Askush nuk e kuptoi se çfarë u tha në mbledhjen e 1 Shtatorit nga Rilindja Socialiste. Kjo ndodhi një ditë para çeljes së Sesionit VII të Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë dhe një ditë pas Forumit të Sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, me mbledhjen në rezidencën qeveritare të Parkut të Dajtit, ku fill pas saj kryeministri u gjend me samitin e Bledit në Slloveni.
Në qoftë se teza e preferuar e Ramës përpara Komisioneve Hetimore dhe Kuvendit kur mbulon, zvarrit dhe kundërshton faktet e korrupsionit gjatë tre mandateve të qeverisjes gjen kuptim inatosja me thënien popullore; “U mbars mali dhe polli një mi”, tani qytetarëve u mbetet të ndërgjegjësohen fort se çfarë do të dalë nga mali i Dajtit(!).
Ky pozicionim i ri ka nevojë të kuptohet dhe të merret seriozisht si një ngjarje e rëndësishme e taktikave që hedh dhe zbaton kreu i elitës së Rilindjes Socialiste Rama, me dy standardet brenda vendit dhe atë ndërkombëtar të zbehjes së mbështetjes. Dy kartat e vetme që po luhen në arenën ndërkombëtare pas vatrave të luftës dhe konflikteve rajonale janë shifrat e turizmit në ekonomi dhe tubimet e papërfunduara në diasporë pasi popullsia e zbrazur e vendit shumë shpejtë do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme dhe koha është e pamjaftueshme qoftë për të patur afër mediat po ashtu edhe për të “rienergjiizuar” propagandën dhe patronazhimin e ideologjisë që përfaqëson Rilindja Socialiste për elitën e saj dhe jo për Shqipërinë.
Rreth e rrotull ndodhin ngjarje që turbullojnë pamjen dhe bëhet zhurmë, por publiku ka nevojë të çlirohet nga ankthet e propagandës dhe ta shohë drejtë realitetin shqiptar.
U mësua shumë shpejtë që qeveritarët, komisionet parlamentare dhe administrata duhet të paraqesin strategjitë e komunikimit, dhe fryma e njohur tashmë është se përveç mediave të kapura dhe që anojnë dukshëm nga pushteti, rrjetet sociale do të jenë beteja mes propagandës dhe ngritja e rrjetit monitorues për pakënaqësitë dhe ushtrimi e censurës ndaj lirisë së fjalës dhe shprehjes së mendimit të lirë. Në këtë rrafsh shqiptarët brenda dhe ata të diasporës duhet të kenë të qartë strategjitë e manipulimit të propagandës së pushtetit dhe fshehjen e raporteve të rëndësishme të transparencës, politike dhe administrative, mungesën e informacionit ose përdorimin e qëllimshëm të medias mbi publikun.
Vetëm në tre ditë gjatë javës së shkuar mënyra e reagimit të kreut të qeverisë shpreh haptazi HIPOKRIZINË. Nga Praga, këmbë mbi këmbë Rama përforcoi këshillën nga ftesa që ju bë kur haptazi kërkon të shkëputet nga “zhubrosja” që problemet e Ballkanit i bëjnë imazhit të tij. Ai ka zbritur prej “trenit me avull dhe ka hipur tek ai i elektrikut” kur pozicionohet se e ka lënë pas gadishullin e telasheve kur shprehet se:- “…siç e thashë më parë dhe të gjithë ju ratë dakord, jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane. Ky është një problem për të gjithë Evropën”, një shprehje e korrigjuar aty për aty nga Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen nën praninë publikut, drejtpërdrejtë nga transmetimi në podiumin e panelit me Presidentin e Finlandës dhe gazetarin moderator, Ali Asllan. Sikurse edhe vetë tematika “Evropa në ngritje; mundësitë, rreziqet dhe rruga përpara” mes problematikës shumëplanëshe të ngritur që me fillimin e luftës në Ukrainë u nënvizuan nga Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen se forcimi dhe zgjerimi njeh vullnetin dhe kapacitet e vendeve evropiane pro zgjerimit, por;” …ai duhet të jetë i bazuar në merita sepse përndryshe ne nuk do të kemi një Bashkim Evropian funksional… “.
Meritat dhe kryerja e detyrave thelbësore si liria, mirëqenia dhe drejtësia janë mes të tjerave prova që i kërkohet qeverisë shqiptare dhe politikës në Kuvendin e Shqipërisë.
Evropa u ndesh me pandeminë, luftën në Ukrainë, krizën energjitike me varësi furnizimi nga Rusia, ishte vazhdimi brenda asaj që u shpreh më gjerë paneli duke kaluar edhe tek çështjet e emigracionit, por më e rëndësishmja është që publiku shqiptar të marrë informacion dhe të kuptojë se një nga arsyet se përse Shqipëria nuk i është bashkuar edhe më parë sikurse edhe bashkimi projektohet nga qeverisja Rama për 2030, është se politika shqiptare është bërë shkaktare dhe keq qeverisja në këto 11-12 vitet e fundit është ngurtësuar në duart e elitës së Rilindjes Socialiste, me tre mandate në krye Edvin Ramën i cili përsërit “ringritjen” e pushtetit të tij me përfaqësimet në samitet ndërkombëtare.
Me një korrupsion dhe me një në ekonomi, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë, arsim, sikurse me një opozitë të sabotuar nga përçarja, të bllokuar nga drejtësia dhe të penguar nga izolimi i burgut, pa harruar ekonominë në rënie që prej varfërisë po nxit shpërnguljet masive brenda dhe jashtë vendit, populli shqiptar që ushqehet nga propaganda e partisë-shtet vetëm për shifrat e vizitorëve ditorë dhe tranzit që monitorohen nga pushteti vendor më shumë se sa problemet që qytetarët kanë me problemet e furnizimit me ujë dhe energji, pluhur ndërtimesh dhe automjetesh në rrugët që administrojnë, nga tymi i djegies së plehrave dhe sipërfaqeve pyjore dhe nga protestat qytetare për përmirësimin e kushteve të jetesës, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit që duket se e drejton shtetin.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)