UEFA zgjodhi 11-shin më të mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
Federata Evropiane e Futbollit UEFA zgjodhi 11-shen më të mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në lajmin e ueb faqes së UEFA-s, u shpallën 11 futbollistët më të mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.
Në këtë listë nuk u gjet asnjë lojtar nga kampioni i fundit të këtij turneu, ekipit të Spanjës Barcelona, ndërsa futbollisti i Real Madridit Cristiano Ronaldo i cili është në vendin e parë me 11 gola si golashënues më i mirë, është zgjedhur në listë.
Bayerni i Mynihut nga Gjermania dhe Paris Saint-Germain-i (PSG) nga Franca janë klubet me nga dy futbollistë të përfaqësuar në këtë listë.
Futbollistët në këtë listë janë:
Portier: Kevin Trapp (PSG)
Mbrojtës: Andrea Barzagli (Juventus), Thiago Silva (PSG), Diego Godin (Atletico Madrid), David Alaba (Bayern Mynih)
Mesfushorë: Sven Kums (Gent), Willian (Chelsea), Raheem Sterling (Manchester City)
Sulmues: Thomas Müller (Bayern Mynih), Hulk (Zenit), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) aa
Komentet