Përse dy globalistët apo dy kryetarët kryesorë të Rilindjes Socialiste njëri për të gjithë Partinë si dhe tjetri për Qarkun e Tiranës e kanë kokën në vend të keq sa herë që na shesin propagandë?
Tirana dhe Shqipëria janë si mos më keq prej gërryerjes nga korrupsioni dhe renditen ndër të fundit në listën e detyrimeve për t’u afruar me BE sepse standardi i jetës së shtetasve në 11 vite qeverisje e lustrojnë, por edhe e shantazhojnë me mënyrat e tyre për të vazhduar qëndrimin në pushtet.
Për Velinë dhe Ramën si dhe anasjelltas pushteti të bën të kuptosh se bota sillet vetëm rreth tyre.
Ky qëllim i tyre është arritur veç me largimin e vëmendjes nga përgjegjësitë dhe skandalet dhe ngritja e imazheve që ata të dy vazhdimisht mbështesin e krijojnë këtë atëherë kur duhet.
Kur puna vjen për t’u përballur me përgjegjësitë jo rastësisht Veliaj dhe Rama fshihen apo humbasin me ditë të tëra. Ata rastësojnë sa gjendjet shëndetësore e deri në kthimin e vizitave jashtë shtetit ku izolimet e ngushta nga takimet e detyruara zyrtare i kthejnë prej patronazhimit në “tubime” të sforcuara me simpatizantë. Shpesh selfi-et me ish ambasadorë ushqejnë lajmet e ATSH-s zyrtare dhe kur rikthehen në Shqipëri nuk arrijnë të bëjnë dot më lajme pasi skandalet shpërthejnë, situatat institucionale që nga Kuvendi dhe Gjykatat plasin me problematika kërcënuese për kushtetutën, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Java që u mbyll si p.sh garda dhe policia në parlament ishin shkelje flagrante dhe askush nuk ka dhënë përgjigje. Fundjava rifilloi me turistët dhe gjithë agjendën çoroditëse të imazhit e cila kulmoi me një maratonë vrapimesh ku Kreu i Bashkisë Tiranë nuk mungon së investuari para dhe propagandë sepse vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Pra mbi të gjitha krizat që kulmojnë dhe therin dhimbshëm kushtet e jetës qytetare shpenzimet për spektakle dhe veprimtari mbulojnë me një ditë 364 ditët e tjera të vitit dhe ku plot probleme dhe shqetësime për shtetasit shqiptar si ato më baziket, cilësia e ajrit nga ndotjet, furnizimi me ujë, pastrimi i plehrave, infrastruktura e rënduar nga trafiku dhe përmbytjet mbeten problemet kyçe që nuk janë zgjidhur.
Nëse Rama e nisi turrin e vet me fjalimin për çeljen e negociatave në BE, qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, kaloi provën e parë të pasaktësive me statuset e 12 azilkërkuesve nga vende me origjinë jo të sigurta, ku gjykatat italiane, parlamenti, opozita dhe qeveria Meloni ndodhen në një furtunë të përballimit të krizave të emigrantëve si dhe shpenzimet e rreth 1 miliardë eurove për një projekt që ndërtohet nën urdhërat e një autokrati si Edvin Rama, kryeministër i që i përdor; mazhorancën politike dhe Gjykatën Kushtetuese pa përfillur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin territorial të vendit.
E përmendim këtë fakt pasi fundjava shqiptare ishte e qetë dhe në zhurmën mediatike një maratonë me pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme të botë, 5000 të tillë ishin dhe krenaria e pikut turistik, numra dhe infrastrukturë për të cilën qeveria vendore dhe qendrore shqetësohet dhe argëtohet njëkohësisht.
Ndërsa 12 emigrantët e Shëngjinit aty ku media dhe politika evropiane si dhe organizatat ndërkombëtare mbanin shikimin, nuk përbënin lajm për ATSH-në. Qendra e pritjes së azilkërkuesve është një problem i Italisë, Shqipëria u afrua me Ramën dhe “lau borxhin”.
