Më e ulët se kurrë ndonjëherë më parë për nga gjallëria e pjesëmarrësve të një tubimi me socialistë, kjo ishte atmosfera dhe skena që i imponoi kryetari i PSSH dhe njëherësh kryeministri i tremandateve takimit të 4 Shtatorit, 2023. Ishte asambleja e tij dhe jo e një forcepoitike që po udhëheq prej 10 vitesh Shqipërinë. Krahasojeni këtë takim me atë të 30 vjetorit të PS të dy viteve më parë. Një stadium, “show” dhe festë marramendëse për nga ngritja eskenës për kultin eindividit që mori në dorë timonin e partisë dhe më pas projektimi propagandistik u shndërrua në skandale të një pas njëshme ku drejtësia po vihet në provë serioze. Kjo skemë është zbuluar tashmë dhe nuk ka nevojë për ri-konceptim, por me opozitë dhe ndërgjegjësim qytetar.
Por me 4 Shtatorin e 2023 heshtja e socialistëve përpara Ramës me sa ndodhi po tregon se pushteti ka asfiksuar demokracinë e brendshme në PS dhe shoqëria shqiptare pa opozitë është vetëm një hap larg diktaturës.
Qeverisje e dështuar apo sistem demokratik në fasadë?
Këto dy aspekte tani shihen mirë dhe qartë me nivelin e korrupsionit në rritje dhe mos marrjen e përgjegjësive nga kryeministri Rama aq sa kuvendi po punon pa ndrojtje dhe po zbaton programin e tij pasi dhe opozita është e pa organizuar.
Në një fjalim 90-të minutësh ku u dha vetëm propagandë dhe u fut frika fund e krye, fjalimi u zhvillua në numrin njëjës dhe uni i suksesit dhe arritjeve shpërfilli asamblistët socialistë me një kohë të ekonomizuar ku kishte vetëm dëgjim dhe aspak ovacion. Kjo është figura e autokratit në rritje që shumë shpejtë mund të shndërrohet në diktator. Ndërsa shumësi, asamblistët, duhej të shihnin nga vetja dhe të korrigjonin gabimet. Asnjë emër dhe asnjë individ nuk u përmend më për 89 minuta me rradhë. Në minutën mbyllëse të fjalimit, u rreshtuan emrat e 7 sekretarëvedhe 8 ministrave gjë që shënoi fundin e ankthit brenda asamblesë dhe ndryshimet e vendosura ishin të piketuara vetëm nga kryetari. Një duartrokitje e zbehtë shoqëroi daljen nga transmetimi “live” duke të kujtuar se Rama ishte një orator që e humbi shpejtësinë e mendimit mes projektimit të ardhmes dhe djersiti duke u stërholluar në justifikime që i mbushi mendjen vetes se përgjegjësitë janë të të tjerëve.
Por “live” më pas vërshuan mediat, shumë prej të cilave ashtu siç vërejti dhe UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), problematika u tret me kuriozitetin e posteve partiake dhe qeverisëse dhe më pak me thelbin e një individi autoritar që një hap e ndan nga diktatori.
Krahasoni oksigjenin e 30 vjetorit të PSSH, 12 Qershorit 2021 në qiell të hapur dy vjet më parë dhe shihni zymtësinë e asamblesë së 4 Shtatorit, 2023. Dallimi është i shumë i madh pasi ka vetëmnjë protagonist që udhëheq duke hedhur “ëndrra të guximshme” për t’i shpëtuar drejtësisë nga përgjegjësia e korrupsionit shtetëror.