Si askund tjetër veç se në mjetet e fuqishme të shtet-propagandës nën mbikqyrje të fortë sikurse janë ATSH-ja dhe mediat zëdhënëse të qeverisë, kryeministri Rama ndjehet i lirë dhe “thumbues” në publik me përdorimin e fjalës “patronazhist” dhe pas sajë janë lojrat ngjyruese e këtij termi nga Rama kur ai më së fundi edhe kur nuk ka se me se të merret nga politikëbërja globale, ngacmon e (kruhet), me popullin e vet.
Patronazhimin veç frymës së akademisë politike të rilindjes gjatë “pushimeve” të verës ai sforcohet ta përshkruaj edhe si dukuria sezonale e lëvizjes së lirë dhe turizmit. Pra nga Rap-i, Defi/Dajrja dhe Tallavaja, të patronazhuarit është trendi i rrjeteve sociale dhe i tik-tok-ut.
Çfarë t’i thuash më këtij kreu të qeverisë që i nxjerr vehtes punë brenda oborrit, edhe kur është me pushime?!
Tërheqja e vemendjes dihet që është njëra anë, por një kryeministër i paguar nga taksapaguesit për kryerjen e punëve të publikut që e paska zgjedhur të gjindet në kreun e ndjekjes së rrjeteve sociale për të promovuar patronazhimin, kjo quhet kruarje e stinës që trashëgon Rilindja Socialiste në tre mandate.
E zhvendosim këtë fakt për të vetmen arsye të sezonit turistik. Ai lidhet me nevojat e shtetasve shqiptarë, banorë apo vizitorë nga diaspora në trojet e tyre sepse janë ata të parët që ndeshen me ndyrshimin përsa ka ndodhur si edhe me rrethimin e asaj pjese jete që kanë lënë në Shqipëri, pikërisht prej këtij ndryshimi fasadë.
“Turisti autokton”, në këtë rast një shqiptar diaspore ose ai/ajo me familjen e vet planifikon të shkojë në vendlindje për pushime ndjehet i huaj nga së pari nga ndryshimi i njerëzve që e rrethojnë, ndjehet gjithashtu i pafuqishëm t’i rrezistojë mungesave të ujit, energjisë elektrike, cilësisë së ajrit, çmimeve të produkteve dhe shërbimeve më të shtrenjta krahasuar këto me rajonin dhe vetë BE ku prova Shqipëria 2030 është vënë.
Në fundjavën e kaluar kur ishin zgjedhjet e përsëritura të Himarës përmes ATSH-s një plazh të jugut Rama e cilësoi “Plazhi i mbushur me patronazhistë” ndërsa një javë më pas mbledh frutat e tik-tokut për të vlerësuar se “dy të rinj të maskuar si patronazhistë italianë” janë treguesi sasior dhe cilësor për ta treguar zhvillimin e Shqipërisë, atë që ne shqiptarët nuk arrijmë ta kuptojmë. Në 33 vjet tranzicion dhe 12 vjeçari i fundit të tij ku numërohen tre mandate të njëpasnjëshme të Rilindjes Socialiste, fjala dhe termi patronazhim merr vlerën e plotë të frymës dhe ideologjisë sunduese si tru shplarje nga maja e Kuvendit deri në popullsinë e thjeshtë dhe sidomos tek ata që sapo janë pjekur për të votuar dhe jo me të drejtën për t’u zgjedhur. Mndoshta të errësuar nga opozitarizmi, varfëria, dhuna, vjedhja si dhe nënvleftësimi i çdo shërbimi për një cilësi më të mirë të jetës në shëndetësi, arsim, punësim, treg i lirë jemi pështjellë nga një korrupsion shtetëror që të mohon lirinë e fjalës dhe të burgos në qoftë se kundërshtar dhe denoncues i korrupsionit.
Patronazhimi në gojën e Ramës është muzika e rienergjizimit të rinisë shqiptare që ai dhe Veliaj përpiqen të influencojnë tek rinia shkollore dhe mosha studentore e rinisë shqiptare që frymën e Rilindjes Socialiste ta shohin si objektiv i karrjerës në jetë. Ky keq interpretim dhe kjo formë e sundimit ideologjik i ka dhënë rezultatet pro socialiste dhe fuqi kartoni të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë sa që ligjvënia në Shqipëri shquhet për forcën e partisë-shtet që ushqehet me korrupsion dhe propagandë dhe shuarje të pluralizmit parlamentar.
Shqiptarët e keq ushqyer ka dy tre muaj që i djeg stina e verës jo thjesht për shkak të ngrohjes globale, por u djeg, ua rregj dhe ua rrjep lëkurën në pjesët e zhveshura rrezatimi i vendbanimeve ku jetojnë dhe punojnë, pasi çdo shqiptar qoftë vendas, i trojeve shqiptare apo edhe i diasporës së largët gjen oferta më të mira për të pushuar pak ditë se sa për t’u spërkatur nga patronazhimi turistik dhe patriotizmi rilindas që ka lënë shpresën e energjizimit të votës së diasporës nga takimet e “patronazhistit më të gjatë” në Athinë e Milano tek pronat dhe trashigimia e Gjipesë.
10 Gusht, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband AlbanischerBerufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistesprofessionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)