(Kur Veliu mbulon në foto Sulltanin, fajin e ka propaganda dhe dezinformimi)
Veliaj dhe Rama ndërrojnë rolet drejtuese gjatë një dite.
Njëri të tregon forcën dhe përgjegjësinë përpara ligjit, ndërsa tjetri për të mos i humbur lajmit të ditës ndan medalje mbi medaljet.
Jetojnë të dy në një qytet.
Të dy me të njëjtën agjendë.
Të dy në një ekran.
Të dy në një parti.
Të dy në krye të rijetësimeve.
Të dy në në ballë të çdo krize që prodhon amatorizmi i Rilindjes Socialiste,
por që zgjidhen duke shpenzuar buxhetin e shtetit.
Të dy gjithnjë janë në krye të një cilësie të re,
Që të dy kurrë nuk harruar veset e mashtrimit dhe premtimeve.
Sa klikime patronazhistësh do të kishin këto renditje vargjesh, sikur ato të mos flisnin për realitetin e sotëm të Tiranës Kryeqytet të Veliajt dhe Ramës kryeministër të Shqipërisë dhe vargjet të mbanin titullin “Aksioni për pastrimin e Tiranës” (?!).
Nuk ka më fyerje që u bëhet qytetarëve nga këta drejtues që edhe kur nuk kanë ç’të thonë dalin prapë me propagandë dhe aksione.
Të mos shkojmë më larg se fundi i muajit Gusht.
Rama hodhi parullën në ATSH, televizionet pro qeverisë dhe në rrjetet sociale; “10 parqe në dhjetë ditë”
Asnjë raport nuk dëgjuam më pas nga askush. Ndërgjegjësimi ndodhi vetëm me 1 Shtator, kur elita e Rilindjes Socialiste u fsheh për tetë orë në Parkun e Dajtit. Mbase ky ishte rezultati “, “10 parqe në dhjetë ditë”.
Por në qoftë se e duam edhe më të freskët mashtrimin, këtë rradhë atë do ta gjejmë në aksionin e Veliajt në kryeqytetin e mbuluar nga mospastrimi i plehrave. Madje përgjegjësit kryebashkiaku shprehet se do ti shpjerë në gjyq për mos zbatim kontrate dhe punën e tyre do ta marrë vetëm një kompani pastrimi dhe kjo është Eco Tirana.
Pra u shpik sërish një krizë nga menaxheri Veliaj që të justifikohet mos pastrimi i kryeqytetit.
Ky vendim kërkon firmë dhe bashkëpunim me këshilltarët bashkiak.
Nuk e dimë ende nëse kjo vërtetë ka ndodhur ashtu sikurse mund të gjejmë edhe shpjegime, por një fakt është i qartë se vetë Veliaj është parë për një foto dhe video të aksionit për pastrimin mes dy punëtorëve që spërkasin lëndë dezinfektuese në mjedise shkollash.
Lindin shumë pyetje nga ky aksion i shpejtë mjegullues.
Përse Veliaj nuk ruan shëndetin e vet kur punonjësit bëjnë spërkatjen në mjedise të mbyllura?
Çfarë lënde po përdoret, në çfarë libra shkruhen helmet?
A ka përfaqësues të institucioneve të shëndetit publik në këto procese?
A i njofton administrata e shkollave nxënësit, mësuesit dhe prindërit?
Sa është fatura/kostoja e këtij shpenzimi?
Këto situata që lidhen me paranë, rendin, arsimin dhe shëndetin kurrë nuk do t’i kuptojmë sepse ministrat dhe drejtorët ndërrohen dhe vetëm kryetarët në krye të propagandës dhe të korrupsionit qëndrojnë.
Këto aspekte jetike për qytetarët duhet t’i mbajë lajmi dhe e drejta e informimit mbi “aksionin” në një shoqëri që mendohet se bëhet transparenca e vendim-marrjeve.
Ju lutemi jo vetëm propagandë!
Jo sepse po e vetë-vrisni imazhin e tre mandateve me duart tuaja dhe nga ngutja.
Sepse nxitimi nga propaganda ju bën atë që adhurimi për Velinë, t’na e mbulojë nga çerçeveja* e Sulltanin*, siç ndodh me ATSH-në. Veliaj pas inspektimit ndan çelësat e apartamenteve për fituesit e medaljeve të bronzta nga Lojërat Olimpike “Paris 2024” për dy mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.
Por në këtë rast, propaganda dezinfektuese me gojën e Velisë promovon monopolin e pastrimit duke kërcënuar me proces gjyq konkurrentët e Eco Tirana kur thotë:-“…E kemi provuar se në vendet ku pastrimin e kryen Eco Tirana dallon shume nga shërbimi i privatit. Nëse mendon dikush se duke lënë plehrat pa mbledhur, duke mos zbatuar kushtet e kontratës, unë do të ndërroj mendje apo bashkia do ta kthejë vendimin pas, ka gabuar. Siç kanë gabuar të gjithë ata që i kanë dalë bashkisë kundër, siç gabonin ata që i dilnin kundër shkollave, kopshteve, çerdheve, Teatrit, Bulevardit, Pazarit, Liqenit, e kështu me radhë. Nuk ka asnjë kthim pas”.
Të dy krerët si të qeverisë edhe të bashkisë janë të vendosur se nuk ka kthim prapa.
Të dy për të mos i munguar ekranit gjithmonë bëjnë gjetje dhe japin shfaqje për imazhin.
Sot ata i bashkoi edhe Parisi.
Jo për plehrat, mashtrimin dhe shantazhin kur përmenden proceset gjyqësore, por për Parisin e Olimpikut.
Velia e binjakëzoi bashkinë, ndërsa Rama jep medalje përmbi medalje.
Nderimet dhe çelësat, janë mbushjet me ngjarje sa herë që thellohen krizat.
Jetojë të dy në një kryeqytet.
Ndërrojnë rolet në një ditë sepse takohen shumë rrallë.
*çerçeve – (huazim nga turqishtja), për kornizën e fotografisë
* sulltan- (nga turqishtja), sundimtar suprem
4 Shtator, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)