Sesioni i VII-të i Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Shqipërisë, i çeli punimet me fjalën e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe vijoi me fjalimet nga grupet palamentare si të Aleanca për Ndyshim me kryetar Agron Duka, grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim me Kryetare Mesila Doda, grupi parlamentar i Partisë Demokratike me kryetar Gazment Bardhi si dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste me kryetar Niko Peleshi. Sesioni i ri është përshëndetur më parë edhe nga Presidenti i Republikës ku anëtrësimi në BE ishte theksi i ngjashëm me mbrojtjen në bllok të Integrimit që i bëri Rilindja Socialiste, në një kohë kur me qindra protestues jashtë mjediseve të kuvendit synuan të bëheshin të dëgjueshëm me zërin e tyre për pasojat e pazgjidhura të izolimit të rreth 85 mijë banorëve të zonës së Krujës, përgjatë autostradës Kashar- Thumanë.
Por përsa me kryeministrin që hyn e del nga Shqipëria drejt samiteve ndërkombëtare edhe përse serioziteti i ftesës mund të delegohej për pjesëmarrje nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kur nis një sesion i ri i legjislaturës dhe jeta politke të kuvendit mund të respektohej, kjo mungesë nga Rama të jep të kuptosh shumë. Pa dashur të merremi me sjelljen e munguar në mes të deputetëve, duhet pranuar se barra e rëndë nuk i ra as kryetares së re të sapo zgjedhur Spiropali se sa i ra për detyrë kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i cili u përpoq të zdrugonte për të ulur gungat e korrupsionit kaq të dukshme të ndejtses së postit të kryeministrit edhe me këtë fillim të ri të sesionit të legjislaturës 2024-2025 në Kuvendin e Shqipërisë.
Pikërisht nga porositë e freskëta të sapo marra dhe me theksin ideologjik dhe partiak që ATSH-ja karakterizohet dhe ka marrë përsipër që të ndihmojë propagandën e Rilindjes Socialiste, kryetari i grupit parlamentar Niko Peleshi ju veçuan dy ide “interesante”. Ato kishin një përmbajtje thellësisht të gabuar dhe tone të imponimit nga mazhoranca përsa mendohet se në Shqipëri fjala e lirë dhe i pluralizmi duken të pajetë brenda në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu dhe në shoqërinë shqiptare.
Nën titullin “Integrimi në BE, Peleshi: Opozita të jetë bashkëpunuese në Kuvend”, arrin të kuptosh jo thjeshtë përcjelljen e një lajmi, por urdhërin dhe nxitimin e mazhorancës e cila pas ndryshimeve me një formacion të ri si në kuvend edhe në përbërje të qeverisë vepron duke ju drejtuar opozitës me një kërkesë bashkëpunimi për hir të integrimit në BE. Pikërisht në një kohë kur zgjedhjet e përgjithshme janë vetëm pak muaj larg dhe kur praktikisht shumica ka nisur fushatën.
Si mund të pranohet ky parashtrim nga mazhoranca ku ende nuk kemi dëgjuar një ndjesë publike apo edhe shenjë për marrjen e përgjegjësive nga politika për shkallën e varfërisë dhe emigracionit si dhe nivelet e korrupsionit që kanë tronditur vendin?
A nuk i ra askujt në vesh se Fredi Beleri eurodeputeti i sapo zgjedhur u lirua me kusht?
Çfarë ndodh me drejtësinë dhe politikën, kur çelet sesioni i ri i legjislaturës?
“Humbësi i Himarës” ishte një arrogancë e përdorimit të pushtetit mbi kandidatin e forcës politike”Bashkë Fitojmë”, apo ky shantazh politik do të ndjekë edhe në një vit të dytë kalendarik votuesin shqiptar brenda dhe në diasporë deri në zgjedhjet e përgjithshme?
Para se të kërkojmë detyrimet për pengesat ose jo të integrimit të Shqipërisë në BE, le të kujtojmë qendrimin e kryeministrit Rama kur ai një vit më parë është shprehur:-“…nami u bëftë, mos hyfshim kurrë në BE”. Pra kur mbi një çështje që kërkonte prova dhe drejtësi, ushtrimi policor u bë mjeti për të futur në krizë proceset, një problem që ai një vit më parë e quante të diskutuar dhe të mbyllur dhe se:-“…zotnia është subjekt i drejtësisë, janë organet e drejtësisë që do të vendosin për çdo të ndodhë me të…”. Nga kjo deklaratë shtrirja në kohë është jo vetëm vonesë e integrimit, por ajo nuk është as edhe shërim i ndërgjegjes, sepse përmes harresës opinioni publik është strukur nga forca e pushtetit e një regjimi autoritar që ka bashkuar në një frikën dhe arrogancën.
Në rastin e Belerit, 16 muaj më pas kemi së pari, mos njohjen e postit që dha vota e lirë.