Por nga ana tjetër Rama dhe Veliaj ndjehen në Evropë pavarësisht se media italiane ishte i ngarkuar me analizat dhe çdo gazetë e Tv i kushtuan krye lajm prapësimit të 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi (8 dhe 4 meshkuj), që lundruan drejt Shëngjinit dhe u rikthyen në Bari, pasi vendet e tyre të origjinës nuk konsiderohen të sigurta. Në se për ATSH-në kjo problematikë ishte një pritje e gjatë për t’u dhënë ose jo në lajmet zyrtare/qëndrimin zyrtar të qeverisë kjo nuk ndodhi pasi përkon së pari ajo me narrativën e suksesit të qeverisë dhe së dyti teza e preferuar e Ramës se nuk komenton veprimet e gjykatave ishte pikërisht lajmi i hidhur që ai mori mbi paktin për emigrantët i hartuar në heshtje mes Italisë dhe Shqipërisë në 6 Nëntor, 2023 në Romë. kështu që zhurma e një maratone sportive që ka ngjyra ndërkombëtare dhe gjithëpërfshirje jep më shumë rezultat për t’u larguar nga temat e nxehta të ditës. Madje ky problem thuajse u harrua pasi e Hëna shqiptare nisi një javë shtrëngate me arrestimet e strukturës së posaçme për një ish deputet të Partisë Socialiste mbrëmjen e së Dielës për Jurgis Çyrbja (i cili dorëzoi disa ditë më parë mandatin), u arrestua për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Dhe në mesditë ish presidenti Ilir Meta merret nën arrest pas një ndërhyrje me ushtrim të ekzagjeruar force nga punonjës të maskuar policie, një aksion shembullor për zhurmë mediatike në opinionin e gjerë publik dhe të politikës për të tërhequr ndoshta vëmendjen për ditë me rradhë. Ndërsa zërat e ndërhyrjes së politikës mbi drejtësinë shtohen dhe veçanërisht ato për kryeministrin Rama që në dukje preferon të heshtë dhe të merret ndërkohë me strukturën partiake drejt zgjedhjeve të vitit 2025 një indice e kësaj furtune duket se u dha kur ai ndodhej në Luksemburg dhe deklaroi gjatë një interviste se: “… Shqipëria duhet të ngjitet në 2030-ën në të gjitha aspektet dhe këtu nuk është fjala për ta marrë Shqipërinë për ta sjellë këtu. Këtu është fjala për ta ndërtuar Evropën atje dhe për ta kthyer Shqipërinë në një vend që funksionon si një anëtar i BE me liri individuale, me rendin ligjor, me demokraci funksionale”. Dhe më tej me atë opozitë që ai është i detyruar të shkojë në zgjedhje qëndrimi i tij asgjësues është i qartë. Ndërkohë kujtojmë se 27 deputetë të opozitës janë dënuar për mospjesëmarrje në seancat plenare, Kryetari PD Berisha në arrest shtëpie dhe Ervin Salianji po kryen dënimin me 1 vit burg. Dhe Rama, ky mbrojtës i ligjit që thotë se drejtësia “i bie majtas dhe djathtas”, po spastron rrugën nga infeksioni i korrupsionit Rilindjen Socialiste dhe kundërshtarët bashkë në mënyrë që të mbetet i paprekshëm dhe i paanshëm kur shprehet: “Për sa i përket opozitës, unë nuk kam çfarë të them. Ne nuk mund as ta ndalojmë, as ta ndryshojmë, as ta ngadalësojmë dhe as të ndërhyjmë në procesin pa kthim të vendosjes së drejtësisë përmes një sistemi drejtësie të pavarur dhe natyrisht, heqja e duarve të politikës nga drejtësia ka krijuar dhembje, ka krijuar situata me të cilat ne nuk jemi mësuar dhe drejtësia ka goditur majtas dhe djathtas. Më shumë majtas sesa djathtas, nëse e marrim në aspektin kuantitativ, por kjo është ajo që kemi kërkuar, kjo është ajo për të cilën kemi luftuar edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa”.
Kështu Shëngjini dhe Gjadri, probleme të emigracionit dhe të Evropës u harruan. Jo thjeshtë se u tërhoq vëmendja nga ngjarjet e brendshme shqiptare, por se Rama nuk ka çfarë zgjidhjesh më të ofrojë as për Shqipërinë dhe as për Evropën pa konsoliduar pushtetin e tij, një pozicion që edhe Shqipërinë do ta stabilizojë nga përmasat që po merr fryma autoritare e qeverisjes dhe përmasat e korrupsionit.
Ajo që ende pritet të sqarohet është se kryeministria Giorgia Meloni është e vendosur që ta kapërcejë situatën duke hartuar një listë të vendeve të sigurta që është më e fortë në aspektin ligjor dhe që nuk mund të sfidohej nga gjykata e BE-së.
Aktualisht sipas ANSA-s që i referohej burimeve nga një zëdhënësi pranë BE shpjegoi se: “nuk ka një listë evropiane të vendeve të treta të sigurta, vendet anëtare kanë lista kombëtare, por pritet që ne të punojmë për të”, marrëveshja Romë-Tiranë, mes dy vendeve zbatohet në plan kombëtar dypalësh, por edhe standardet që lidhen me mbrojtjen ndërkombëtare sigurohen nga ligji i BE-së. Theksi dhe qëllimi është se të gjitha këto masa duhet të jenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE dhe jo që ta dobësojnë atë, një provë e madhe dyshimi dhe vlerësimi për nivelin e demokracisë në Shqipëri dhe ecurinë e mëtejshme të saj.
Një Tiranë që zhurmon me parullën Kryeqyteti Kozmopolitan prej Veliajt dhe një Shqipëri me Evropën 2030 prej Ramës duke përqafuar që të dy çdo agjendë globale që përkthehet në përfitim dhe pushtet, bëjnë sot të kuptojmë se nuk flitet më për zgjedhje, opozitë apo diasporë 2025, por për pushtet të elitës së Rilindjes Socialiste deri në 2030-ës dhe ky sinjal po nuk u kap sot prej publikut, nesër do të jetë shumë vonë.
21 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)