Tri foto-lajme ku në të parën Kryetari i Bashkisë Tiranë me veshje sportive po bën llaç e beton në oborrin e Shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” Tiranë, tjetra në Davos Zvicër dhe e treta ku janë disa këshilltarë bashkiakë të opozitës të revoltuar që ju hiqet e drejta e fjalës, shprehin shumë për dinamikën e gjendjes së kryeqytetit që çdo ditë përkeqësohet prej mashtrimit dhe korrupsionit. Një detaj i vogël që ta jep mundësinë të kuptosh se përse Veliaj është i pakapshëm, janë këpucët e tij sportive kur ai shihet si mes llaçit të Tiranës, ashtu sikurse mund të gjindet thuajse me të njëjtën veshje brenda ditës kudo sikurse edhe një ditë më pas në latrësinë e 1560 metrave në Alpet e Zvicrës. Veliaj në fshatin malor të Davos-it i njohur si vendi ku njëherë në vit mblidhen influencuesit ndërkombëtarë të botës politike dhe ekonomike.
A ka shqetësime më të mëdha se Tirana sot në këto ditë tè nxehta, të tymosura e pluhurosura, të përmbytshme nga shirat, e papastëra nga plehrat, me ujë dhe energji të racionuar ndër vite si pasojë e projekteve të vjedhura, por edhe ballëlartë për mikpritjen e turistëve?
Jo!
Nuk ka shqetësime sepse Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka të gjitha gjërat në vijë dhe një shërbim drejt Alpeve të Evropës sikur të ishte një pinjoll i familjes Shwab apo të Sorosit (dy filantropistëve që po i mungojnë kohët e fundit të frymës globale për një rend të ri në Davos), e qetëson, e oksigjenojnë dhe e përtërijnë atë. E energjizojnë siç thotë Rilindja Socialiste nga ngarkesat e përditshme dhe të mërzitshme të Tiranës siç janë kullat, turizmi dhe projekteve proglobaliste të klimës, gjelbërimi, i ojq-ve që vërshojnë në çdo drejtim nga gjinia tek arti, kultura, teknologjia dhe informacioni progresist kryesisht me ndikim tek brezi i ri për ta patur më të lehtë këtë gjeneratë si mështetje e votuesve të ardhshëm të Rilindjes Socialiste që sheh 2030-ën e përtej..
Por pa dashur të ndikojmë opinionin e lexuesit, do t’ju tregojmë përmes monitorimit se si prodhohen lajmet për Veliajn. Do t’ju rendisim vetëm titujt e ATSH brenda datës 26 Qershor dhe prej aty do të kuptoni menjëherë se i njëjti formulim i përcillet mediave audio-vizive kombëtare dhe solistët femra e meshkuj ( gazetare/ë dhe spikere/a), i përsërisin ato si lajme dite lokale. Një influencë dhe propagandë e investuar për të mashtruar publikun për të treguar se Veliaj është çdo ditë menaxheri punëmbaruar i kryeqytetit dhe udhëheqësi politik i qarkut të Tiranës me një popullsi gati 1 milionëshe.
Ja tititujt përkatësisht që publikon ATSH-ja;
1- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim aktivistin shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari.
2- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish-shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar.
3- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për nxënësit.
4- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi banorët e zonave si Kashari, Farka dhe Dajti, se shumë shpejt do të hapen çerdhe dhe kopshte të reja.
5- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka nisur një super aksion për pastrimin e mbetjeve në qytet, për shkak të dyfishimit të mbeturinave nga fluksi i madh i turistëve, që po vizitojnë kryeqytetin.
6- TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialsite për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot qyteti është shumë herë më i pastër se më parë.
Në qoftë se me datë 26 Qershor, 2024 Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte rekordmeni i objektit të lajmeve të prodhuara në ATSH (Agjencinë Telegrafike Shqiptare), ose agjencinë e propagandës zyrtare të Rilindjes Socialiste me plot 6 vendndodje brenda së Mërkurës, dita e nesërme e Enjtja 27 Qershor, u duk sikur po kalonte pa prodhuar lajmin e ditës për Erion Velinë dhe propaganda do të gjindej në boshllëk. Por jo nuk kaloi shumë dhe Kryebashkiaku që qytetin e rreh rreth e rrotull me biçikletë u pa papritur në Davos të Zvicrës për të marrë vlerësimin “Shembulli i ndryshimit” duke shmangur qëllimshëm pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe mungesës gjatë protestës së javës që mbajnë qytetarët. Populli i Tiranës dhe opozita që mbështesin Aleancën për Teatrin janë përgatitur për protestën e 14-të ata janë dëshmitarët që çdo herë kanë ndier mungesën e një zyrtari të lartë administrativ dhe politik të Rilindjes Socialiste si Veliaj që mesazhet për “gomat e djegura” dhe “molotovët i hedhur” në protestë i etiketon me fjalor “trimi” dhe me ironi sa herë që ndodhet në binjakëzime prej qyteteve fqinje në Evropë dhe deri në Japoni, pa harruar se herë të tjera ai mund të ndodhet në përurimet e reja pranë Njësive Bashkiake që i urdhëron apo në bazën socialiste me detyrën e thirrjes dhe sigurimit të numrave të anëtarëve të rinj të Kongresit Zgjedhor të PS me 20 Korrik, 2024. I vetmi rast kur Veliaj u shfaq ndyrshe, hakërrues dhe agresiv në Këshillin Bashkiak ishte dalja nga SPAK më 10 Prill, 2024 ku me gojë dhe përpara medias ironizoi kur e etiketoi opozitën si “llumi i shoqërisë shqiptare” dhe drejtuesit e tyre “të zbrisnin nga paralelet dhe dritaret dhe të shkonin në SPAK”. Ja si u dha deklaratë e tij në atë kohë, pra rreth 80 ditë më parë:”…këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit…” për të vazhduar me propagandën, mashtrimin dhe vetë mburrjen duke deklaruar se: “Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”.
Këto deklarime të Veliajt janë bërë tashmë historike dhe nuk mund të nënvleftësohen sepse prej tyre janë marrë vendime politike dhe ekzekutive që kanë përcaktuar jo vetëm mënyrën e qeverisjes së kryeqytetit përmes lidhjeve nepotike dhe korrupsionit, por ato shihen qartë në mbarë Shqipërinë se si ajo po qeveriset. Përgjegjësia e qeverisjes së Tiranës tashmë jo vetëm përpara protestave të qytetarëve, por përballë ligjit dhe drejtësisë janë hapi i vetëm vendimtar që do të mund të frenojnë fillimisht abuzimet, dëmin ekonomik dhe korrupsionin.
27 Qershor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)