në Lagunën e Nartës, pa dashur të numërojmë shqetësimet e vazhdueshme që kanë ngritur organizatat mjedisore vendore dhe ndërkombëtare UGSHPD ngre fort zërin se heshtja e politikës dhe Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje i bën ata/ato njësoj bashkëfajtor sikurse edhe keqqeverisja.
Me shumë urgjencë publiku shqiptar duhet ta kërkojë ndalimin e ndërtimit të aeroportit dhe të kërkojë mbrojtjen e natyrës ashtu sikurse kërkojnë për veten e tyre furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe hapësira të gjelbëra që çdo ditë po i mungojnë kushteve minimale të jetesës.
Një qeverisje që nuk e kursen natyrën për përfitime, gjithnjë e më shumë po e vërteton qëllimin e saj të errët.
Në qoftë se ky “investim strategjik” nuk do ta shlyejë kurrë borxhin financiar për interesat e natyrës dhe të publikut sikurse reklamohet dhe ende nuk ka marrë dritën jeshile prej proceseve ligjore ku ka ngecur, kjo të lë të kuptosh se ky investim nuk do të ketë jetëgjatësi dhe se degradimi i tij mund t’i shërbejë pazareve të pista të trafiqeve të paligjshme të maskuara me “bumin/fluksin turistik”.
Me shkatërrimin e Lagunës së Nartës bashkë me humbjen e gjallesës, Shqipëria do të dobësojë çdo ditë edhe sigurinë e saj kombëtare.
27 Djetor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)