Njohja me Konventën e Bernës dhe Protesta Mjedisore për të mbrojtur natyrën në Lagunën e Nartës ishin gjatë javës dy nga veprimtaritë ndërgjegjësuese për të mos lejuar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në zemër të zonës së mbrojtur.
Ato theksuan se:
“Përpjekjet e autoriteteve për të legjitimuar ndërtimin e aeroportit të paligjshëm u pasuan me ndryshimin e kufijve të zonës së mbrojtur Vjosë Nartë, duke i hequr mbrojtjen 300 hektarëve në zemër të Peizazhit të Mbrojtur , hapësirë e cila përkonte ekzaktësisht me kantierin, ku ndërtimi pa leje vazhdonte prej një viti”
po ashtu sikundëre dhe çështja është futur në labirinthet e drejtësisë shqiptare për të manipuluar me faktet dhe vjedhur kohën duke përfituar nga toleranca e interpretimit të ligjeve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
“Qëndrimi Konventës Bernës nuk mund të jetë detyrues për qeverinë shqiptare por ama është një kambanë alarmi për të gjithë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë,”.
Cila është rruga që do të ndjekin shqiptarët për vendin e tyre?
Jemi shprehur dhe kemi sjellë përpara opinionit publik rrezikun për shfarosjen e gjallesës që sjell ndërtimi i aeroportit. Kemi zbuluar përdorimin e politikës si mjet i përfitimit elektoral mbi një objekt ekonomikisht të paqëndrueshëm përsa i përket zhvillimeve integruese të Shqipërisë në familjen ndërkombëtare. Kemi treguar se investitorët strategjik përdoren në skema të përfitimit klientelist të qeverisjes aktuale që përfundon formulën me zhytje borxhi, zgjerim korrupsioni, humbje e besimit tek drejtësia dhe varfërim të popullsisë ku të gjitha këto probleme tani janë në sipërfaqe dhe fare të dallueshme, janë mjetet e informacionit dhe media pro pushtetit që po zhvillojnë një propagandë të zhurmshme në drejtim të turizmit duke nënvleftësuar krejtësisht dy ngjarjet.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës(UGSHPD), kreu gjatë këtyre dy tre ditëve një monitorim mbi pjesëmarrjen e medias në ndjekjen e problemit dhe ndërgjegjësimin e publikut. Situata është e mjerë. E ndoqën dhe i raportuan veprimtaritë vetëm disa media të pakta mes tyre si; Zëri i Amerikës-Shqip, Citizens TV, Syri Tv, Ora News, Reporter.al, Zoom.al, Faxweb, faqet në internet nga AOS dhe PPNEA dhe mediat sociale si Facebook dhe Youtube që shihen në ilustrimin më poshtë.
Ndërsa për mediat e tjera thënë ndryshe mediat e mpira dhe zëdhënëse të qeverisë, ngjarjet ishin të padukshme. Përditësimi i tyre në ATSH, RTSH etj. media që ndjehen “të pavarura”, flitej dhe flitet për një sezon bumi turistik. Pra vazhdohet me jehonën e asaj propagande që shtroi Rama në asamblenë e heshtur socialiste dhe ku krehu qeverinë. Paaftësia, gënjeshtra dhe hipokrizia po shfaqen edhe më hapur. Ministria e Turizmit që nënkupton edhe Mjedisin po harton që sot planin e vitit turistik 2024. Bukur dhe kjo është një ëndërr e ngritur mbi padrejtësi dhe korrupsion.
Padrejtësia tregohet me shkatërrimin e burimeve të natyrës, të jetës dhe të ekonomive familjare në zonën e mbrojtur në Lagunën e Nartës, të studimeve shkencore dhjetra vjeçare, të respektimit të konventave dhe marrëveshjeve që janë tregues i drejtpërdrejtë i integrimit në BE.
Korrupsion dhe më tej degradim ky qëndrim i pushtetit dhe i politikës shihet në ditën për diell. Qeveri e zhytur në skandale dhe korrupsion të panumërt që shpreson të fuqizohet nga përfitimi ekonomik prej burimeve natyrore Shqiptare. Degradim sepse natyra do të kërcënohet përfundimisht duke e kthyer vijën e bregdetit Shqiptar në një shkretim gjallese dhe një territor ndërtimesh me beton dhe asfalt jo prodhues dhe të paqëndrueshëm si zhvillim ekonomik edhe në rastin e prirjes nga bumi turistik.
I gjithë ky monitorim zbulon jo “pa dashje” në sy të qytetarëve edhe disa naivitete, cinizmin dhe papjekurinë që shfaqet nga qëndrimet hipokrite të qeverisjes që duke u pasuruar po shtyjnë axhenda të marrjes në dorë të çdo pushteti një demokraci false me shumë pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Çfarë vlere ka dhe kanë shkrepjet e celularëve të Ramës dhe të kabinetit të tij që po shterojnë nga idetë ritmikisht në ATSH e të tjera media që u duket se bëjnë “lajme” dhe vetëm reklamë turistike, ndërsa Konventa e Bernës dhe protesta mjedisore përpara dyerve dhe dritareve të Kryeministrisë dhe Ministrisë kurrë nuk vështrohet dhe për më tepër të pasqyrohet.
Për publikun dhe qytetarët besojmë se ky mbetet edhe mësimi që mund të merret nga keq qeverisja. Delir, vetëkënaqësi, gënjeshtra dhe korrupsion mbi një realitet shoqëror që po varfërohet skajshëm dhe do të humbë liritë dhe të drejtat shumë shpejt.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)