Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni u takua me gazetarët të Enjten më 4 Janar në formatin “Meet the Press”, në sallën parlamentare të Dhomës së Deputetëve. Mes shumë çështjeve të diskutuara për rreth tre orë, përmbledhja e veprimtarive politike të qeverisë që ajo drejton në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar kishte pjesën e gjerë të trajtimeve mbi Italinë si një nga vendet me përgjegjësi në G7. Në linkun personal në Youtube *, tregohet fund e krye marrëdhënia e qetë dhe shpjeguese e Melonit me pyetje përgjigjet e zhvilluara mes gazetarëve. Mediat që zakonisht rendin pas sensacionit dhe jo thelbit i veçuan disa nga goditjet, por problemet e brendshme edhe ato me peshë ndërkombëtare si vatrat e hapura luftës Rusisë dhe Ukrainës, Hamasit dhe Izraelit, se më tej më të voglat që duken anësore përsa i përket mungesës së saj pak të zgjatur për shkak të problemeve shëndetësore ku urimi i Krishtlindjes 2023 dhe festa të fund vitit për Vitin e R 2024 u përcollën për gati tre orë. Pa cenuar këndvështrimet dhe interesat për gjithshka sa ngrihen në takimet e kësaj natyre me gazetarët, ndjekja e formatit “Meet the Press” mundësohet me transparencë dhe e plotë nga burimet e vetë faqes online në youtube nga ku UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), mundësoi ndjekjen e dy pikave me interes veç të tjerave. Ato janë probleme që lidhen me Shqipërinë dhe rajonin si p.sh: emigracioni masiv drejt Evropës dhe Italia dhe Inteligjenca Atrificiale/AI, një temë ku Elion Musk ishte i pranishëm në Itali në takimin “Fratelli d’Italia” 26 16 Dhjetor, 2023.
Në një nga pyetjet:mbi mbrritjet ( zbarkimet e emigrantëve në brigjet italiane të cilat janë ulur ndjeshëm)gati 50%), Marrëveshja me Shqipërinë është ndërprerë dhe me Tunizinë është bllokuar dhe dëshpërimisht shpëtimi i jetëve edhe pse me këtë pafundësi zbarkimesh nuk na jep ndjesinë për t’u të kënaqur pavarësisht nga vështirësitë dhe sulmet?
Meloni përgjigjet se edhe pse është e pa kënaqur pa përmendur specifikisht as Tunizinë dhe as Shqipërinë dhe se kjo kërkon bashkëpunim ndërkombëtar siç dihet nga zgjidhja afat-gjatë, plani Mate: i-“. Objektivi im është të punojmë në Afrikë. T’i ndalojmë ikjet/largimet nga Afrika dhe t’i vlerësojmë pikat e nxehta duke parë se kush ka dhe nuk ka të drejtë të mbërrijë në Evropë paralelisht duke punuar me emigracionin e ligjshëm… pika si ndalimi i trafiqeve janë gjithnjë çështje që Italia i ka ngritur dhe i ka bërë dhe sot ndjehet në një ndërthurje komplekse ndërkombëtare që i duhet rënë qark 360 gradë. E pakënaqur deri tani, por që deri në fund të mandatit duhet të shohim”…. (Link, min 73:45 https://www.youtube.com/watch?v=bSjDFIu9cuw).
Pyetja jonë do të ishte se: -Po Shqipëria çfarë vendi zë dhe çfarë roli po luan po luan me ofrimin e njëanshëm të saj kur shkelet sovraniteti në rastin e “strehës pa shpenzime” në Shëngjin dhe Gjadër?
Këtë përgjigje ne e kemi gjetur ndërkohë me lajmin e thatë dhe pa foto të vendndodhjes, kur lajmet i përcjell ATSH, propaganda e qeverisë shqiptare si;“Shpërndarja e emigrantëve në vendet e BE-së duhet të riorganizohet”. Një titull dhe qëndrim që i parapëlqen qeverisë për t’u futur si faktor në këtë çështje në një kohë kur shqiptarët dhe rinia e larguar nga vendi, plakja e popullsisë dhe vota e lirë e diasporës janë problemet themelore që duhen zgjidhur pa harruar shkallëzimet nga presidenti, parlamenti, gjykatat dhe kushtetuta për marrjen e këtij vendimi.