Së dyti, frikën nga makineria shtetërore kundër individit për t’u mbajtur fajtor.
Së treti, tejzgjatjen dhe lodhjen e elektoratit për t’u riorganizuar i lirë në zgjedhjet e pjesshme një vit më pas pa presionin e shtetit dhe të propagandës së tij që dalin përpara qytetarëve me ofertë blerjesh( si në rastin e shpërndarjes së dokumentave të pronësisë) apo me frikë për pjesëmarrje dhe artifica dokumentacioni që penguan pjesëmarrjen në votime.
Së katërti, përplasjet e diplomacisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rreziku i trazimit të ujrave nacionaliste në emër të një patriotizmi të rremë në një kohë kur Greqia është një shtet anëtar i BE-së dhe ka lehtësuar me qendrim dhe me punsim mi 1.2 milion shqiptarë. Shqipëria që nuk bëhet dot largpamëse në politikën ndërkombëtare me fqinjin e jugut propagandon për ta parë veten të integruar, ndërsa me veriun e shqiptarëve të shtrirë në tre shtete, sjellja ka mbetur e ngrirë.
Së pesti, përsëritja e zgjedhjeve të Himarës synoi zgjerimin e hartës së pushtetit vendor të udhëhequr nga socialistët dhe plotësoi një cikël të domosdoshmërisë për mbajtjen fort të pushtetit duke i hapur rrugë precedentit të gjashtë; atë që sigurimi i votës së lirë dhe sistemi i drejtësisë duhet të ruajnë një raport të ndershëm dhe të besueshëm me shtetasit që votojnë. Zbulimi dhe dhënia fund e strukturave të krimit zgjedhor nga cilado ngjyrë që garon qofshin, janë jo vetëm e pabarazi e vlerave mes zgjedhjes, por kthehen në ushqyesin që garanton vazhdimësinë e një sistemi politik të korruptuar.
Të gjitha këto dukuri tregojnë jo vetëm se sa është thelluar tashmë kontrasti dhe raporti i shtetit me qytetarët që kanë të drejtë votës, por edhe nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e zgjedhur nga populli duhet të përballen me të vërtetën. Realitetin shoqëror shqiptar të përçarë nga, varfëria, emigracioni dhe korrupsioni. Pa retorikë dhe fjalime të gjata atyre u duhet t’i japin mbrojtje dhe kuptim pluralizmit. Asnjë opozitë nuk mund ta kërkosh bashkëpunuese në një kohë kur përkatësia partiake, kushtëzon mohimin e dialogut, kur nuk mbrohet fjala e lirë e cila instrumentalizon rrezikshëm drejtësinë dhe kryen izolimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë.
Skema e Himarës ishte një praktikë e gabuar e sesionit të shkuar parlamentar. Ajo nuk mund të vazhdojë të përdoret pa mbarim edhe për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha i cili vazhdon dhe mbahet në arrest shtëpie. Çdo grup parlamentar me pritshmëritë që sjellin ligjet integruese kanë mundësi të shohin garën politike në raport me të drejtat kushtetuese dhe liritë e individit.
Në qoftë se Sesioni i VII-të i Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Shqipërisë filloi dhe vendi po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, vendimeve e qarta nga ana drejtësisë dhe zbatimi i një standardi ku “të gjithë shtetasit janë njësoj të barabartë përpara ligjit”, kjo do të krijojë besim tek shqiptarët. Ndërsa mund të mendohet ndryshe se njerëzit mund t’i bësh për vete me propagandë për të qendruar apo kthyer në pushtet, atëherë kupton se “…llogoret e ’90-tës” nuk kanë ndryshuar dhe se njerzit qendrojnë përsëri përballë një diktature.
Lexoni të dhënat e INSTAT mbi historikun e integrimit dhe marrëdhëniet me BE. Ato fillojnë në vitin 1991. Janë bërë pëpjekje dhe zhvillime ndër vite me ngjarje dhe pika kulmore të cilat janë detyrime dhe përkushtim ndaj popullit. Datat mund të ndiqen nga faqja zyrtare (
https://www.instat.gov.al/al/integrimi/historiku/Historiku), tek e cila pa dashur të japim dhe shpërndajmë kredi politike se cila është puna e bërë, por një fakt i dukshëm dhe ohjektiv është ngecja e zhvillimit në vitin 2020.
Në qoftë se ora e integrimit ka ngecur atëherë në memorjen e përfaqësuesve me moshë më të re u duhet rifreskuar memorja, Ishte ndërgjegjësimi i studentëve dhe i popullit shqiptar që 34 vite më parë hodhën energjitë e tyre kundër diktaturës me dëshirën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.
Jo vetëm kush ka memorje, por ka detyrimin, ka përgjegjësitë dhe ka qytetarinë për të mos e vrarë më shpresën e pluralizmit dhe të demokracisë për Shqipërinë.