Më 24 Janar, OSBE/ODIHR (Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut) 2024, përmes një deklarate theksoi se:- “I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”. Rekomandime që i paraprijnë zgjedhjeve të vitit 2025 ku sipas një raporti mbi zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 2019 dhe atyre të përgjithshme 2021 konstatoi se vetëm 3 rekomandime janë zbatuar plotësisht, 7 të tjera janë zbatuar në pjesën më të madhe dhe 16 të zbatuara pjesërisht ku një pjesë tjetër e listës së rekomandimeve kanë mbetur ende për t’u adresuar.
Por çfarë do të ndodhte gati dy ditë më pas kur sipas ATSH, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj me funksionet e Bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm (me heshtje të plotë prej dy viteve), për Reformën Zgjedhore për PS dhe PD hedhin hapin rrjeshtor drejt 2025 dhe japin deklarata thuajse të ngjashme?
Dhe ashtu siç merret komanda “para marrsh”, që nis me të majtën që të dy bashkëkryetarët hodhën fort hapin e parë duke i dhënë gazetarëve deklaratat me përmbajtje të ngjashme. Nuk ishte dëgjuar më parë që dy forca politike të kundërta kur flitet pë zgjedhjet të ngjasojnë aq shumë në përdorimin e termave elektoral kur bëhet fjalë se kush mund ta marrë pushtetin.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përcjell publikut në vemendje pikërisht këtë përmbajtje që gjindet në formulimet e institucionit qeveritar të propagandës ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) dhe prej ku lajmi merret si burim zyrtar që të përdoret si zhvillim politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Le të thellohemi në termin fluks (“FLUX”), i cili në të njëjtën ditë përdoret nga dy bashkëkryetarët pa asnjë aktivitet dyvjeçar. Në datën 24 Janar, 2024 çuditërisht postet e tyre merren të mirëqena dhe që të dy ata rreagojnë se janë dy parti të mëdha politike dhe se është opozita që po pengon zhvillimet e komisioneve parlamentare… Këta dy bashkëkryetarë a e kanë të njëjtë një ideologji politike kompromisi apo si qendron puna? Ja se si janë shprehur ata nga burimi i ATSH: Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së parë të komisionit, i bëri thirrje opoztës që të mos pengojë zhvillimin e punimeve.“Vullneti i mazhorancës është nga të gjitha palët, të gjitha flukset e opozitës të vijojnë me propozime konkrete, të diskutohen me ekspertët e ODIHR për probleme konkrete”. Ndërsa po sipas ATSH Enkelejd Alibeaj në rrjetet sociale shprehet: “se të gjitha flukset opozitare janë të mirëpërfaqësuara në atë komision dhe se rregullat nuk mund të ndryshojnë sa herë një deputet ndryshon qëndrim”.
Ta etiketosh popullsinë opzitare që përfaqëson sot rreth 75% të zërit të ndryshimit dhe largimit nga pushteti të një qeverie thellësisht të korruptuar, termi flukse politike i dybashkëkryetarëve të heshtur dyvjeçar, janë pohimi i prapaskenës së platformës zgjedhore(që shumicën e kohës zhvillohet online), që synon mazhoranca dhe pushteti për 2025 e filluar herët nga Rama në Plenumin e Shëngjinit gjatë 9-10 Janarit 2024. Dhe e gjitha kjo vjen sepse mazhoranca dhe fasada opozitare e ndien ribashkimin e të gjithë spektrit politik që thellësisht po lufton korrupsionin e një elite politike, e zyrtarëve me pushtet që kanë zhgënjyer edhe ata përkrahës socialistë të cilët po shohin me sytë e tyre instalimin e një regjimi autoritar diktatorial se si po funksionon shteti. Kjo ëshë pohuar më parë nga Rama, i cili edhe ai sipas ATSH është shprehur se është:“I gatshëm për të negociuar me opozitën, por aspak optimist se me kundërshtarët që ka aktualisht mund të gjendet gjuha e dialogut për Reformën Zgjedhore, Edi Rama paralajmëron se mund do ta anashkalojnë traditën e komisionit bipartizan dhe do të synojnë të bëjnë 84 vota për të votuar ndryshimet në ligjin elektoral. “Një komision me 1 partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot”, ku jashtë është pa përmendur fjalia e shkurtër përmbyllëse “Partizanët jemi ne”. Pra çfarë përfaqëson PD e Vulës në këtë rrjeshtim. Është interesante kjo mëyrë arsyetimi dhe deklaratë para medias për vendosmërinë që tregohet kur Plenumi i Shëngjinit ishte më vehte pjesë e fillimit të strategjisë zgjedhore 2025 të PS. Po e përsërisim idenë se “Partizanët jemi Ne” se pse kjo u përqafua menjëherë Ministri i Mbrojtjes Peleshi i cili përfaqëson një figurë të lartë të të strukurës ushtarake Shqiptare e cila është aleate e NATOS. Peleshi disa ditë më vonë pas mbledhjes së qeverisë doli dhe njohu shqiptarët me një VKM të re që 2024, viti i nderimit të 80 vjetorit të LNÇL. Pra një zgjim ideologjik dhe një mungesë respekti dhe nderimi si dhe korrektësi historike edhe