Me Nikollën në të djathtë dhe Çuçin majtas, për rreth 120 minuta mbi 100 rekrutë politikë të PS dëgjuan pandërprerë dhe pa pipëtirë kreun e tyre Rama. Në fjalimin mbi forcën politike të Rilindjes ashtu si dhe mbi administratën kryeministri, Rama në qendër nuk përmendi emra për të paaftët dhe përgjegjësit e pritshëm të korrupsionit (hajdutët), por thelloi si asnjëherë fyerjen verbale. Në Rilindje ka vdekur demokracia dhe të gjithë kokëulurit që mbanin shënime u mpinë nga ideologjia dhe vërtetë rreth e rrotull në ato mjedise sillet fryma e fjalimeve të dhunshme dhe fantazma e diktatorit komunist Hoxha. Është e njëjta sallë pak muaj para vdekjes fizike të idhullit të fshehur të së majtës, rreth 40 vite më pas.
Nuk do të ndaleshim në idetë që u munduan të jepeshin aty pasi fund e krye mohohet orjentimi perendimor i vendit dhe pluralizmi. Përdorimi i drejtësisë për të luftuar kundërshtarët politik i gjen shembujt në Rusi dhe Pakistan. Këto ide Rama mund t’ja shesë Moduleve të Akademisë Politike që ka menduar të bëjë, por jo qytetarëve që po rëndohen çdo ditë për përballimin e jetës. Në atë grup parlamentar drejtuesi 11 vjeçar pranoi korrupsionin dhe vjedhjen ku vetë nuk njeh përgjegjësi për dështimin dhe falimentimin e politikave shtet formuese duke përforcuar rradhët e mbrojtjes së pushtetit të vet. Ky pasazh fjalimi flet shumë për ndërzimin Rilindas ndaj demokracisë:
“Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, duke ia vënë shtetit që po ndërtojmë të gjithë pushtetin e Partisë Socialiste në dispozicion,bashkë me gatishmërinë për të marrë çdo kosto, ose kjo dallgë e sapongritur e drejtësisë së re, kundër abuzuesve të pushtetit politik e të funksioneve publike, do të thyhet nëpër shkëmbinjtë ende të kudondodhur të kulturës e të politikës së vjetër antishtet.
Prandaj dua edhe të jem shumë i qartë këtu me ju:
… si për këdo mes nesh, sado afër këtu apo sado larg nga këtu, që tradhton ata që na kanë besuar, duke flirtuar me armikun e shpallur numër një të kësaj lufte, i cili është korrupsioni.
Kush flirton me atë armik, kush i tradhton besimtarët tanë, anëtarët e thjeshtë të kësaj partie, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, afro 800 mijë zgjedhësit që secilit e secilës këtu në këtë sallë, i kanë bërë nderin e jetës, duke i dhënë mandatin e lartë të përfaqësuesit të një populli e një atdheu të tërë, në parlament apo në qeveri, deputet a ministër, nuk është as ne, nuk është as i yni, e as nuk ka asnjë punë me ne!
Edhe njëherë duhet theksuar se askush nuk piptiu dhe ngriti pyetje në këtë sallë të vendimmarrjes politike socialiste. Rezoluta nënshkruhet ashtu sikurse çdo vendim ku sot janë zhdukur milionat e investimeve dhe ende nuk kemi asnjë përgjegjës. A mund të flitet për dëmin ekonomik përmes shifrave qoftë edhe njëherë të vetme? Apo duhet të priten raportet ndërkombëtare mbi bujqësinë, shëndetësinë, arsimin, mjedisin dhe transportin dhe bashkë me to sistemi zgjedhor, krimi i organizuar, liria efjalës dhe dhuna ndaj gazetarëve ku Shqipëria bie çdo ditë në renditjet e fundit.
Së fundi, Rama është i shqetësuar nga korrupsioni dhe vjedhja të cilat i pranoi sepse do të monitorohen paratë që blejnë dhe manipulojnë zhjedhjet. Me këtë bilanc ai nuk mund të japë dorheqjen sepse i duhet mbrojtja e pushtetit ndaj propaganda ka një fokus median dhe turizmin. Para ende të pa deklaruara dhe transparente për arkën e shtetit.
Në çdo edicion lajmesh për televizionet qeveritare sikurse dhe ATSH-ja, pas fjalimeve të kryeministrit që e ka harruar Kuvendin e Shqipërisë prej kohësh, atmosfera e turizmit është kthyer gjithëvjetore. Publiku i ndjek këto informacione ashtu sikurse edhe sheh në studiot televizive, politikanë e ministra, analistë e moderatorë që përpiqen ta përkthejnë Projekt Rezolutën (“Për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion”), jo vetëm duke ja shpërndarë ndërkombëtarëve, por edhe shqiptarëve brenda vendit dhe atyre në diasporë me largpamësinë e 2030-ës Evropiane të Rilindjes. Askush prej tyre nuk ndalet tek shkaku i korrupsionit dhe vjedhjes së një sistemi të ngritur që po përpiqet ta gllabërojë drejtësinë.
Rama ka hyrë në ciklin përmbyllës të pushtetit, teza e tij e përgjegjsive individuale e mbrojtur me këtë lloj propagande ku investohen miliona euro për të qendruar në pushtet i vetëm nuk jep rezultat. Sikurse ai po i lëshon të vetët me gojën myllur, dikush shumë shpejtë do ta godasë. Fjala e lirë dhe demokracia për Rilindjen Socialiste ka vdekur sepse është pasuruar elita, shërbëtorët dhe burgu me pagesë për të mbuluar gjurmët e krimit ekonomik dhe duke varfëruar Shqipërinë dhe shtetasit e saj.
Përpara drejtësisë të gjithë të barabartë dhe jo drejtësi që imponon politika.
Rama e humbi mbështetjen ndërkombëtare. E vetmja formë për të mbijetuar mes të vetëve është ngritja e kultit të duke i shëmbëllyer gjithnjë e më shumë Hoxhës, por tani i gjithëditur me çështjen globale. Një riciklim ideologjik dhe jo përmbysës siç shprehet tani pas 40 vitesh, kohë kur diktatori endej fizikisht dhe bashkë me të frika e pushtetit.
Rama e humbi mbështetjen ndërkombëtare sepse po lufton pluralizmin duke futur një përçarje si dikur lufta e klasave, ku shqiptarët kundërshtarë politik janë armiq. Ndaj humbjen në këtë rast duhet t’ia provojnë së shpejti shqiptarët dhe diaspora se sa ky sistem ritmikisht po i vjedh dhe po “i integron” në botë duke i dëbuar shqiptarët, duke krijuar kështu humbjen njëherë e mirë të pushtetit.
8 Maj, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)