“Çelësi për në BE”, është diçitura e skicës më të fundit nga LD-NY24 mbi marrëzinë e fundit elektorale që po sajon kryeministri Rama.
Heshtja dhe eliminimi i kundërshtarëve, izolimi ndërkombëtar dhe shterimi i mesazhit politik po e plotësojnë pasigurinë e tij me mosbesim dhe egërsi.
De facto, me vet shpalljen edhe njëherë kryetari i bashkisë së kryeqytetit që tashmë po i afrohet një popullsie me 1 milion banorë, fitorja me çdo kusht e zgjedhjeve ka të bëjë vetëm me pushtetin për t’u mbrojtur nga krimi ekonomik dhe tatëpjeta e korrupsionit.
Që pas shpalljes së renditjes së subjekteve politike në listën e KQZ për zgjedhjet e 11 Majit, 2025 një javë më parë, prirja më e re që shpreh ankthin humbës të Ramës janë vetmia dhe leximi “i vijave të fatit” të dorës.
Në këtë gjendje shpëtimi është që të kthehet në fallxhor/lexues i fatit të së ardhmes pasi nuk ka më asnjë program politik që propaganda dhe ideologjia progresiste e së majtës ta mbrojë Ramën si kryeministër dhe drejtues partie politike.
Dora që gjoja simbolizon numrin pesë të PS në lista mbetet një gjetje e sforcuar dhe e turbullt edhe për vetë rradhët e socialistëve pasi kjo është dora përzgjedhëse që elita i shndërron vetëm të joshurit në rilindës.
Por cilido që të jetë justifikimi se çfarë do të thotë me këtë tendencë të re kryeministri, gjetja e dorës është e ngjashme me përkohësinë e historive të sajuara si “të stuhisë në gotë” që Rama krijon për të fshehur veprimet e mirë-menduara. Ai u hodh për ndalimin e tik-tok, pikërisht tani që njerëzit të mos kenë zë dhe me daljet vetjake në mediat sociale lodhet për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve që vetë i ka krijuar gjatë këtyre tre mandateve. Pasaporta e BE një tjetër shpikje në rrëmujën e mesazheve elektorale pa një program është treguesi se sa propaganda deri tani ka mashtruar dhe gënjyer aq sa detyrat e shpërfillura po rezultojnë me ngrirje dhe me shtyrje të shpresave të integrimit të një populli të varfër dhe të mplakur si pasojë e korrupsionit të administratës dhe të elitës së Rilindjes Socialiste. Turrjet drejt diasporës u tkurrën deri tek takimet kokë më kokë të Taulant Ballës nëpër Evropë dhe SHBA që më së shumti janë përllogaritje se si makineria elektorale e tre mandateve me patronazhistë do të aplikojë skemat e tjetërsimit të votës.
Përballë këtyre çudirave, shqiptarëve ju duhet një çelës për ta ndryshuar sistemin dhe jo një pasaportë me fytyrën e korrupsionit për të shkuar në BE.
24 Mars, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)