Ndërsa për Inteligjencën Artificiale/AI, kur Giorgia Meloni iu referua nga pyetja e bërë mbi takimin të 16 Dhjetorit nga “Fratelli D’Italia” ku pjesëmarrja e Elion Musk i njohur për kontributin e tij mbi shkencën, teknologjinë dhe sfidën e së vërtetës jep hapësira dhe kufij të tjerë mbi bashkëpunimin në botën e qytetëruar. Shprehja më e spikatur e Musk ishte; “Është e rëndësishme të kesh fëmijë dhe të krijosh brezin e ri. Sad e thjeshtë që ndjehet, pa pasur fëmijë nuk ka brez të ri”. Plakja e popullsisë shqiptare po e vërteton këtë. Kryeministri i Shqipërisë Rama përmes mediave të veta reklamoi me zhurmë mbi agjendën e takimit, rëndësinë dhe mikpritjen e rezervuar. Por një mësim nga kjo thënie kurrë nuk e patë. Sepse udhëheqja e tij sot synon shërbëtorin e elektronik dhe jo shqiptarët e shkolluar në universitetet e vendit si një brez i ri i shkencës.
Si përfundim i asaj që njohim dhe kur ndjekim me kureshtje lajmet, vlen t’ju tregojmë se një nga të ftuarit e ngurtë ishte vetë Rama. Elion Musk doli kalipiç me fëmijën e vet në sup në hyrje të takimit. Ai tregoi pozitivisht mes shumë të ftuarve dhe mori po aq duartrokitje kur iu drejtua pjesëmarrësve se Italisë duhen më shumë fëmijë për ta ruajtur identitetin e tyre.
A është kjo një këshillë njerëzore si një raport ndryshe nga AI/Inteligjenca Artificiale?
Këtë e sheh kush e njeh zhvillimin e planetit.
Fatkeqësisht tek “lideri” shqiptar as e sheh dhe as e kap prej errësimit që i ka dhënë etja për pushtet.
Nuk na duhet të zgjatemi më shumë, por të kujtojmë thënien e mençurisë popullore: “Zgjidhe shokun më të mirë se veten!”
Këtë Rama në “fakt” e ka bërë më së miri duke u shtirur mes ndërkombëtareve dhe duke shkelur popullin e tij.
Kujtoni muajt e fundit të vitit të kaluar, 2023. Nivelet e propagandës mes ndërkombëtarëve u shitën si arritje diplomatike. Çengelet si turizmi u hodhën në shifrën mbi 10 milionë thuajse ta kishim intervistuar çdo turist që provoi Shqipërinë.
Shtatori me OKB-ë, 16 Tetori me aneksin e Samitit të Berlinit në Tiranë, ku u pompuan fryrje për arritjet e një individi të vetëm nga media ishin pafund edhe si arritjet e analizës së fund vitit. Mos u mërzitni se fryrjet do të vazhdojnë. Tek Kryeministri Rama sot lexohet heshtja e paqartësisë politike që u ble nga ndërkombëtarët. Pluralizmin shqiptar e vrau një mediokër që ju ngjit gjatë jetës së tij më të spikaturve në sport dhe në art që në rini të vet. Ëndërroi performuesin elitar të cilin e ushtroi mbi 20 vite në jetën publike. A e doni ministër kulture apo të ftuar në Partinë Socialiste? A po mos e doni si kryetar i bashkisë së kryeqytetit? Ndoshta e pranoni edhe si sot e dhjetë vite në krye të një force politike të majtë që thellësisht ka heshtur me kartonin e ngritur lart që vlerëson arrogancën e pushtetit ndaj çdo kundërshtari?!
Gjetjen e përgjigjeve mund ta marrim nga realiteti shqiptar jashtë shtirjes, aty ku hakmarrja ndaj pluralizmit po ndërton autokracinë dhe diktaturën.
Shqipëria i ka hyrë kësaj rruge sepse i ka mbetur në duar të drejtuesve që nuk mbajnë përgjegjësi, shpenzojnë dhe urdhërojnë duke u shndërruar në gaztorë elitar.
5 Janar, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)