Me shumë ndjenjë dhe pavarësisht fateve që e ka përballë historia, populli i Kosovës në respektin për kombin e njeh Shqipërinë, Shteti Amë.
Kosova u rrit në këto 15 vite dhe u bë shtet. U shpall Republikë, dhe pavarsinë e saj e njohin 116 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sepse ajo mbijetoi. Mbijetoi nga plagët e luftës, prej terrorit, prej spastrimit etnik dhe genocidit serb 24 vjet më parë, për t’u njohur gradualisht nga bota e qytetruar sepse ky popull i shpëtoi dhunës dhe po ushqen demokracinë dhe paqen.
Kur duam të flasim për atdhedashurinë; shqiptarët, kosovarët dhe çamët, janë vëllezër të një gjaku, rrjedhin nga një prejardhje, kanë një histori, flasin të njëjtën gjuhë dhe trashëgojnë të njëjtën kulturë e tradita në trojet e tyre për mijëra vite dhe ndaj e thërrasin kombin e tyre Atdhe dhe Mëmëdhe.
Asnjëra prej tyre nuk mbetet jashtë, por jetonë të gjalla në trojet shqiptare, e më gjerë në diasporë edhe pse më larg në kohë tek arbëreshët 535 vjeçar, e ca më thellë në histori ku të gjtha bashkë janë një respekt për prejardhjen bëhen po ajo rezervë gjallërimi që merr jetë dhe zhvillohet. Ky komb ka treguar se qoftë edhe në kohë luftrash kur mund të jetë rrudhosur, shqiptarët mbijetuan si popull. Sot në një kohë paqe të brishtë velen të çmohet si një komb që respekton miqësinë dhe kurrë asnjëherë nuk është treguar agresor. Por shqiptarëve sot pa patriotizëm të shtirur, i duhet një zë frymëzues udhëheqës, ai mendim i urtë që t’i ngrejë kokën shqiptarëve pa dallim dhe jashtë çdo lloj përçarjeje, krahinore, dialektore, fetare, gjinore, popullësi urbane apo fshatare të motivuara nga përkatësia politike dhe për përfitim politik.
Nuk ka rrezik më të madh se për të rritur kultin e individit një mazhorancë e heshtur dhe një opzitë e përçarë të mos japin në Kuvendin e Shqipërisë, Vendimin për Kosovën, ta humbasin rastin mes sherreve dhe ta shtyjë atë mbraptësisht deri më 12 Tetor. Dhe ku? Në një Kuvend të zgjedhur nga populli. Aty ku ligjet janë shkruar, Kushtetuta duhet zbatuar dhe ku çdo kuvendar aty, është një përfaqësues i popullit. E parë si e tillë situata në fjalë, brenda Kuvendit të Shqipërisë u kthye në retorikë politike pa rezolutë (rezultat), dhe ca më keq u përdor dhe shkoi si lavdi e kultit.
Ky është kapitali politik i njerkut që shmanget nga ndjenja e duhur kombëtare, “shijon” asnjanjësinë pas dështimit të “Ballkanit të Hapur”, nuk e quan dot sulmin e armatosur si një akt terrori, prapson 15 vite njohje të pavarësisë së Kosovës dhe përpjekje të ndërtimit të institucioneve shtet formuesetë saja në shtetin e dytë shqiptar, apo prej kohësh luan me intrigën se e ka paraqitur një “plan të gatshëm” që do të kënaqte të gjitha palët. Dhe të gjitha këto kur(?), sot kur pikërisht këtu është vemendja ndërkombëtare. Guxo dhe shprehu para shqiptarëve i nderuar kryeministër.
Por kjo nuk po ndodh?!
Kapitali politik i njerkut çalon edhe për shkak të amatorizmit 10 vjeçar dhe të klientelizmit të ndjekur në politikën e jashtëme që gjithmonë është i sinkronizuar rreth dhe për lavdi personale. Kjo shpjegohet me atë se një kryeministër që në tre mandate ka si arritje freskimin e postit të Ministrit të Jashtëm për favore dhe jo për përvojë dhe karrierë diplomatike, tregon se politika e jashtëme që qeveris mbetet subjektive prej Kryeministrit Rama ashtu siç deklaroi së fundi nga Grenada, Spanjë:-“… Unë vazhdoj të bëj timen, i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, se nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë nga një drejtim apo një tjetër dhe nga zjarre që ndizet apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën”.
Për politikën e jashtëme do të duhej një trajtim veçantë nga sot.
Ajo që edhe linja zyrtare përmes ATSH-së nënvizon këtë argument, është një rrumbullakosje që bie papritur në nivelet e larta diplomatike për “blerje kohe”, aq sa për të vonuar Kuvendin e Shqipërisë kur shpreh kundërshtinë se: “Shqipëria nuk mban iso, ka zërin e vetë në funksion të njohjes përfundimtare të Kosovës”. Zbërthimi do të ishte ndryshe i nderuar kryeministër, përsa pleks dhe “ISO-n” prej polifonisë në kuptimin kur përdor ndërton fjalinë. Ajo Isoja është vetë harmonia e zërit popullor në vaj, dhimbje, gëzime dhe dashuri. Një zë me iso për çështjen shqiptare në çdo tribunë që mund ta shprehësh do të ishte mirënjohje së pari për gjithë shqiptarët, në trojet shqiptare dhe kudo që ata jetojnë me dinjitet, bashkëpunimin dhe paqe.
Me shumë ndjenjë, pavarësisht fateve që e ka përballë historia, populli i Kosovës e quan Shqipërinë Shteti Amë.