Ashtu si “Dita e Arbëreshëve” iku pa u ndier për shkak të politizimit dhe monopolizimit nga qeveria e korruptuar i bëri “Samitit të Tretë”, “Dita e Flamurit” shkon drejt të njëjtit rrezik prej propagandës. Si në asnjë hapësire tjetër mediatike, ATSH shpejton parashikimet e një tjetër feste nga oborri i Kryeministrit Rama.
Në trajtimin më të shkurtër kjo ide vazhdon me propagandë, është një skicë 3D-Tredimensionale aq sa ajo të piqet këto dy-tre ditë deri në fund të muajit Nëntor.
Por si ATSH-ja që e shpall e para ngjarjen edhe RTSH-ja që do ta transmetojë drejtpërdrejtë atë kanë ende një rezervë për shkak të përkeqësimit të motit.
Dy shihet të jenë motivet. Kur ato fryhen prej propagandës politike “Parada Kuq e Zi”, tek njerëzit e thjeshtë dhe diaspora shqiptare e krahasohet me zhgënjim të dyfishtë ose me mashtrim. Vetë lajmi i hedhur në median qeveritare është tre-katër fjali ku nismëtarët lihen anonimë për momentin; “ideja ka ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë”.
Diaspora ka emër dhe merita i nderuar kryeministër, Dita e Flamurit dhe e Pavarësia janë të shenjta, ato nuk mund të ngjyrosen as prej propagandës dhe as prej shfaqjeve të tjera që u kërkon t’i tërheqësh vemendjen shqiptarëve.
Të ardhurit nga diaspora për në paradë u jep bulevardin për të parakaluar, por vend atyre në Samitin e Tretë nuk ua dhe për të shprehur idetë. Një fat i keq më pas është se kjo “diasporë e ftuar” do ta festojë edhe “Ditën e Çlirimit” për inerci (nga gracka e motit të trazuar). E nëse kjo ndodh ironia me diasporën bëhet edhe më e madhe.
Me kushtet e përkeqësuara të motit gjendet justifikimi, bllokohen rrugët, portet, aeroportet (pasi hekurudhë nuk kemi), nga rreshje dëbore, dallgë dhe furtunë. Dhe kjo do të ishte gracka më naive e propagandës që diaspora ndjek dhe ka nostalgji si qeveria juaj për datat, ngjarjet dhe veprat e diktaturës komuniste.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), Ju uron bashkëkombësve përgatitje të mbara për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111 vjetorin e Pavarësisë. Gëzuar kudo në Diasporë. Gëzuar Shqipëri.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)
ky është lajmi i ATSH që kurrë nuk e lë pa përmendur kryeministrin nga mëngjesi deri në mbrëmje
TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada kuqezi 2023.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale pamjet 3D si do të zhvillohet parada në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, teksa shkroi se, “ideja ka ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë”.
“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, u shpreh Rama.