Nga ky këndvështrim i lajmit kur më 13 Mars, 2024 një VKM e re paraqet ndryshime që do të përfaqësohen për vendndodhjen me një numër unik një banesë (koordinatë e një subjekti, individi, familje, biznesi, institucioni, etj), mendimi i parë të shpie në rëndësinë e përditësimit të të dhënave bazë për shtetasit dhe veprimtarinë e tyre.
A është ky një kontroll i shtuar mbi liritë dhe të drejtat personale të individit si masë e marrë nga një shtet autokrat-monist dhe apo justifikohen shpenzime shtesë nga buxheti në prag zgjedhjesh për të numëruar kokë më kokë popullsinë e larguar, kjo është vështirë që të zbulohet pasi qeveria ka sot gjithçka në dorë dhe llogaridhënia nuk ekziston.
Le t’i marrim me rradhë problemet duke shtruar çështjet që mban edhe ky kënd vështrim.
Ku është Censusi sot?
Përgjigja është ndoshta muaji Qershor 2024.
Përse një adresar i ri për Ministrinë e Brendshme kur ky institucion edhe sot çalon për thirrjet e emergjencës nga shtetasit dhe qytetarët?
Shpjegimi përveç dobisë që sjell një sistem i përditësuar nuk përbën problem, por mënyra se si qeverisja mendon duke shtuar kostot e projekteve dhe të bërjes së reformave është shumë problematike. Pa u vënë në analizë dhe kërkim faktesh këtë e pohoi vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas daljes nga mbledhja e qeverisë kur u shpreh sipas ATSH se:
“-Një prej vendimeve të Këshillit të Ministrave të sotëm lidhen me ndryshimin e ligjit të sistemin e adresave në Shqipëri. Bëhet fjalë për krijimin më në fund të një regjistri unik të adresave në Shqipëri. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë, do të kemi një regjistër unik, tek i cili do të referohen të gjitha institucionet. Nëse deri tani kemi pasur regjistra adresash në institucione të ndryshme, një te kadastra, një te Bashkia, një tjetër te OSHEE…etj një tek një institucion tjetër, tashmë do të kemi një regjistër adresash tek Ministria e Brendshme”,
Pra në Shqipëri kemi disa dhe na duhet edhe një tjetër regjistër veç tre-katër apo më shumë ekzistuesve megjithëse Cencusi ende nuk ka dalë me shifrat e duhura shkencore të tij ku mund të bëhet çdo përpunim i dobishëm i të dhënave për shtetasit dhe ku linjëzimi politik, besimi fetar e të tjera janë krejtësisht private. Por kjo nuk mund të ndodhë sepse një shtet autokratik shpreh dhe shfaq regjimin policor dhe rregullat sa herë ka ngjarje të jashtëzakonshme apo sidomos kur zgjedhjet afrojnë. E thënë shkurt, numërim, përllogaritje, kontrroll dhe manipulim.
E meqenëse popullsia siguron lëvizjen e lirë, zhvendoset, emigron dhe vendi shpopullohet, por pensionistët mbeten aty qeveria kërkon një rinumërim dhe vendndodhje të popullsisë së vet që është gati 5-6 herë më pak se sa numri i 10 milion turistëve të vitit 2023 që me sa ëndje i numëroi, i intervistoi dhe gati i quajti ambasadorë e promovues të zhvillimit të Shqipërisë.
Por jo veç të tjerave të pa përfunduara, Shqipërisë i duhet një regjistër edhe më i detajuar dhe këto ndodhin me plan dhe gjithmonë para mbajtjes së një procesi zgjedhor, ku duhet shtuar se edhe institucioni i KQZ i ka të dhënat e veta.
E përsa kjo ndodh dhe dëgjohet e shumëfishuar në çdo media përveç qëndrimeve të vetë qeverisë në çdo takim elektoral dhe asamble, për të ardhurat për frymë dhe varfërinë, strehimin, arsimin, shëndetësinë etj. zor se flitet. Por ama flitet për investime strategjike, infrastrukturë, ligje që rrëmbejnë pasuri natyrore nga zonat e mbrojtura dhe forcim leku, sepse aty po lulëzon tregu informal ku mes tyre janë qindra mijë numra unik fantazmë që i duhen VKM që sapo propozoi Ministri i Brendshëm, Balla. Kjo ministri mbulon rendin, qetësinë dhe i shton sigurinë shtetasve për jetën e tyre. Vërtetë i duhet një data-bazë që të jetë e sigurt për privatësinë e individëve dhe sigurisht t’i përgjigjet thirrjeve të emergjencës dhe t’i shërbejë me ndershmëri qytetarëve. Sa për numrin unik të regjistrit të adresave këtë punë në çdo shtet modern dhe me standarde e bën shërbimi i postar i cili ka nevojë të modernizohet bashkë me strukturën urbane të shtetit Shqiptar. Në qoftë se një VKM e re del nga qeveria, parashtrojani atë më parë publikut, shihni interesat e privatësisë së tyre dhe i respektoni ato, pasi për koston dhe fondet që marrin projektet tuaja njëri mbi tjetrin merren vesh vetëm pak kohë më vonë kur ish ministra dhe administratorë gjinden në masa izolimi, hetohen dhe burgosen për të larë duart nga humbjet financiare që krijohen.
14 Mars, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)