“…Himara dhe himariotët të ndjejnë ndryshimin e madh në datën 5”, ky është premtimi dhe kjo është siguria që kandidati për Bashkinë e saj Vangjel Tavo futet në sfidat e e përsëritura të PS brenda 15 muajsh për ta marrë Himarën, pasi fituesi nga opozita Fredi Beleri mbahet në burg për blerje votash në zgjedhjet e 24 Majit 2023 edhe përse ai tashmë gëzon prej muajit të kaluar statusin e eurodeputetit për dobi të Greqisë.
Pikërisht mbi këtë tymnajë një vjeçare ku faktet dhe argumentet nuk kanë më se as çfarë t’i shtojnë nxehtësisë së betejës zgjedhore të dy kampet në ditën e parafundit duket se kanë qëndrime të ndryshme.
Petro Gjikuria, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë së Himarës thuhet se i përfundon takimet me fshatin Qeparo, por qetësia e prodhuar prej tij duket se është shqetësimi i Rilindjes Socialiste.
Për ta vërtetuar këtë nuk ka rëndësi në se duam të themi thjeshtë se kemi të bëjmë me një bashki, por kemi të bëjmë me Himarën janë mbivendosur shtresat e abuzimit me pushtetin, me pronat, me mënyrën se si do të votojnë shtetasit dhe emigrantët, me zhvillimin ekonomik të zonës si dhe me imazhin turistik të vendit 2023-2024. Pra “basti” i kreut të qeverisë me vetveten është i madh dhe i sikletshëm, pasi këto janë zgjedhjet e premtuara të Ramës aq sa për pushtetin ai çau edhe tunelin drejt rivierës shqiptare.
Ajo që është më me interes të shprehim ka të bëjë me vetë Ramën kur ai sipas ATSH që e fundos me mbulime lajmesh si 1 me 100 kundërshtarin Petro Gjikuria nga Vangjel Tavo vjen mbështetja e gjithanëshme. Ky i fundit nuk është i vetëm, por ka në krah kryeministrin, Blendi Klosin si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, administratën dhe median që zhurmojnë me premtime pronash, turizëm, ekonomi etj.
Pikërisht këtë duhet të veçojmë nga “siguria” e Ramës kur ai shprehet se: -“…kemi sistemin që ne e dimë paraprakisht rezultatin për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Ne i kemi bërë sondazhet dhe këtu në Himarë. I kemi bërë në fillim kur u vu Vangjeli, i kemi bërë dhe para 1 jave dhe ne e dimë pak a shumë se ku do dali rezultati.
Kjo deklaratë dhe ky stil ndërhyrje është një shantazh elektoral ku ushtrohet ndrojtja dhe intimidohet votuesi në 4 Gusht. Zbehet motivimi i banorëve për pjesëmarrje dhe liria për të ushtruar të vetmen të drejtë që askush nuk mundet t’ua marrë me forcë, t’ua cenojë dhe t’ua përdhosë.
Vetëm vota e lirë e himarjotëve do të mbetet vendimtare për të përcaktuar ndryshimin.
2 Gusht, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)