Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit.
A ndodhet demokracia shqiptare në udhëkryq?… dhe kjo për Kukësin në veçanti jo vetëm si një qytet veri-lindor i Shqipërisë i lënë në harresë, por si një qytet që po shkon në zgjedhjet vendore të 24 Shtatorit, 2023 si qyteti ku janë kryqëzuar shumë interesa dhe të kuptuarit e demokracisë.
Përmes sjelljes në kohë UGSHPD (Unioni i Gazetarëve i Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i paraqet publikut vemendjen mbi vlerën e votës së lirë për demokracinë shqiptare që kanë zgjedhjet e Kukësit. Ato mund të jenë pikë kthese dhe forcë ndryshimi kur qytetarët e saj i marrin sinjalet e qarta prej së shkuarës, izolimit monist dhe harresës nga tranzicioni.
Pjesëmarrja në votime dhe rezultati i saj do të jenë përcaktuese për të kuptuar se qytetarët kanë në duart e tyre fatin e ndryshimit dhe mbrojtjen e demokracisë përmes votës së lirë. Tranziconi i gjatë dhe vetë politika mund të marrin mësim edhe nga qyteti më i varfër verior në këto zgjedhje vendore të parakohëshme ku dallueshëm qendrojnë liria dhe zhvillimi kundrejt monizmit dhe korrupsionit.
I gjithë ky proces plot dinamikë vjen natyrshëm edhe pse pjesa më e madhe e vemendjes gjthmonë tërhiqet nga politika. Aty në plan të parë janë parë të dy kandidatët (PS me Albert Halilaj dhe BF me Emri Vata), dhe pas tyre forcat përkatëse si mazhorancë, opozitë e bashkuar dhe më tej një tjetër opozitë e dytë e fshehtë dhe e tërhequr nga pjesmarrja me kandidatë, por në mënyrë hije, me komisionerë.
A është kjo e fundit jashtë interesave?! Apo ndikimi i saj mes opozitës do ta kishte përshtat emërtimin “më jep të jap” se në këto zgjedhje ky “fenomen i ri” po ndikon si një forcë përçarëse dhe pritëse e shpërblimit pas daljes rezultatit.
E gjithë kjo tabllo, u pa dhe u zhvillua me veprimin e një fushate zgjedhore të shkurtër në kohë ku politika nga të dy anët e përfaqësimit kreu takimet me zgjedhësit, dha premtimet dhe në një rast (PS) mbajti koncert përmbyllës i ndaluar paraprakisht nga kodi zgjedhor dhe i denoncuar nga vëzhguesit. Përsa seicila forcë politike mendon të marrë drejtimin e bashkisë, frika e kuksianëve është gjendja se çfarë do të ndryshojë pas kaq vitesh harrese. Ku shihet pavarësia e munguar që nesër pas zgjedhjeve të shihen qartazi ndryshimet dhe zgjidhjet e problemeve më jetësore, zotrimi i fateve në duart e veta si qytetar. Punë, frenim shpopullimi përmes emigracionit, strehim, shkollim, ushqim në tryezat familjare, shërbim shëndetësor, këto më së pari dhe njëherazi pas tyre projekte zhvilluese ekonomike që burojnë nga pasuritë e mëdha natyrore dhe ndërlidhjet me vendet fqinjë, rajonin dhe më gjerë përmes lëvizjes së lirë.
A e ka 24 Shtatori forcën e fuqisë së votës së lirë?
Ky moment është pikërisht kryqëzimi i interesave.
Por askush më mirë se vetë kuksianët nuk mund ta shprehin zgjidhjen.
