Është larguar për një vizitë pune, por i ka lënë ndezur të gjitha dritat në sheshin Skënderbej kryetari i Bashkisë Tiranë për ditë të tëra deri në ndërrimin e viteve. Kjo situatë për Erion Veliaj i thirrur nga SPAK dikujt mund t’i duket edhe si alibia e fund-vitit pasi në kartolinën e marrë nga SPAK, të përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) lexohet:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Po kështu me stilin dërgo sa majtas-djathtas kartolina, pak ditë më parë SPAK ka apeluar për rikthimin e masës së arrestit në shtëpi për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili gati pas 11 muajsh duket sikur lexon të njëjtin urim:
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Ja vlen të bëjmë një krahasim cilësor vetëm për përmbajtjen që kanë zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Të pesë procedimet penale lidhen me dy persona me peshë të konsiderueshme në përkatësitë politike dhe nuk janë nga ana sasiore dhe administrative pa llogaritur diferencën e moshës mes Veliajt dhe Berishës se cili prej tyre paraqet më shumë rrezikshmëri për të prishur provat dhe ka pushtet ose që qeveris.
Si Berisha ashtu dhe Veliaj, janë që të dy të dalë nga zgjedhjet e anëtarësisë partiake, ndërsa Veliaj e rriti edhe me një tjetër mandat pushtetin pas zgjedhjeve të 14 Majit, 2023.
Ky është një ndryshim shumë i madh për të kuptuar vlerën e veprave penale, procedimin penal, përballjen me drejtësinë si shembull të qytetarisë së procesit duke ushtruar përgjegjësitë e dorëheqjes, pa e lejuar asnjëherë luftën e drejtë për daljen e së vërtetës dhe të mos lejuarit të përdorimit të drejtësisë si armë ndaj kundërshtarit politik.
Në këtë këndvështrim jemi plot pas një viti ngarkesash të cilat nuk kanë treguar aspak suksesin e Rilindjes Socialiste, por dekadencën e saj me shkak nepotizmin dhe korrupsionin. Një vit më parë me 21 Dhjetor, 2023 ishte Rama ai që nxitoi për të shtruar “gostinë me kokën e opozitës”* për ndërkombëtarët. Figurshëm në atë shkrim jo thjeshtë si u cilësua:- “Një urrejtje përçarëse që me propagandë vazhdon e ushqen ashtu si me simbolikën e datave diktatoriale edhe festimin e netëve më të gjata pa pluralizëm”, por vetë data historike i kujton brezit të viteve ’90 ngjashmërinë e figurave diktatoriale si Stalini që përmes partisë shtet dhe autoritarizmit mund të rikthehen në qoftë se qytetarët nuk janë të ndërgjegjësuar për ta mposhtur me fuqinë e votës së lirë.
Duke ju rikthyer aktualitetit, në qoftë se Berisha është treguar vigjilent dhe ka reaguar për kryetarin e Bashkisë Tiranë që ai është Larguar nga Shqipëria duke u shprehur se: –“Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, që mungon, i pyllit 1 milion pemë që nuk ekziston, i modelit të vjedhjes 100 për qind me 5D, pasi mori zyrtarisht një seri akuzash, të cilat shkonin për përmasat e krimit nga 20 në 35 vite burg, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur”. Në faqet e ATSH mbahet ndezur konflikti Berisha Veliaj për ato çka janë deklaruar dhe ku Veliaj ka shpërthyer me fjalor politikani në krizë dhe jo si një menaxhues i një kryeqyteti me një milion banorë të cilin e lë “të zbukuruar” për fund-vitin deri sa të përmbledhë acarimin e vet. Për etikë nuk po i referohemi këtij fjalori të cilin e gjeni në faqen e ATSH: – “Veliaj përgënjeshtron Berishën: Në SHBA si kreu i bashkisë së Tiranës, nuk jam non grata si ti”*.
Por mbi të gjitha është një gjë tjetër e dallueshme se një zyrtar si Veliaj, i cili në çdo rast udhëtimi: para, gjatë dhe pas lëshonte lajmin transparent në media për vendndodhjen, pikërisht tani me dritat e ndezura ditë natë në Sheshin Skënderbej ai nuk shihet gjëkundi për të marrë meritat dhe gjithë të tjerat që vijnë me imazhin e propagandës së Rilindjes Socialiste. Nëse SPAK i përmbahet kartolinave për vitin e ri, vetëm në një vend Veliaj duket se ka më epërsi ndaj Berishës pavarësisht fjalorit cinik dhe gati me inatin e një fëmije të përkëdhelur kur shprehet:-“Ashtu siç e di që unë jam mbështetës i drejtësisë së re dhe nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!”. Si për ironi të fatit Veliaj largohet nga detyra pikërisht atëherë kur Tirana ka nevojë për kryetar. Kryeqyteti një milionësh është i lënë në kaos dhe kjo me gjakftohtësi të madhe pa u justifikuar si ftesë zyrtare apo vizitë shëndetësore quhet lënie e përgjegjësive dhe shpërdorim detyre, në qoftë se nuk ka të tjerë drejtorë të besuar për t’ia deleguar kompetencat. Veliaj ka uruar dhe më parë se që prej 1 Janarit, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Një mashtrim mjeshtëror dhe hipokrizi në gjithë përmbajtjen që përfaqëson fjalori dhe qindra projekte korruptive në 8 vite pushtet dhe një mandat të tretë të filluar.
Tek sa do ta mbyllësh kartolinën e SPAK-ut, kor lexon mediat zyrtare online apo e shëtit me telekomandë TV si për të ndërruar mendje, Veliaj sërish të del në ekran. Këtë rradhë në një program televiziv të Kosovës T7, ku do të jetë përshëndetës për Vitin e Ri 2025. Reklama dhe imazhi i tij vazhdon edhe në dialektin kosovar. Veliaj po udhëton jashtë shtetit. Ka njoftuar se kthehet pas dy ditësh, por kaosi i ndërtuar i ideologjisë dhe i propagandës i investuar me para (shumë para), korrupsioni është shpenzuar tashmë dhe është kthyer produkte mediatike.
Kryebashkiaku Veliaj tashmë ndodhet larg asaj dere që punon ditë natë dhe sa herë që e hapte e motivonte:-“You look great today”. Nuk e dimë ende moralin.
A është ky për vete apo për klientët? por morali i tij progresist është vetëm gjithëpërfshirës dhe i zhytur në korrupsion.
Por megjithatë le të shohim sa i drejtë do të jetë viti 2025.
Ndryshe nga një “shërbëtor” i qytetarëve me “You look great today”. Ne dëshirojmë që të gjithë shqiptarët të jetojnë sa më mirë çdo ditë.
28 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)