Shqetësimit se përse ju la pak kohë për t’u regjistruar shqiptarëve të diasporës (11 Janar – 4 Mars, 2025), autori LD-NY24 e shpjegon për mes skicës “Frika e Politikës nga Vota e Diasporës”.
Ashtu sikurse premtimet elektorale në infrastrukturë, pensione, rikthim në atdhe janë një instrument i politikës për t’i marrë votën zgjedhësve, investimin e plotë e kishin turrjet e Ramës gjatë 2024-është në “mesin e emigrantëve” në Athinë, Milano, Nju Jork, Londër dhe Selanik dhe kudo tjetër që kjo i ka mbetur pa u realizuar.
Por termat diasporë shqiptare dhe shqiptarë emigrantë ende nuk janë përcaktuar mirë në ofertën e politikanëve kur ata e kërkojnë votën prej tyre. Statusi që përfaqëson diaspora në lidhje me vendlindjen shpreh në rradhë të parë largimin ndaj çdo fillesë komunikimi duhet të realizohet përmes ndjesës dhe marrjes së përgjegjësive nga politika pasi lufta për pushtet ka degraduar në formën shtetërore të korrupsionit. Por diaspora dhe emigrantët pavarësisht nga statusi i dy shtetësive shprehin më shumë s’ke qenien e tyre veç gjuhës dhe trashëgimisë edhe atdhedashurinë për vendlindjen ende me liri dhe të drejta të munguara.
Diaspora dhe emigrantët kanë brenda ëndrrën për ndërtimin e një Shqipërie me ekonomi dhe shërbime moderne, ndaj vota e tyre e lirë kërkon ta sjellë ndryshimin. Shqiptarët tregojnë me pjesëmarrjen e tyre dëshirën për ndërtimin dhe veprimin e një shteti të së drejtës me liritë e besimit, fjalës, pronës dhe të lëvizjes.
Aplikuesit për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit, 2025, janë shqiptarët që sot mungojnë Shqipërisë dhe këtë askush nuk mund ta mohojë ashtu sikurse nuk mund ta pengojnë ndryshimin.
E drejta e votës së diasporës e ndihmon procesin demokratizues të Shqipërisë dhe në këtë kuptim edhe përse e vonuar autostrada digjitale e regjistrimit e tejkalon premtimin elektoral të çdo përkatësie politike.
11 Maji, 2025 është fare pranë, por më pranë është 4 Marsi që i fton shqiptarët e diasporës të shpejtojnë për t’u regjistruar.
Pjesëmarrja dhe ndërgjegjësimi janë kritike dhe këto përbëjnë forcën që do të thyejnë traun e pengesave për të drejtën themelore qytetarëve, ushtrimin e votës së lirë.
Vota e diasporës është vota për shtetin shqiptar që do të marrë në mbrojtje atdheun e shpopulluar nga një parti-shtet e korruptuar.
24 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)