Historikisht i varfër, por i bekuar me burimet natyrore dikur në bashkimin e lumenjve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi shtrihej qyteti Kukësi i Vjetër. Ai ishte fill pas pavarësisë së 1912 një fshat bujqësor dhe blegtoral, vendbanimi i një popullsie të vogël me pak zhvillim, por gjatë viteve të mbretërisë shqiptare (1925) zbuloi përmbajtjen e mozaikut të jetës së njerëzve, malësorëve, të ardhurve me profesione e specialitete si mësues, mjekë, inxhinjerë, ekonomistë etj. nga krahina dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, qasjen e pakicave të etnive sllave dhe fillesat e një shkëmbimi tregëtar me popullsinë e Kosovës që deri në vitet e para Luftës së Dytë Botërore. Kukësi ishte në qendër dhe i rrethuar me traditë, mjeshtëri dhe besë prej banorëve përrreth si Has, Krumë, Kolesian, Kolsh Prizren e Gjakovë, Bicaj, Gorë, Shtiqni etj. dhe mund ta rimerrte natyrshëm pamjen e një qendre të rëndësishme në rajon për zhvillim ekonomik e kulturor si thellë në kohët e ilirëve të alpeve dhe dardanëve. Por lufta dhe pas lufta me vendosjen e diktaturës komuniste e shëndrruan jo vetëm në izolim, por qyteti dhe burimet natyrore për rreth i shërbyen sistemit socialist si vend përndjekje dhe internimi të shumë familjeve dhe intelektualëve si një ndëshkim përmes jetës së vshtirë dhe kushteve të punës. Burimet natyrore nga pyjet dhe kullotat, industria e drurit dhe punishteve të qilimave, bimët mjeksore dhe mineralet, bujqësia përmes patates dhe misrit (kallamoqit) kryesisht shuante urinë e zonës dhe fuqisë puntore në kantjeret që u ndërtuan për sharrat, minierat dhe digat ujëmbledhese. Ky ishte aspekti më i thellë shrytëzues i sitemit socialist mbi natyrën dhe popullsinë që gjurmët i fshiu me përmbytjen e ujëmbledhësit të hidrocentralit të Fierzës, një gjigand energjitik në shpatullat e një vendi të vogël që ende vuan nga mungesa e energjisë, ujit dhe çmimi i lartë për përdorimin e tyre.
Përse ishte e nevojshme kjo panoramë mund të lindë pyetja?
Përgjigja del vetiu prej dikujt që ka lindur është rritur, ka krijuar familje apo edhe ka punuar me vite në atë qytet ashtu edhe sikurse e një turisti shëtitës që mrekullohet nga peizazhi malor. Fisnikëria dhe urtësia e kuksianëve mikpritës ka qenë gjithmonë e shquar dhe ajo rishfaqet dhimbshëm kur ujëmbledhësi shterron deri sa shtratet e lumenjve Drini i Bardh dhe Drini i Zi zbulohen dhe nga gjarpërimi i rrugës sheh mbetjet e qytetit të vjetër kur dikur qyteti kishte një qendër fare të thjeshtë, urë, teleferik, spital, kazerma/magazinë dhe punishte, varreza, çezme uji, bulevard, shtëpi kulture, kinema, shtatoren e Gjergj Kastriotit, shkollë, pazar, furrë buke, kasap, berber, lëndë ndërtimi, radio-stacion dhe degë të punëve të brendëshme,… të gjitha janë gjurmë dhe fragmente të kujtesës nga një “film bardh e zi”, një histori në shekuj e pa shterrurr si dy drinat.
Kjo më sipër është një pjesë e panoramës së harresës së qytetit Kukës së cilës çdo premtim elektoral dhe i cilitdo subjekti politik sot, duhet t’i shtojë përgjegjësinë e të shkuarës. Qyteti i vjetër desh humbi nga përmbytja në vitet ’70-të dhe më tej me tranzicionin izolimi, varfëria dhe harresa u bënë shkak i shpërnguljeve dhe i emigrimit më të madh të qytetit i cili në dhjetë vitet e fundit rrënoni edhe dinjitetin e vlerave të larta si pjesë e rrugës së kombit si dhe kryeqyteti i shpërguljes, streha e rreth gjysëm milioni të popullsisë së kosovare, vëllezërve shqiptarë të dëbuar prej genocidit serb në pranverën e vitit 1999. Ky dinjitet dhe këto pasuri të çmuara i duhen kthyer me gjallëri marrëdhëniesh të kuksianëve mes vetes dhe mes shqiptarëve.
Që Kukësi të mos mbetet as i përmbytur dhe as i harruar, por më i lartësuar vlen t’u sjellim një shembull prej shkollës dhe ndokujt prej viteve nga bangot e fillores do të mund t’i kujtohej gjëegjëza; “…cili është ai qytet në Shqipëri që është i formuar prej tri pyetjesh?”.
Përgjigja rrufe do të ishte Kukësi (Ku?, kë?, si?). Të mirëkuptuara sot me kërkesat e domosdoshme të demokracisë për kuksianët dhe shqiptarët përgjigja për çdo pyetje do të ishte:
-Ku?
-Në kutinë e votimit.
-Kë?
– Demokracinë dhe Zhvillimin
-Si?
-Me votën e lirë dhe të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)