Kriza në Kuvendin e Shqipërisë mes protestave me tym të opozitës qartëson edhe më shumë mohimin e vazhdueshëm të pluralizmit në institucionin e zgjedhur tëpërfaqësuesve nga populli. Tashmë nuk mbetet asnjë hapësirë dhe asnjë dyshim se kush e kurdis mazhorancën që ta zgjasë edhe më shumë këtë gjendje.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) vlerëson se mazhoranca socialiste është kapur tërësisht nga urdhrat e Kryeministri Rama edhe pse në mungesë të tij për diskutimin e legjislacionit apo gjetjen e një kompromisi politik gjatë seancave të paralajmëruara.
I ngjashëm në formë dhe me të njëjtën sjellje për socialistët është betonizuar edhe forca e kartonit, i kuq, i gjelbër ai është i shprehur me një unanimitet numerik 75.
Çfarë po ndodh?!
Asgjë më shumë se instalim i diktaturës. Nxjerrje jashtë funksionit e opozitës. Mbyllje e mendimit kundër dhe fjalës së lirë dhe përqafim i abstenuesve dhe bojkotuesve tradicional për të bashkë-udhëhequr si një kunvend me nuanca sa për sy e faqe pluraliste.
Në mënyrë telegrafike ATSH-ja shpjegon funksionin e parlamentit, pra fuqinë e mazhorancës si noterizuese e orekseve të Ramës, një etiketim që media e ka shprehur prej kohësh.
Kur shikon me vëmendje qëndrimin në sallën e kuvendit se si veprojnë kartonët panorama bëhet edhe më e qartë.
Një grafik në bllok për pro dhe kundra për të respektuar verbërisht urdhërat e Ramës.
Antikushtetueshmëria e plotfuqishme në Kuvendin e Shqipërisë
9 Nëntor, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalistender Diaspora (VABD)
Union of Professional AlbanianJournalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)