për ata çlirimtarë patriotë që ranë për Atdheun dhe jo për komunistët që përçanë Frontin Nacional-Çlirimtar Antifashist për ta marrë pushtetin dhe ushtruar dhunshëm për 50 vite luftën e klasave. Jashtë kësaj memorje të kohës VKM-t e Rilindjes Socialiste janë para të buxhetit të investuara për fushatën politike të elitës në pushtet. Kur pushteti tinëzisht mendon dhe rizgjon një heroizëm 80 vjeçar duke shpenzuar miliona për festa formale, dhe përfshin institucionet shtetërore si një makineri propagande, kjo ka të bëjë dukshëm me etjen e tij për ta mbledhur me çdo formë votën në çdo qosh të Shqipërisë. Por po t’i referohemi historisë dhe të zbresim arsyen në vitin 1944 edhe sikur partizani dhe partizanja në moshë atëherë do të ishte 15 vjeç, këtë vit të 80 vjetorit ai ose ajo do të jenë 95 vjeç. Edhe 100 do të uronim dhe respekte për ata çlirimtarë patriotë dhe që dhanë jetën dhe janë ende gjallë, sikurse edhe për pasardhësit e tyre, por askush prej tyre nuk mund të pranojë fyerjen e dinjitetit nga kjo keqpërdorje prej qeverisjes së korruptuar. Ai/ajo veterane që sot është gjallë ndoshta pa bukë ka qënë në mal gjatë Luftës së II Botërore, ndërsa sot tek Vjedhja Rama III-IV janë aq të varfër sa nuk ju del pensioni. Kjo është propaganda e strukturës politike që mendon për çdo votë sepse po e ndjen organizimin dhe bashkimin e opozitës. Një investim dhe shpenzim nga buxheti për ta kthyer dhe ta shesë për të re çdo xhaketë privilegjesh me ringjalljen e ideologjisë komuniste. Ky është një poshtërim që po përdoret keq, por që për qytetarët që domosdoshmërisht e duan demokracinë ajo është thirrja e ndërgjegjjes së tyre për ta lluftuar korrupsionin dhe për ta pastruar Shqipërinë në emër të lirisë dhe të dinjitetit.
Situata e shqipërisë paraqitet e tillë. Kuvendi i Shqipërisë hyri në muajin e katërt të bllokimit. Opozita ka mundur të formësohet edhe pas atyre thyerjeve brenda vetes që duket se nuk ka më gjasa që të ngjiten, ajo po ndjek përshkallëzimin e protestës që mund të përqafohet nga masa e indinjuar e qytetarëve. Kjo lloj opozite më pranë pushtetit është penguese së fundmi sepse gjen veten të plotësuar mjaftueshëm si një kategori formale”opozitare” dhe që e përdor demokracinë për përfitimin e ngushtë ditor dhe kënaqet me aq sa i ushqen qeverisja autokratike. E parë në këtë këndvështrim, tema më e rëndësishme e muajit janar ishte zhurma për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ajo i besohet Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të “rifilluar” një punë ende të panisur ku nënkuptohet prej mëse dy vitesh; adresimi i ligjit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjet e ardhëshme 2025, por deklaratat Janarit 2024 nga Ps dhe PD e vulës ngjajnë si dy pika uji nga përfaqësuesit që përfaqsojnë shumicën dhe “opozitën”, Gjiknuri dhe Alibeaj.
Vetëm sot kur gjendja shihet fare qartë mund të thuhet se përmes veprimit opozita e vërtetë është ajo që e ka motivin për ta kuptuar rëndësinë e bashkimit. Koha po shpreh tashmë se protestat dhe përjashtimet brenda jetës parlamentare nuk përbëjnë më kryelajmet, por është pakënaqësia në rritje e shtresave popullore dhe ndërgjegjësimi ndaj shkaqeve që kanë sjellë varfërinë në vend, kushtet e vështira ekonomike, shtimi i papunësisë dhe largimi nëpër botë shtetasve që sëbashku ndikojnë në krizën e besimit dhe cënimin e sigurisë kombëtare. Është përmasa e korrupsionit po kaq e stërholluar dhe e mbrojtur nga politika që po i fshihet drejtësisë duke na e përforcuar rëndësinë e vlerave të pluralizmit dhe mbrojtjes së lirisë së fjalës, të cilat kanë mbetur të vetmet armë për ta ballafaquar pushtetin në çdo rrugë dhe sheshe për të mos e nëpërkëmbur më shqiptarin dhe Shqipërinë. Ky është zëri i lirë që çdo ditë po rritet përmes frymës së protestave dhe ndërgjegjësimit qytetar se nga po i vjen e keqja atdheut. Mazhoranca Socialiste sot ka mbetur nën mbrojtjen e vetme të numrave që shënuan zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2023 dhe ajo çdo legjitimitet veprimi nuk sheh më interesin kombëtar, por forcën e verbuar të kartonit. Janë numrat e zhvlerësuar zgjedhor që ende po e mbajnë një pushtet mes krizash dhe skandalesh të mbuluar me propagandë dhe korrupsion. Kjo përllogaritje numrash po theksohet edhe në 2024-ën dhe mazhoranca socialiste (nënkupto Rama) do të përpiqet që ta përdorë atë edhe në mënyrën më të pamoralshme po qe se ja lyp nevoja për të garuar në zgjedhjet e vitit 2025. Me zotërimin e të gjitha pushteteve dhe për të qendruar sërish në pushtet sot nuk është më pasuria ekonomike problemi. Problemi është përjetësimi i pushtetit për të fshehur korrupsionin dhe krimin që e ushqen atë.
