I investuar plotësisht në të ardhmen e vet dhe jo në atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, ditët e fundit kryeministri Rama ka harruar të numërojë turistët në zonat gjithëvjetore.
Një botë e trazuar nga lufta dhe krizat e emigracionit po pikturohen më shumë si idetë shpëtimtare dhe janë e vetmja ofertë që programi i zhvillimit politik të Ramës mund të ofrojë si sakrificë për të qëndruar në pushtet.
Mbi këtë ide vjen skica e autorit LD-NY24 me titullin “Izolimi dhe Kaktusi Elektoral”. Kjo ide bazohet në ndjekjen e përditshmërisë politike shqiptare aty ku vihet re se pozitat e mazhorancës të nënshtruara nga idetë progresiste të majta kanë krijuar një realitet të vështirë të veprimit të ligjeve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Thellimi i raportit të mirëqenies së pushtetarëve ndaj popullsisë ka krijuar një perceptim të shtrembër për mënyrën e trashëgimit dhe krijimit të pronës dhe të mirave materiale përmes punës dhe meritave.
Elita e Rilindjes Socialiste ka heshtur plotësisht në bllok përballë tronditjes së kryetarit Rama për shkak të ngushtimit të rrethit politik korruptiv pranë tij. Ata për shkak të mosveprimit dhe nënshtrimit ndaj frymës së autokracisë që sundon strukturat me qëllim qëndrimin në pushtet po fillojnë të ndiejnë një izolimin ndërkombëtar gradual pikërisht tani në fund të tri mandateve propagandë që vazhdojnë me thirrjet për hyrjen në BE dhe logon Europa 2030!
Përfytyroni se çdo të thotë që kjo qeverisje me këtë korrupsion të kthyer në sistem të pretendojë edhe pesë vite të tjera të drejtojë shtetin.
Gjithçka politike e rilindësve tashmë ka ndalur sepse autokrati ka krijuar mburojën me partinë politike të cilën e nënshtroi.
Shqiptarët dhe diaspora po vërtetojnë pasigurinë për të ardhmen e cila krijohet nga ato qeverisje që ngrihen nga krimi ekonomik dhe korrupsioni, mbijetojnë me ushtrimin propagandës dhe të censurës, përpiqen të ndalin fjalën e lirë dhe kanë pikësynim shtrembërimin e rezultateve zgjedhore që dalin nga vota e lirë.
Në qoftë se dorëheqja nuk kuptohet, izolimi ndërkombëtar nga jashtë dhe ofrimi klientelist për shfrytëzimin e burimeve dhe të pasurive të Shqipërisë nga brenda do të jenë dy dukuritë kryesore të këtij pushteti deri në ditën e zgjedhjeve të 11 Majit, 2025.
18 Shkurt, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)