Përfytyroni që mes kulmit propagandistik “të arritjeve” të Rilindjes Socialiste me rastin e Ditës së Verës, në Elbasan aty ku bashkohen infrastruktura e dalë nga tunelet zgjedhorë të jugut dhe verilindjes (Llogora 2024 dhe Murrizi 2025), elita socialiste jo vetëm që i bën jehonë përzgjedhjes së deputetëve në lista, apo pret diplomatë, komisionerë të BE-së, numëron turistë dhe mban premtime Evropa 2030, por ekzaltimi i suksesit dhe festës e nxjerr blof edhe kreun e qeverisë Rama i cili e ëndërron mandatin e katërt dhe prej saj nuk del pa bërë gafa trashanike.
Ndoshta të verbuarve nga propaganda ky cilësim nuk kapet. Mbase edhe shijohet në trendin facebook pas mbylljes së tik-tok, por për një auditor shqiptarësh në diasporë këto cilësime naive nuk janë thjeshtë gafa, por më shumë janë fyerje që dalin nga Rama ndaj kundërshtarëve politik për shkak të nervozitetit dhe afrimit të ditës së zgjedhjeve, 11 Majit.
Gafa 1
Kur ATSH (agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve) “detyrohet” dhe del me titullin; “Rama për koalicionin e opozitës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare” dhe më tej merr përsipër dhe shtjellon tendencën e ironisë së kryeministrit Rama si: “Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish sot me bufin e kënetës, koalicionin e opozitës. Kryeministri publikoi në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqen pesë bufë.“Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare…”, shprehet Rama krahas videos duke ironizuar deklaratën e kreut të PD-së i cili e quan koalicion si “më cilësorin që është paraqitur ndonjëherë para elektoratit shqiptar”.
A ka ky status hibrid lajmi ndonjë gjë më pak se sa dalja nga kufijtë humorit të përsëritur që shkon në fyerje?
Në të vërtetë përmbajtja e videos që nuk bëhet më play në faqen e ATSH, pesë bufët i shoqëronte një zë i montuar nga fjalimet e Sali Berishës. Por Rama veç sa hedh idenë për t’u kënaqur me ngacmimin sepse plagjiatura ose thënë pa dorashka vjedhjen e pronës krijuese të dikujt tjetër nga rrjetet sociale sepse ka plot gjithmonë nga ata rreth e rrotull që grabisin pas shpinës së tij dhe ju vjen më pas fatura e ndëshkimit.
Pikërisht tek ky status-lajm hibrid në ekip të propagandës nuk ka as monitorues për të qortuar “rrugaçin e lagjes dhe të politikës”, por as edhe barazi kundërpërgjigjesh me të njëjtën monedhe sepse në krye janë AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), “Shurdh e qorr se çfarë u ndodh majtas”. Një fakt dihet që deri në zgjedhje këta monitorues vigjilentë, do të flenë për Ramën.
Gafa 2 dhe 3
Të ngrohtë në brendësinë e tunelit, një shkrepje e ministrit Ulsi Manaj në drejtësinë e tunelit, sikur rrëfen një mendim të pakryer, ose ndoshta shprehja e tij dhe titulli është sakatuar nga duart e redaktorëve të nxituar dhe të paaftë të ATSH-s. Pra përpiqesh ta zbërthesh titullin apo idenë kur shkruhet :”Hapja e tunelit të Murrizit, Manaj; “Dibra dhe Tirana më në fund një” (?!). Një çfarë se nuk po e kuptojmë ku po del… por atë e lidh mençuria e sajesave të Ramës në një tjetër titull me kryefjalë tunelin; “Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane“. Një titull që i është përkushtuar enkas një foto e udhëheqësit që takohet me banorët. Por po t’i lidhësh titujt do të zbulosh thelbin e mendimit të mbrapshtë për të ironizuar njerëzit e thjeshtë. Pra Dibra një lagje e Tiranës sipas vazhdimit të ministrit Manaj dhe më tej pasaportizimi tashmë evropian nga Rama. Ky është një cinizëm që vë në lojë “provincialitetin” e popullsisë duke krijuar terma e koncepte pa lidhje logjike, por që kanë një mjegullim elektoral në popullsinë e mashtruar me premtime.
“Pasaportizimi”(?!).
Pasaportizimi është një term që fëmijët e shkollave në atë përurim tuneli nuk e kuptojnë, mbase e kanë harruar dhe prindërit e tyre, por nuk e kanë harruar kurrë se si gjyshërit dhe gjyshet pensionistë se çfarë vlere kishte pasaportizimi i kohës së diktaturës. Këtë që ministrit Manaj i është këputur nga titulli, tre mandated e shkuara e që tani pas tunelit Dibra i bëhet një lagje e Tiranës.
Një mendësi e mbetur diferencimi për popullsinë qytet-fshat që trashëgojnë elita e Rilindjes Socialiste nga paraardhësit punistë.
Çfarë kulmi cilësor i pa ndryshuar në disa politikanë?!
Qytetarë të botës së lirë me pasaporta zyrtare/diplomatike.
Por në se Rama e bën nga humori “i shkujdesur” një gjë është e qartë se zgjuarsia dibrane i kap thumbat. Mbase vjen koha dhe do t’ja kthejnë me votë përgjigjen qoftë talljes dhe qoftë ironisë, të cilat karakterizonin gjithë dialogun e ndërtuar në “Sy m’sy” të kuruar aty ku duhet në mesazhet për zgjedhësit.
Për të treguar realisht anën psikologjike të shpjegimeve që merr Rama në përurimin e tunelit të mjafton ky citat propagandistik; –“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë “ramë” dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujrat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit, pa afat. Sot mbaroi odiseja e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani, stafi që merret me këtë kronikë, mezi ka gjetur disa komente problematike në postimin e sotëm të hapjes së tunelit. Faleminderit të gjithë atyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive sot”.
Rama me një zhargon vjedhësi anekdotash që kërkon të bëhet i besueshëm duke shkaktuar të qeshura lë të kuptosh se nuk është tuneli një kurth ku bie (Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë “ramë” dhe s’kemi për të dalë më.), tuneli të zë dhe po pate forca dhe ndihmë del. Por ai kurth që bie siç kanë rënë ministrat e listave të PPP-ve dhe nuk dalin më, quhet gropa e korrupsionit.
Tuneli, Dita e Verës dhe cinizmi i kryeministrit me aleancën opozitare lehtësisht janë tema të propagandës që ATSH-në e kanë shndërruar në platformën e rrugaçit të politikës. Monitoruesit në Kuvend, në institucione dhe KQZ, media dhe publiku duhet të bëjnë presionin e duhur kundrejt këtyre standardeve që një autokrat ja ka krijuar dhe ja njeh të ligjshme vetes.
14 Mars, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)