Pjesa më e rëndësishme e programit Rama që tashmë duket si e pakuptueshme edhe nga baza socialiste mbetet Pasaporta e BE-së.
Në një skicë kundërpërgjigje ATSH që përmes mrekullive të botës Rama po ju “ndriçon” horizontet shqiptarëve, LD-NY 24, çel sezonin e skicave për vitin 2025 meqenëse dhe fushata zgjedhore po forcon konkurrencën.
Drejtpërdrejtë parullën e pakuptimtë “Bashkoje votën tënde me mua e me PS-në, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik”, të Ramës ku konceptualisht qytetërimi demokratik na u ulka në sofër, kjo na bën të mendojmë se gjuha e zgjedhur e kryeministrit është ndryshe për popullin që i kërkon popullit për votën dhe ndryshe për protokollit që ai ju përgjigjet në samite.
Sofër për popullin shqiptar dhe tapet të kuq për përuljen sa herë që ja do rasti që të ndërkombëtarizojë veten duke e shitur dhe plaçkitur Shqipërinë AI dhe elita e Rilindjes.
Shqiptarët me votën e 11 Majit kanë një mundësi që të zgjedhin mes sehirit këmbëkryq që qeverisja i ka imponuar atyre në tre mandate ose ta shndërrojnë Ramën në tapicierin e samiteve të përjetshme.
31 Mars, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)