Ky është momenti më i ri historik i demokracisë shqiptare i vendosur si asnjëherë ku statuset e integrimit me vendet e perendimit (antarsia në NATO dhe vend kandidat për BE), mund kthehen në precedentët të rrezikshëm që shqiptarët të humbin besimin e demokracisë së vërtetë, veprimit të shtetit ligjor dhe të prosperitetit të Atdheut të tyre.
Baza pluraliste opozitare dhe diaspora sot kanë mbetur të vetmet forca të ndërgjegjësuara që do të mundet ta shpëtojnë Shqipërinë nga një regjim kleptokratik që ka hedhur rrënjët që prej vitit 2013. Janë tre qeverisje të një pas njëshme me rekordet më të larta të korrupsionit të cilat po luajnë çdo ditë me fatet dhe nderin vendit që udhëhiqen nga e njëjta strukturë. Demagogjia dhe propaganda mashtruese nuk arrin dot më të mbulojë prapsimin e demokracisë me renditjet më të ulta të vendit si në të ardhurat për frymë të popullsisë, arsimin e shkatërruar, shërbimin shëndetsor të degraduar, natyrën e betonizuar me ujë dhe ajër të helmuar e deri tek shpopullimi masiv që këta faktorë e frymëzojnë duke sjellë si përfundim ngrehinën e një sistemi të shtembër vlerash. Një sistem përfitimi vetëm në dobi dhe pë dobi të një grupi njerzish që kanë në dorë shtetin dhe institucionet, ruajnë fort lidhjet të tyre familjare, mbrohen nga militantë të paguar për shërbimet, dhe ushqehen nga bota e krimit duke e drejtuar me arrogancë vendin me “luksin” e një pushteti të pakufijshëm që çuditërisht buron nga vota dhe zgjedhjet e lira. Ky është kaosi real shqiptar i një shtet ku përgjegjegjshmëria për llogaridhënien është zëvendësuar me blerjen e integritetit të shërbëtorëve publik, me nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe me joshjen e përfitimit ekonomik si dhe me mashtrimin dhe dhunën verbale në mos deri tek kërcënimi fizik.
E gjithë kjo tabllo që paraqitet e shquar me plot nuanca (nga e kuqe në lejla dhe nga socialiste në rilindje të diktaturës), në këto tre qeverisje të Partisë Socialiste po tregohet hapur se politika ka një çmim në treg. Ka një çmim të tillë ku blihet gjithshka dhe deri edhe tek ideali i një programi politik. Mund të blihet edhe ajo pjesë e “opozitës” që pluralizmin pranon për t’u bërë fasadë të pushtetit. Kjo shkallë e re e pjesëmarrjes e të cilit hodhi më thellë rrënjët e korrupsionit në çdo fushë dhe në çdo veprimtari të jetës së vendit po tregon se vlerat janë kthyer në mall dhe si çdo mall ato kanë çmimin. Ky është çmim për një vend pune, për një truall apo biznes, për një “spiunim” e deri tek çmimi shitj-blerjes së votës. Në qoftë se shprehja; “popujt i meritojnë qeverisjet që kanë mbi krye”, kjo thënie mund të përkthehet në realitetin shqiptar jo se sa lirë e kanë shitur votën zgjedhësit, por sa shpesh ata kanë arritur të mashtrohen dhe nënshtrohen për pasojë nga të njëjtët politikanë. Duke e paragjykuar të pamundur dialogun me opozitën kryeministri Rama nga Shëngjini (9-10 Janar, 2024), kishte paravendosur një planin për reformën zgjedhore të cilës i shërbeu dhe shkundja riformimit të kabinetit dhe strukturave të PS dhe tani shtron platformën e makinerisë zgjedhore që ky vit para zgjedhjeve ndoshta nuk do ta ketë nevojën e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore.
9 Shkurt, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des journalistes professionells albaniase de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)