UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) konstaton: U mbush një javë izolimi dhe errësirë informacioni ndërkombëtar i ATSH-s pa njoftuar publikun se çfarë po ndodh. Heqja e dritave dhe përditësimi i të dhënave kudo ku vepron qeverisja është formula më e njohur e një shteti totalitar që i intereson zhurma dhe kaosi për t’i kontrrolluar më lehtë shtetasit. Meqenëse kreu i ekzekutivit humbet dhe fshihet si i paanëshëm nga ky realitet që krijon pas bujës së shfaqjeve, enti zyrtar mediatik shtetërore humbet gjatë fund javës dhe si javën e re e vazhdon me bllokim komunikimi online.
Për seriozitet diku duhet të dalë një shpjegim, por deri tani sa herë që e hap
atsh.gov.al do të ndeshesh me: “Sorry you have been blocked”….
Të bëhet zemra mal kur ndjen se e arritëm edhe këtë shkallë qytetarie nqs kjo ndodh për ndonjë orë, por kaq gjatë, me ditë dhe pa shpjegim kjo të jep përshtypjen se diçka aty gatuhet.
Me plot edukatë dhe mirësjellje publiku kudo ka mirëkuptim për njoftimin, por që publiku të bëhet i padëshiruar për të vizituar faqen e ATSH apo për të marrë një informacion prej saj kjo tingëllon edhe më rëndë.
E nga kush?
Nga ATSH, prej institucionit më propagandistik sot i shëndërruar si telekomanda/remote control, në dorë të pushtetit. Nga ATSH-ja një institucion që po e rifillon përzgjedhjen e “konsumatorit” dhe kultivimin e informacionit. Në qoftë se shumë kush sjell ndërmend kohën e Enverit dhe Ramizit, kur korrieri shpërndante në zarf “axhanset” për njerëzit dhe aparatin e pushtetit me lajme të vendit dhe nga bota për; ekonominë, ushtrinë, shkencën kulturën, artin dhe sportin, sot në kohën Edvinit ATSH synon të ushqejë opinionin me me lajme të kontrrolluara dhe kryesisht nga selfi-et e kryeministrit apo të kabinetit të tij. Ndryshe, po nuk i përtype këto lajme dhe ca më keq i komenton shtrembërimet ndjehesh se je i përjashtuar pa kohë dhe në shënjestër. Kjo vjen sepse ATSH prodhon propagandë të detyruar nga shteti dhe selfi-et e atyre që mbajnë një karrige në qeverisje.
Pak nga pak lënda propagandë po kthehet në “tabelën e emulacionit” për ministra, drejtorë dhe patronazhistë që po kujdesen që shoqërinë e lirë ta drejtojnë “vetëm përpara” nga njëri votim në tjetrin drejt diktaturës.
Të jesh një përdorues prej diasporës arsyeja për t’u ndalur mbi këtë temë besohet se e bën dallimin dhe e nxjerr kuptimin vetë. Kjo ka ndodhur sepse publiku ose ka kërkuar, ose kërkon që ta përcjellë informacionin dhe të vërtetën në mënyrë profesionale dhe jo thjeshtë subjekte nga rrjetet sociale dhe media pranë qeverisë që e bëjnë lajmin vetëm për efekt propagandistik dhe me ndikim në publik. Pra, pak më shumë ajo që po ndodh është një kërkim i bërë mbi një subjektet, por që rezultati është bllokim, çensurë.
Por si mund ta rregullojmë këtë marrëdhënie të ATSH me Celular-in/Tablet-in/Laptop-in/PC , njerëzit që vazhdimisht i kanë rrotull këto pajisje dhe duan të dinë qendrimin zyrtar të qeverisë për ngjarjet(?!).
Këtu kuptojmë që misioni i qeverisjes tashmë është rikonceptuar më thellë për më tej në ATSH, Agjencia Telegrafike Shqiptare do të shërbejë si një propagandë dhe ideologji e pastër, një telekomandë/remote control në duart e pushtetit.
“Vetëm selfie” dhe “Vetëm përpara”, kjo mendësi do ta shpierë shumë shpejtë vendin drejt një shoqërie që do të konsumojë vetëm një burim të kontrolluar informacioni.
Por që të vimë deri këtu rruga që pushteti ndjek bëhet përmes disa shenjave paralajmëruese. Ato janë bërë të dukshme tashmë dhe njerëzit nuk ka përse të ndjehet të pa përgatitur.
Shenjat e para; blloko sinjalin, vër zhurmues, hiq dritat, zgjati rradhat, shfaq telenovela, shmang protestat dhe të gjitha këto bëhen të studiuara mirë nga një departament i caktuar brenda partisë shtet ose propaganda patronazhiste.
Shenjat e dyta; kontrollo tërësisht mediat. Gradualisht dhe duke mos rearguard, Shqipëria do të bierë në humnerën moniste ku informacioni mbi botën do të shëndrrohet vetëm në vetëekzistencën, në punën e detyruar dhe në trurin që zbaton vetëm urdhëra. Kjo është koha kur individi do të kthehet në numër dhe ka humbur në rutinën e mosnjohjes së lirive të tij. Atë që individët kthehen në numura. Falë teknologjisë nuk ka dyshim se kjo është arritur. Gjithsekush sot e ka një numër telefoni a një adresë e-maili dhe kjo tregon se individi është i zbuluar dhe i dukshëm sa me lehtësi kontrrollohet në çdo sekondë nga mendja e mbrapshtë. Por që një individi të jetë i mbrojtur prej privatësisë apo të jetë i vëzhguar nga regjimi. Këtu dallimi bëhet se në çfarë qartazi ndan një shqëri e lirë dhe demokratike nga diktaturat. Në fakt sot Shqipëria po rrezikon të bjerë aty përsëri pasi janë shtuar
Shenjat e treta: korrupsion, shpronësim, fshehje gjurmësh, sulm ndaj kundërshtarit politik, burgosje dhe asgjesim i opozitës duke i hapur rrugë përvetësimit politik të kutisë së votimit, pavarësisht vullnetit të zgjedhësve. Këto shenja të treta, janë vetë humbja e lirisë dhe sundimi i diktaturës, prandaj shtetasit shqiptar u duhet të përçmojnë propagandën dhe dyfytyrësinë e qeverisjes një për popullin dhe një për ndërkombëtarët. Kundër çdo censure njerëzit duhet të frymëzohen dhe të luftojnë për drejtësi, të protestojnë përmes lirisë së fjalës për ta mbrojtur demokracinë në Shqipëri.
25 Tetor, 2021
(Autori, një ndër shumë numrat në rreth prej censurës).
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)