Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që zgjedhjet presidenciale të mos mbahen deri në përfundim të procedurën ankimore të Platinisë në FIFA thonë nga Federata Evropiane e Futbollit
NION – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) nuk do të mbajë zgjedhjet për president, përderisa nuk miratohet një vendim lidhur me ankesën e dorëzuar nga Michel Platinia për pezullimin tetëvjeçar të tij nga ana e FIFA-s.
Platini, i cili aktualisht mban postin e presidentit të UEFA-s, nuk mund të ushtrojë detyrën pasi më herët Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i vendosi masën e ndalesës për të ushtruar çfarë do detyre në futboll, ndërkohë që bashkë më të u dënua edhe kreu i FIFA-s, Sepp Blatter.
Pas vendimit për pezullim, Platini parashtroi ankesë në komisionin e FIFA-s, dhe nëse i refuzohet, ai do të mund të ankohet te Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
“Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që zgjedhjet presidenciale të mos mbahen deri në përfundim të procedurën ankimore të Platinisë në FIFA dhe eventualisht në gjyqin tek Arbitrazhi Sportiv.Shpresojmë të hiqet njolla nga emri i tij në mënyrë që të kthehet në familjen evropiane të futbollit” thuhet mes tjerash në njoftimin e UEFA-s.
Këshilli i Etikës në FIFA pezulloi Blatterin dhe Platininë nga secili aktivitetet i tyre në futboll, ku të dy parashtruan ankesa.
Ata dyshohen për korrupsion, më konkretisht se “Blatter i ka paguar Platinisë dy milionë franga zvicerane për shërbime këshillëdhënëse”.
Komentet